• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beteja e humbur e Bashës në Uashington

by Java News
04/05/2017 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kur kryetari i PD, Lulzim Basha, deklaroi në çadrën e protestës në ditët e para të saj, se disa senatorë amerikanë kërkojnë hetim për ndërhyrjet e miliarderit George Soros në Shqipëri, dukej se po niste një kapitull interesant në politikën shqiptare.

Basha shpresonte se vizita e tij, lobimi dhe letra e gjashtë senatorëve amerikanë, do ndikonte pranë presidentit të ri amerikan, Donald Trump, për të ‘luftuar’ dy kritikët e tij, Edi Ramën dhe George Soros. Por e kundërta ndodhi.

Letra e senatorëve amerikanë thuajse u shpërfill nga Departamenti i Shtetit; dhe një zyrtar i lartë i DASH bëri një deklaratë pas takimit me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, që u perceptua gjerësisht si kundër veprimeve të opozitës shqiptare. Siç raporton BIRN, deklarata e Tomas Shannon të DASH, bëri që PD të reagojë, duke kërkuar nga lobistët e saj në Uashington që të sigurojnë një takim në Departamentin e Shtetit.

Basha shkruan se ai ka qenë në inaugurimin e Trump dhe se ka nxituar vendosjen e emrit të Trump në një rrugë në Kamzë. Përpjekja e PD dhe opozitës për të treguar se Shqipëria rrezikon destabilizimin, mori një goditje të fortë sidomos pas ngjarjeve në Maqedoni.

Madje letra e gjashtë senatorëve mund të ketë ndikuar për keq, duke u kthyer në bumerang për demokratët. Revista e njohur amerikane, ‘Newsweek’ shkruan se këta gjashtë senatorë amerikanë, që u ankuan se Soros po ndihmon forcat e majta në Maqedoni dhe Shqipëri, po përkrahin banditët që pushtuan parlamentin maqedonas.

Pas këtyre banditëve qëndron Nikolla Gruevski, shkruan revista, dhe pas tij janë interesat e Moskës. Dhe për ironi, senatori që udhëhoqi nismën kundër ndikimit të Soros në Ballkan, quhet Mike Lee dhe ishte kundër votës së Senatit për pranimin e Malit të Zi në NATO. Ai u kritikua nga shtypi amerikan se po përkrah interesat e Kremlinit me këtë qëndrim.

Situata alarmoi senatorin John McCain, i cili jo vetëm foli ashpër në SHBA, por edhe vizitoi Ballkanin për këtë qëllim. Në këtë mënyrë, dashje pa dashje, PD u rreshtua në krahun e gabuar, duke shqetësuar akoma më shumë Uashingtonin. Prej këtu nisi edhe reagimi i ashpër i SHBA, që deklaroi fillimisht se do njohin zgjedhjet edhe pa opozitën. Në betejën se kush do e ‘destabilizojë’ Shqipërinë, opozita apo qeveria, të parët duket se e humbën garën. (Mapo)

ma.me

Next Post
Kryeministri Rama takim me ambasadorët e SHBA, BE dhe OSBE

Pas dështimit të negociatave, Rama takim me Lu në kryeministri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In