• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beteja e paprecedentë/ Gjyqtarja refuzon hetimin e pasurisë së Berishës e Metës nga SPAK, çështja shkon në Gjykatën e Lartë!

by Java News
14/03/2023 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Beteja e paprecedentë ligjore mes avokatit Idajet Beqiri dhe SPAK-ut për të hetuar pasuritë e Sali Berishës dhe Ilir Metës, do të zhvendoset në Gjykatën e Lartë. Gjyqtarja pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tereza Merkaj, ka vendosur në favor të Sali Berishës dhe Ilir Metës, duke bllokuar hetimin e pasurive të dy politikanëve, nëse burojnë nga të ardhura të ligjshme dhe nëse janë deklaruar në përputhje me ligjin.

Në 9 mars 2023, Tereza Merkaj ka rrëzuar vendimin e gjyqtares së shkallës së parë Flojera Davidhi, e cila në 30 nëntor 2022 urdhëroi SPAK-un të hetonte pasurinë e Berishës dhe Metës nëse kishte lidhje me vjedhjen e thesarit të shtetit në vitin 1997 dhe në fund të vitit 1999.

Sipas zonjës Tereza Merkaj jemi para ‘gjësë së gjykuar’, duke iu referuar dosjes së vjedhjes së floririt dhe se nuk rezulton asnjë indicie apo e dhënë që të mbështes pretendimet e kallëzuesit për implikimin e dy politikanëve në vjedhjen e floririt. Sipas gjyqtares Tereza Merkaj vendimi i Flojera Davidhit është i pabazuar. Gjyqtarja Davidhi kishte rrëzuar vendimin e prokurores së SPAK, Manjola Kajana, e cila vendosi mosfillimin e procedimit për vjedhjen e floririt të Kërrabës, për Berishën dhe Metën, në bazë të kallëzimit penal të Idajet Beqirit.

Ndërkaq, Beqiri i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë, duke kërkuar rrëzimin e vendimit të gjyqtares së Apelit, Tereza Merkaj dhe lënien në fuqi vendimin e shkallës së parë, që kërkon hetimin e Berishës dhe Metës. Në ankimimin e tij, Beqiri thotë vendimi Tereza Merkajt bie ndesh me standardin e vendor nga vetë Gjykata e Lartë, e cila përmes disa vendimeve ka theksuar se prokuroria nuk mund të vendosë mosfillim pa kryer verifikime mbi pretendimet në kallëzim.

Në rekursin e tij, Idajet Beqiri rendin disa vendime gjykatash, rrethana të reja, pasuri të dyshimta, dyqane dhe emra që shesin sipas tij floririn e vjedhur për llogari të Ilir Metës, emrat dëshmitarësh dhe një person që është gati të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë për të rrëfyer vjedhjen e thesarit të shtetit. Tashmë do të jetë Gjykata e Lartë, e cila do të vendosë në mënyrë përfundimtare për hapjen ose jo të dosjes së vjedhjes së floririt nga SPAK-u.

Beteja ligjore

Në shtator të vitit 2022, avokati Idajet Beqiri referoi në SPAK një kallëzim penal ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës për vjedhjen e floririt të shtetit në tunelet e Kërrabës ndodhur në vitet 1997 dhe 1999. Në kallëzimin penal, Beqiri pretendonte se një pjesë e pasurisë së Metës dhe Berishës është produkt i vjedhjes së floririt. Më 7 tetor 2022, prokuroja Manjola Kajana, vendosi mosfillimin e procedimit penal, duke rrëzuar kështu kërkesën e Beqirit për ndjekjen penale të Ilir Metës dhe Sali Berishës si të dyshuar, sipas tij, si organizatorë dhe përfitues të vjedhjes së floririt.

Në vendimin e mosfillimit, prokurorja Manjola Kajana thoshte se vepra penale e referuar në kallëzimin e Idajet Beqirit është parashkruar sipas legjislacionit penal, pasi kanë kaluar më shumë se 20 vite. Së dyti, prokurorja e SPAK-ut Manjola Kajana thekson se për këtë ngjarje janë dënuar 5 persona në vitin 2001, me vendim të formës së prerë të Gjykatës Ushtarake. Dhe së treti, sipas prokurores, vepra penale e referuar nga Beqiri, ajo e grupit të strukturuar kriminal, nuk ekzistonte në legjislacionin penal të kohës.

Avokati Beqiri e ankimoi vendimin e prokurores Manjola Kajana në gjykatë, duke këmbëngulur në hetimin e Berishës dhe Metës. Me vendim të datës 30 nëntor 2022, gjyqtarja Flojera Davidhi, pranoi ankimimin e Beqirit, duke rrëzuar vendimin e 7 tetorit 2022 të prokurores së SPAK, Manjola Kajana, për mosfillimin e procedimit penal për vjedhjen e floririt. Gjyqtarja Flojera Davidhi arsyeton se prokuroria nuk mund të dalë në konkluzione se nuk ka vepër penale dhe se janë parashkruar veprat penale, pa kryer hetime. Gjyqtarja arsyeton se i takon më pas gjykatës për të kontrolluar dhe vlerësuar hetimet e prokurorisë. Flojera Davidhi thekson se mund të jemi para vazhdimësisë së veprës penale, por pa hetuar në mënyrë shteruese, nuk mund të dilet në një përfundim.

Gjykata thotë se kallëzuesi pretendon se Ilir Meta dhe Sali Berisha i kanë krijuar pasuritë me floririn e vjedhur. Sipas gjykatës, kallëzuesi nuk ka mundësi për ta provuar këtë fakt, ndaj SPAK duhet të verifikojë burimin e pasurisë së Metës dhe Berishës, përmes shkresave drejtuar ILDKPKI, hipotekës etj. Në vendimin e gjykatës thuhet se SPAK-u, pasi të bëjë një hetim shterues, të paraqitet në gjykatë për pushimin e çështjes ose ndëshkimin e personave përgjegjës, nëse do të zbulohen të tillë.

Por, prokurorja Manjola Kajana i qëndron arsyetimin në vendimin e saj për të mos regjistruar procedim penal për vjedhjen e floririt, si dhe për të mos hetuar pasurinë e Metës dhe Berishës. Në dokumentin që publikon sot Shqiptarja.com, Manjola Kajana rendit disa argumente për të mos regjistruar procedim penal për vjedhjen e floririt dhe rrjedhimisht për të rrëzuar vendimin e shkallës së parë që e urdhëron të verifikojë pasurinë e Metës dhe Berishës.

Manjola Kajana argumenton se fakti penal i vjedhjes së thesarit të shtetit në Kërrabë ka ndodhur dhe për këtë fakt janë dënuar disa persona. Por, prokurorja thotë se nuk ka asnjë të dhënë që Sali Berisha dhe Ilir Meta të kenë lidhje me vjedhjen e thesarit të shtetit. Gjithashtu, prokurorja thekson se deri në momentin e regjistrimit të kallëzimit penal, ka kaluar afati i parashkrimit të ndjekjes penale për veprat penale të vjedhjes së bankave.

Prokurorja e SPAK-ut thekson më tej se “është e vrertë të që kallëzuesi Idajet Beqiri, në kallëzimin e tij, përveç vjedhjes së thesarit duke përmendur/atribuuar këtë vjedhje shtetasve Ilir Meta dhe Sali Berisha si organizatorë të saj, ka përmendur një tërësi veprash penale si: korrupsion të funksionarëve të lartë shtetëror, pastrim të produkteve të veprës penale, refuzim për të deklaruar, vrasje në rrethana cilësuese etj., mirëpo këto vepra penale vetëm citohen prej tij…, duke mos referuar asnjë indicie konkrete që të krijohet dyshimi i arsyeshëm për konsumimin e këtyre veprave penale prej personave të kallëzuar prej tij”.

Sipas prokurores Manjola Kajana nuk mund të kryhen hetime për pastrim parash, pasi më parë duhet të vërtetohet fakti penal i vjedhjes së thesarit nga zyrtarët e kallëzuar” “Në rastin konkret nuk ka asnjë indicie që të bëjë lidhjen midis këtij fakti penal me të kallëzuarit Ilir Meta dhe Sali Berisha, si ish zyrtarë të lartë në kohën kur ka ndodhur vjedhja e thesarit të shtetit. Për këtë arsye, nga ana jonë vlerësimi i këtij kallëzimi penal është i lidhur më së pari me veprën penale të vjedhjes, në mungesë të vërtetimit të lidhje së ish funksionarëve të lartë Meta dhe Berisha, sjell si pasojë edhe pamundësinë e fillimit të hetimeve ndaj tyre për veprën penale të pastrimit të produkteve që rrjedhin nga vepra penale”.

Manjola Kajana, në ankimimin e saj në Gjykatën e Apelit, thotë se Gjykata e Shkallës së  Parë, në kushtet e mungesë së indicieve të rëndësishme të faktit penal, duke të linte në fuqi vendimin e saj për mosfillimin e procedimit penal.

“…gjykata, gjatë kontrollit gjyqësor, duhet të marrë në konsideratë jo vetëm pretendimet e palës kallëzuese, por edhe respektimin e të drejtave dhe lirive ndaj të cilëve ngrihet akuza…. Për më tepër që vetë kallëzuesi në ankim ka shtuar fakte të reja në lidhje me pasurinë e subjekteve zyrtarë të nivelit të lartë, fakte të cilat edhe prokuroria nuk i ka pasur objekt kallëzimi, në momentin e vlerësimit të kallëzimit penal”, thekson prokurorja e SPAK-ut.

Gjyqtarja Tereza Merkaj pranoi në 9 mars ankimimin e prokurores Manjola Kajana dhe pretendimet e saj në favor të mosfillimit të procedimit penal. Ky vendim është ankimuar nga Idajet Beqiri në Gjykatën e Lartë./ Shqiptarja.com/m.j

Next Post
Berisha refuzon ftesën e Alibeajt: Ai dhe Basha janë pengje, nuk negociohet me ta

“Një ndëshkim tjetër më 14 maj do ishte asgjësim i...”/ Ndoka për skenaret që priten e vendimin e Bashës: Do pësojnë disfatë totale

Comments 1

  1. Anonymous says:
    3 years ago

    Hani m.. ju o spiuna sigurimi . Mashtrues ordiner

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Klinë të Kosovës, gjendet e pajetë gruaja shtatzënë në lumin e Bardhë. Dyshimet e para

Tragjedi në Klinë të Kosovës, gjendet e pajetë gruaja shtatzënë në lumin e Bardhë. Dyshimet e para

December 7, 2025
Netanyahu lajmëron takim me Trump në dhjetor: Do diskutoj fazat e ardhshme të planit të paqes

Netanyahu lajmëron takim me Trump në dhjetor: Do diskutoj fazat e ardhshme të planit të paqes

December 7, 2025
E zuri korrenti gjatë punës në anijen Kyebele, humb jetën 24- vjeçari në Durrës

E zuri korrenti gjatë punës në anijen Kyebele, humb jetën 24- vjeçari në Durrës

December 7, 2025
Kristjan Prenga i pamëshirshëm, ‘nokaut’ amerikanit në raundin e parë në SHBA! Rekorde për boksierin

Kristjan Prenga i pamëshirshëm, ‘nokaut’ amerikanit në raundin e parë në SHBA! Rekorde për boksierin

December 7, 2025
Luhet Tirana-Partizani/ Nis derbi i kryeqytetit, skuadrat kërkojnë fitoren për objektivat dhe lavdinë

Luhet Tirana-Partizani/ Nis derbi i kryeqytetit, skuadrat kërkojnë fitoren për objektivat dhe lavdinë

December 7, 2025
Shqiptarit në Angli i del huq tentativa për të grabitur shtëpinë e barit të disa shqiptarëve të tjerë

Shqiptarit në Angli i del huq tentativa për të grabitur shtëpinë e barit të disa shqiptarëve të tjerë

December 7, 2025
Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ hedh shortin, subjektet politike mësojnë renditjen në fletën e votimit

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ hedh shortin, subjektet politike mësojnë renditjen në fletën e votimit

December 7, 2025
Tifozët e Partizanit ‘djegin’ kryeqytetin para derbit me Tiranën (FOTOT)

Tifozët e Partizanit ‘djegin’ kryeqytetin para derbit me Tiranën (FOTOT)

December 7, 2025
Spiropali: S’ka si letërsia! Romani “Dielli në mërgim”, dëshmi e artit që na orienton dhe na fisnikëron

Spiropali: S’ka si letërsia! Romani “Dielli në mërgim”, dëshmi e artit që na orienton dhe na fisnikëron

December 7, 2025
Tirana – Partizani derbi i shumë problemeve, nis futja e tifozëve në stadiumin ‘Air Albania’

Tirana – Partizani derbi i shumë problemeve, nis futja e tifozëve në stadiumin ‘Air Albania’

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In