• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beteja e nisur për nderin e humbur

by Bajram Peçi
12/09/2021 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Demokracinë liberale Sali Berisha mund ta kish dëgjuar, por formimi dhe veçanërisht natyra e tij prej malësori, pavarësisht nga arsimimi e dijet në profesion, nuk ja kish idenë se si kuptohej e zbatohej, duke qenë në pushtet. Kur ishte anëtar i Partisë së Punës, shquhej për fanatizmin dhe etjen për t‘u dukur. Me shërbimet e militantit dha prova besnikërie se mund të afrohej për të punuar me anëtarët e Byrosë Politike, Simon Stefanin, dhe deri në grupin e mjekëve që ndiqnin shëndetin e Enver Hoxhës. Madje, u tregua aq i zoti (jo si mjek, kuptohet) sa krijoi miqësi me familjen, me djemtë e nuset e Enverit!

Kur regjimi po shëmbej, nuk ishte nga të parët që rendi të jepte ndihmesën e tij prej demokrati, as nga mesi i turmës, por fati e ndihu të thirrej nga Ramiz Alia si tropojan për të shkuar te studentët me misionin e zjarrfikësit. Si rrodhën gjërat, e dimë! E pa se duhej të dilte sa më parë nga anija që po mbytej dhe…ja ku shihet në krye të “Partisë së shpresës”, Partisë Demokratike! Në pak kohë, Azem Hajdarit, Aleksandër Meksit, Eduard Selamit, Gramoz Pashkos, Neritan Cekës, Zef Brozit, Rulit e Genc Pollos, që shihnin ngritjen e një kulti, me ndihmën e tropojanëve të tjerë, u tregoi se duhet të rrinë mbrapa tij. Nuk i la të fusnin hundët në partinë e vet. Po i nëpërkëmbnin nderin, autoritetin! Më tej, këta “karrigethyer”, me frymë e shfaqje liberale, që kundërshtonin autoritarizmin dhe shfaqjet e autokracisë, i përzuri fare nga partia dhe e bëri këtë fare thjeshtë, pa asnjë kolagjitet. I mjaftonin dy prej truprojave të tij: Lusha e Haxhia. Faji i tyre i vetëm ishte se ata po shihnin se si po varrosej demokracia.

Varrmihësit të demokracisë, Sali Berishës, me heqjen e elitës me shumë kontribut në themelimin e PD-së, i kishin mjaftuar përpos se 5 vjet për t’u vënë shkelmin demokracisë liberale dhe vetë përmbajtjes së demokracisë: lirisë. Ata ikën, dikush të shpëtonte kokën, dikush të krijonte një tjetër parti demokratike të dështuar, por shumica e anëtarsisë së partisë, krahinorë, klane tribale, ngeli. Burimi i përçarjeve te kjo parti, mungesa e demokracisë liberale, ngeli dhe e ndoqi nga pas, siç po shohim, deri në rrënim. Liberalizmi s’kishte gjasa të bënte fole në partinë e Berishës.

Kur pushteti berishist hyri në konflikt me lirinë dhe vëndi u zhyt në vitet 1997-1998 në errësirën e mungesës së shtetit, Saliu e pa se nderi i tij, jo i Shqipërisë, po nëpërkëmbej. Ka qenë një gazetar i pranishëm te zyra e tij në marsin e 1997-tës, që e ka dëgjuar t’u thotë të pranishmëve, “…pas meje kiameti!”.

Kur “demokracia” e regjimit që instaloi vrau demonstrues, gjithë arsenali i tij i “armëve” për mbrojtje (jo çadra pistoletë dhe thika me helm), prokurorë, gjyqtarë, mjekë dhe ekspertë, u vunë në lëvizje të ethshme për t’i shpëtuar nderin atij dhe familjes. Dhe, pak a shumë ja mbërritën qëllimit, por Shtetet e Bashkuara mbajtën shënim si atëhere, ashtu dhe kur ekspertiza të amerikanëve mbi krimin u hodhën në koshin e plehrave.

Një tjetër betejë ka nisur. E bën për të ruajtur nderin e humbur të njeriut, që edhe pse s’u pendua kurrë që i dha dërmën çdo gjëje positive në Shqipëri e që (sidomos) shkatërroi aspiratën për ndërtimin e një shteti të demokracisë perëndimore, mëndjen e ka te vetja e familja. Do jetë beteja e tij e fundit, nuk do ketë tjetër pas saj.
Nuk kam se si të di hollësira e detaje nga ato çfarë Riker i ka thënë Bashës e dy kolegëvet të tjerë të pranishëm, por di dhe jam i bindur në thelbin e bisedës: Partia Demokratike do jetë ose me Amerikën, ose me Sali Berishën, zgjidhni? Basha zgjodhi, duke e larguar të mandatuarin deputet, Sali Berishën, nga grupi parlamentar. Kësaj zgjedhjeje Sali Berisha, televizioni i tij, mediat dhe gazetarët pranë famijes, i vunë emrin tradhti. Ka dy ditë që Saliu betohet për hakmarrje. Nuk besohej se do shkonte kaq larg në akuza për Bashën, por e bëri. E bëri pa teklif, pa ju dridhur qerpiku. Bashën e akuzoi si bashkëpunëtor me Ramën në marrjen e këtij vendimi (?!) dhe u bëri thirrje demokratëve që “…ta flakin sa më parë në kosh veglën në krye të PD-së”. Ai ka shumë shpresa se mund t’ja arrijë kësaj. E di (ose ka shpresa) se me një thirrje e berihaj të tij mund të ngrej në këmbë demokratët e fshatrave dhe me falangat e verbëra të fanatikëve që ka në Tiranë, Mamurras, Qerret, Fier, etj., të bëjë të mundur heqjen e Bashës nga drejtimi i PD-së. Për këtë qëllim, mbrojtjen e nderit të humbur, siç është në natyrën e tij, nuk do përdorë asnjë rregull statuor. Në djall ato! “Demokratët” e tij do vënë rregull në shtëpi, siç e dinë ata. Se sa demokratë janë kjo pjellë që mendon se i shkon nga mbrapa, përdorimi i emrit të kamufluar, të gjithë e dinë se ata e përdhosin? Bëhet fjalë për ata që sulmonin kryeministrinë me bomba Molotov.

Gjithsesi, nga zhvillimet shoh pragun e rrënimit. Në moshën e Saliut të gjithë shohin të ruajnë shëndetin, ai sheh të ruajë nderin!

Next Post
Arrestohet 24-vjeçari shqiptar që shpërndante kokainë në Itali

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar që shpërndante kokainë në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In