• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beteja e Thethit fitohet në zyrat e shtetit

by Mero Baze
11/07/2025 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Disa vite më parë, gati një dekadë, u përpoqa me shumë miq të mi të bëja qoftë edhe privatisht një plan urbanistik për fshatin tim dhe pastaj t’ia ofroja atë bashkisë që të ishte si një lloj manuali për zhvillimin e fshatit. Askush nuk e merrte përsipër. Bashkia jo e jo. Gjithmonë më dërgonte një djalë që merrej me marrëdhënie publike dhe më thoshte: “Çfarë problemi ke?” Nuk kisha asnjë problem. Por më duhej një plan urbanistik që të vizatonte rrugën për çdo lagje të fshatit që të kishte akses dhe të tregonte se ku duhet të zhvillohej për ata që kishin dëshirë të ktheheshin.

Një ditë, duke e kthyer në problem këtë gjë, dikush më gjen një plan urbanistik të fshatit të vitit 1987, në arkivën e Këshillit të Rrethit në Gjirokastër. Ishte në kalk, i dëmtuar pjesërisht, por i lexueshëm. E skanova dhe riparova dhe pashë që ishte i jashtëzakonshëm. Asnjë arkitekt nga shokët e mi që e mora nuk do ta bënte dot ashtu siç e kishte bërë një topograf i kohës së komunizmit, ndihmuar nga urbanisti i rrethit. Qysh më 1987, kishte llogaritur ku mund të zhvillohej pjesa e fshatit për banim, ku për argëtim e turizëm, dhe kishte shpërthyer zonat e izoluara të fshatit që janë ende me ferra, duke i dhënë jetë përrojve dhe brigjeve përreth.

Prej asaj dite, unë ende nuk kam përgjigje nga askush nëse ky plan është në fuqi, a ka fuqi ligjore ende dhe a mund të bëhet “update”. Nuk po flas për leje, se me burokracinë që ekziston për të marrë leje në fshat, nuk shkon askush të marrë. Është më e lehtë të përballosh një betejë me kallash me FNSh se sa një betejë letrash me zyrat e urbanistikës në rrethe apo në Tiranë.

Ajo që po ndodh në Theth është një film i parë që do të përsëritet edhe në të ardhmen, aty dhe në vende të tjera me potencial të lartë turistik. Arsyeja nuk është vetëm mospërmbajtja e banorëve të zonës për të ndërtuar ku të munden, por edhe shteti shqiptar.

Që zonat me potencial turistik duhen ruajtur nga ndërtimet pa leje, qoftë edhe me armë, kjo nuk do debat. Problemi është se forca si parim përdoret kur prishet një rregull i qëndrueshëm, por ne nuk kemi ende një rregull.

Ajo që u mungon fshatrave shqiptarë është një plan i detajuar urbanistik, vijat e verdha të fshatit dhe garancia që plani nuk ndryshon dhe është afatgjatë.

Ajo fotografia e Kishës së Thethit dhe fusha ikonike para saj ka 100 vjet që është kartolina e alpeve shqiptare. Që nga koha e Edith Durham-it, ajo postohet në çdo vend të botës kur flitet për veriun e Shqipërisë. Natyrisht që duhet ruajtur ashtu.

Por turizmi, nga ana tjetër, do përgjigje.

Dhe Shqipëria ka nevojë për një Kod urbanistik me tre të pestat e votave, për zonat me potencial turistik, që të jetë i vështirë për t’u ndryshuar.

Për 35 vjet, Thethi e meritonte një plan urbanistik të konsoliduar, të vendosur në qendër të fshatit, në një hartë gjigande ku t’u tregohej të gjithëve ku ka mundësi të ndërtohet dhe çfarë të ndërtohet. Me siguri që dhe po t’ia kishe kërkuar qeverisë gjermane, do ta bënte falas, do të sillte arkitektin më të mirë pa lekë. Kjo, së paku, do frenonte ëndërrimtarët e shkatërrimit dhe do t’i përballte banorët vetëm me burokracitë e lejeve të ndërtimit.

Por minimumi, Shqipëria ka nevojë të ketë një plan urbanistik të konsoliduar në çdo fshat, mundësisht të bërë publik në qendër të fshatit, për t’u treguar të gjithëve se kush do të ndërtojë, do të ndërtojë në këto vende dhe në këtë mënyrë. Kjo heq koston e lartë të lakmisë dhe shëmtisë urbane që pjell interesi i lartë për turizmin në ato zona, por nga ana tjetër e bën edhe të parashikueshëm zhvillimin, pasi tregon ku duhet të lihen rrugët, ku duhet të jenë ndërtesat e fshatit dhe ku objektet me destinacion turizmin apo jetën sociale.

Kjo nuk është se mund ta frenojë tërësisht fenomenin e ndërtimeve pa leje, por do të ulë shumë kostot e atyre që u ikën dëm mundimi për gjëra të mëdha dhe të shëmtuara.

Së dyti, masat represive dhe sidomos shqiptimi i gjobave të frikshme dhe ndërtimi i një aparati mbikëqyrës represiv është një arsye e fortë për ndërtime pa leje, pasi inspektorët hajdutë i përdorin ato gjoba për t’i frikësuar njerëzit dhe për t’i rrjepur.

Greqia, e cila ka mentalitet të përafërt me ne për ndërtimet pa leje, e ka zgjidhur duke e thjeshtuar ligjin e ndërtimit pa leje. Sipas ligjit, ai që ndërton në tokën që nuk e ka të vetën, ndërtimi i kalon pronë të zotit të tokës. Nëse ai është privat, e merr ai; nëse është shteti, e merr shteti. Pra, ia merr 100 për qind pronën, nuk hyn në negociata, gjoba, përqindje, etj. Kaq mjafton që askush të mos harxhojë asnjë lek për “tokë të zënë”.

Kjo e shoqëruar me planin urbanistik, që ata që e kanë tokën e tyre ta dinë se ku dhe çfarë duhet të ndërtojnë, e lehtëson procesin, pasi në fund të fundit, ky i dyti ka nevojë për legalizim urbanistik, por jo për pronën.

Dhe së fundmi, përsëri, i vetmi mjet që të na shpëtojë nga mbrojtja me armë nga ndërtimet pa leje, është liberalizimi dhe deregullimi i jetës në fshat. Lehtësimi i procedurave për të marrë leje, dhënia e tyre nga zyrat urbanistike të bashkive me një procedurë të thjeshtuar dhe projekte të imponuara nga vetë bashkia sipas një kodi urbanistik për fshatrat, ku përfshihet identiteti i zonës dhe tipologjia e ndërtimit, do t’i çojë gjithë njerëzit drejt ligjshmërisë. Dhe kjo do të na shpëtojë nga mbrojtja me armë të territorit prej zaptimeve dhe ndërtimeve pa leje.

Ndryshe, këtë betejë do ta shikojmë çdo vit, pasi njerëzit, në fund të fundit, duan të zhvillojnë pronat e tyre dhe, kur nuk u jep zgjidhje shpejt dhe qartë, do bëjnë ato marrëzira që kanë bërë në Theth.

Deregullimi i procedurave për leje ndërtimi në fshat, hartimi i planit urbanistik për çdo fshat, jo me tender, por nga bashkitë përkatëse, bazuar edhe në studime të vjetra, thjeshtimi i lejeve dhe heqja e masave represive që janë në duar të inspektorëve hajdutë, do ta relaksojë raportin e banorëve të fshatit me territorin dhe shtetin, ku ende nuk janë pjesë e pranuar e tij, pasi ende i trajtojnë si banorë të dorës së dytë.

Next Post
Sulmi me molotov, përfaqësuesi i IKMT debat me banorët: S’ka Zot të vrasë punonjësit e shtetit

Sulmi me molotov, përfaqësuesi i IKMT debat me banorët: S’ka Zot të vrasë punonjësit e shtetit

Comments 1

  1. Builder says:
    6 months ago

    Besoj se këtu, nuk e ka fajin Sali Berisha.
    Ai ka gjynahet e tija, deri në fyt, me gjithë të bijtë.
    Por në Theth, jo.
    I gjithë faji, e gjithë përgjegjësia, bie mbi PS si forcë politike që ka 12 vjet që drejton këtë vënd, dhe ka filluar vitin e 13.
    Ka përgjegjësi, sepse ka vënë çilimiqer në krye, që dijnë të flasin gjuhë të huaj, (por që nuk dijnë të flasin shqip) përdorin internetin duke bërë qametin me vjedhje e korupsion, me mentalitetin KAP ÇFARË TË KAPËSH, e thënë bukur nga Rama, por që kjo thënie, po i këthehet Ramës, në bumerang, si armë vetvrasëse.
    E gjithë administrata, nuk punon.
    Të çmëndin për të marrë një letër. Janë të paaftë. Të lajnë e të lyejnë, e të fusin gishtin në bythë.
    Siç duket, vetëm Enver Hoxha, dinte ta qeveriste këtë popull, sepse vetëm ai, i mësoi këtijë populli, fjalën “PUNË”, që Sali Berisha e co, e bënë ta harrojnë shumë shpejt këtë fjalë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

December 23, 2025
“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

December 23, 2025
“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

December 23, 2025
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

December 23, 2025
Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

December 23, 2025
Vangjeli: Benet Beci ka ofertë 50 milionë € për Shkodrën me projekte që do financohen nga qeveria

Vangjeli: Opozita gaboi me djegien e mandateve, ishte “atentat kamikaz” ndaj vetes

December 23, 2025
Evropa e së keqes (përgjigje për atë që mund të ndodhë në Shqipëri)

“Harruan Kosovën e Çamërinë”/ Xhufi tregon marrëveshjen e Ballit me Greqinë: Është firma e Mit’hat Frashërit

December 23, 2025
“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

December 23, 2025
“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

December 23, 2025
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Si u krijua PKSH?/ Kasmi: Një arsye urrejtja, ndaj Zogut. Për të rinjtë komunizmi ishte trend

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com