• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Beteja e dronëve vijon, Rusia lëshoi mbi 700 bomba në Ukrainë brenda 1 jave

by A R
29/07/2024 14:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qielli është shndërruar në një fushëbetejë kryesore mes Ukrainës dhe Rusisë. Ushtria e Kievit njofton rrëzimin e 9 dronëve dhe një rakete në orët e fundit që ishin lëshuar nga trupat e Moskës. Nga ana tjetër, Rusia pretendon se ka shkatërruar 3 dronë ukrainas në portat e Shën Peterburgut.

Ministria e mbrojtjes thekson se vetëm në orët e fundit janë rrëzuar 36 dronë të tjerë të nisur nga ushtria e Kievit për në rajonet kufitare, me shumicën prej me shënjestra në Belgorod, Kursk dhe Briansk. Janë raportuar disa të plagosur në tokën ruse dhe dëme materiale. Sakaq, presidenti Volodymyr Zelensky bën bilancin e javës së fundit.

“Ushtria ruse sulmoi Ukrainën me rreth 700 bomba ajrore dhe mbi 100 dronë, vetëm këtë javë”, konfirmon ai duke shtuar se populli po vuan çdo ditë nga terrori rus.

“Ukrainasit meritojnë një mbrojtje të besueshme”, nënvizon Zelenski duke kërkuar më shumë armë me rreze të gjatë veprimi dhe sisteme të mira të mbrojtjes ajrore. “Çdo vendim konkret nga partnerët tanë për të fuqizuar mbrojtjen tonë mund të shpëtojë jetë”, ishte apeli i liderit ukrainas për aleatët perëndimorë.

Ai siguron që vendi i tij mund të arrijë qëllimet në luftën me Rusinë. Por Vladimir Putin po shton fuqinë e goditjes. Mediat në Kiev raportojnë se Rusia ngriti në qiell disa bombardues strategjikë Tu-95ms. Në shënjestër ishin rajonet Kherson dhe Mykolaiv.

Kjo vjen pasi presidenti rus kërcënoi Europën me fuqi bërthamore. Putin njoftoi se do të vendosë raketa dhe armë bërthamore në kufirin me vende të BE-së pas vendimit në NATO për vendosjen e raketave amerikane në Gjermani apo shtete të tjera europiane. Shefi i Kremlinit bëri të ditur se do të nisë prodhimi i armëve bërthamore me rreze të mesme.

/a.r

Next Post
“Për dosjen e ‘21 Janarit’ SPAK do të thërrasë si dëshmitar Sali Berishën…”

Deklarata e fortë: Ka dokumente që zbulojnë se Sali Berisha është agjent i Greqisë, ja prova…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

April 13, 2026
Gegnishtja në Parlament

Gegnishtja në Parlament

April 13, 2026
Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

April 13, 2026
Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

April 13, 2026
“Mos ia bëni gropën vetes”, Rama paralajmëron operatorët turistikë: Kujdes me çmimet

“Mos ia bëni gropën vetes”, Rama paralajmëron operatorët turistikë: Kujdes me çmimet

April 13, 2026
“Sazani do mbetet pjesë e jona!”, Rama: Nuk e kemi shitur dhe nuk do e shesim ishullin! Ka ndryshuar projekti

“Sazani do mbetet pjesë e jona!”, Rama: Nuk e kemi shitur dhe nuk do e shesim ishullin! Ka ndryshuar projekti

April 13, 2026
Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

April 13, 2026
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO refuzon lirimin e 4 të dyshuarve

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO refuzon lirimin e 4 të dyshuarve

April 13, 2026
“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

April 13, 2026
Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In