• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beteja e fotove, Bollino boton Metën, Nar Koka kundërpërgjigjet: Kam foto edhe për ty…

by A R
04/03/2020 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Publikimi i një fotoje të Ilir Metës gjatë një feste ka ngjallur një përplasje të paprecedentë. Bëhet fjalë për lajmin nga Shqiptarja.com, për të cilin biznesmeni Nar Koka ka reaguar ndaj botuesit Carlo Bollino.

Sot, Shqiptarja.com shkruante se Ilir Meta me dy eksponentë të botës së krimit, Xhevdet Troplinin dhe Altin Hajrin, kanë qenë duke festuar e ngritur dolli tek pista “Ventus Harbor” në Durrës në zonën e “Vollgës” që ish-deputeti Lefter Koka ka në pronësi.

Shkrimi i plotë, marrë nga Shqiptarja.com

Leonard Koka, vëllai i ish-deputetit të LSI, Lefter Koka kërcënon botuesin Carlo Bollino pas publikimit të fotove që tregojnë presidentin e republikës Ilir Meta, i cili në vitin 2017 tashmë president i emëruar, merr pjesë në një darkë në krah të dy trafikantëve të drogës Xhevdet Troplini dhe Altin Hajri. Koka, në vend që të shpjegojë arsyet e pranisë së tij dhe të vëllait të tij Lefterit dhe te Kreut te Shtetit në krah të trafikantëve, kërcënon dhe shatnazhon të publikojë foto imagjinare që tregon Carlo Bollinon në restorant në Shijak të familjes Hajri. ”Une kam foto shume Karlo per ty dhe per ata qe paguan ty”, shkruan Leonard Koka në një mesazh që ja ka besuar për publikim një gazetari të Syri.net, që ka për pronar djalin e Berishës dhe me zyra qendron tek pallati i Ilir Metës.

Leonard Koka dhe gazetari që shkruan per Syri.net gjykojne me te rendesishme te saktesojne se dy trafikantët nuk ishin aty për të festuar fitoren e LSI-së në zgjedhjet e qershorit 2017, sic hipotizon Shqiptarja.com dhe ReportTV, por për të festuar ditëlindjen e Lefterit. Pra ky është saktësimi thelbësor që Nard Koka i ka besuar gazetarit të familjes Meta përmes të cilit bën kërcënimin. Asnjë shpjegim as nga ana e Kokës, as nga ana e gazetarit për praninë e dy trafikantëve në atë tavolinë, të dy subjekte të OFL-së. Xhevdet Troplini, i arrestuar në 2006 për trafik ndërkombëtar droge është ulur mes Ilir Metës (në atë kohë president i republikës i emëruar) dhe Lefter Kokës (deputet i LSI i sapozgjedhur) pikërisht në qendër të tavolinës në një pozicion “zoti i shtëpisë”. Altin Hajri, aktualisht i kërkuar për sekuestrimin dhe vrasjen e Jan Prengës, edhe ai i dënuar për trafik droge, është me ta në të njëjtën tavolinë.

Sipas gazetarit të familjes Meta skandali qëndron në publikimin e fotos, jo në atë që fotot tregojnë. Por nuk është i vetmi. Pjesa më e madhe e portaleve dhe të mediave kryesore shqiptare nuk i kanë publikuar këto foto. As PD nuk ka reaguar deri tani dhe as Doktor Berisha i cili është gjithmonë i gatshëm të publikojë çdo gjë nga plehrat. Këtë herë, në mënyrë të çuditshme nuk po dëgjohet zëri i asnjë gazetari “investigativ”, asnjë medie “të lirë”, asnjë forcë politike opozite që prej vitesh udhëheq një betejë propagande kundër kriminalizimit të politikës, nuk po e vënë re se Kreu i Shtetit darkonte e bënte dolli me dy trafikantë droge ne vitin 2017, jo 20 vjet perpara! Tani le të shohim nëse shoqatat e gazetarëve do të reagojnë ndaj këtij shantazhi publik që përmes një medie i bëhet një medie tjetër që guxon të denoncojë me fakte dhe foto lidhjet mes krimit dhe politikës.

Next Post
FOTOLAJM / Rama shfaqet me bashkëshorten dhe Rean në ekspozitën e të birit

FOTOLAJM / Rama shfaqet me bashkëshorten dhe Rean në ekspozitën e të birit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In