• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Beteja” e Berishës në bazë, një luftë e pastër me Amerikën

by Ylli Pata
15/09/2021 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Në ditët kur Sali Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së, pati mbështetës mediatik të opozitës që e krahasuan Sali Berishën me rastin e Fatos Nanos në vitin 1993, të cilit në një kohë rekord ju hoq imuniteti, u arrestua, u procedua dhe dënua me operacion “blic”.

E këta mbështetës, risollën nga ajo kohë një deklaratë realisht të fortë të Fatos Nanos pak orë para arrestimit më 30 korrik 1993, ku theksonte se në aktin kundër tij kishin dorë edhe Chris Hill, diplomat i SHBA-së në atë kohë në Tiranë dhe të ambasadorit Ryerson. Dhe e lidhën me çështjen “Berisha”.

Për këtë çështje që s’është aktuale është përgjigjur diplomati Chris Hill, i cili në intervistën për Ilva Taren në tetor të vitit 2016, tha “Zero, nuk ka asgjë të vërtetë. Kjo është një nga ato mitet shqiptare”.

E në fakt, këtë mit që Fatos Nano, e shqiptoi në kushte emocionale dhe frustrimi të pritshme, u ushqye nga propaganda e Berishës.

Ndërkaq, pas arrestimit të Fatos Nanos, SHBA, ka marrë në “patronazh” opozitën shqiptare socialiste. Një “patronazh” që rezultoi efikas, pasi në radhët e udhëheqësve të rinj të PS-së kishte disi mbetje “jo angazhimi” në lidhje me aleancat e Shqipërisë në politikën e jashtme, një lloj “europianizimi” të saj. Që vinte në radhë të parë nga marrëdhëniet e ngushtë të PS-së me PSI-në e Bettino Craxit dhe ç’ka është më e rëndësishme me PASOK-un e Andreas Papandreut.

Dy parti shumë të fuqishme të majta në Europë, që kishin një zë të rëndësishëm por që ishin e pakta amerikano skeptike, por vetëm kaq. Me kalimin e viteve, PS u bë një forcë mjaft e vetëdijshme drejt euroatlantizmit. Servet Pëllumbi, Pandeli Majko, Kastriot Islami, Ilir Meta, Luan Hajdaraga etj, shkuan në SHBA zyrtarisht të thirrur nga Departamenti i Shtetit. Ndërkohë, NDI, që është një zë akademik i Partisë Demokratike Amerikane trajnoi ngushtësisht strukturat e opozitës shqiptare.

Ardhja e PS-së drejt vitit 1997, ishte një horizont i njohur për Uashingtonin. Ata e dinin kush janë dhe çfarë kërkojnë liderët e socialistëve shqiptarë, ngaqë kishin dialoguar e biseduar. E ky proces ka nisur që me ambasadorin Ryerson, e ka thënë qartësisht në intervistat e tij diplomati tashmë legjendar amerikan në Ballkan e në zonat shqiptare Chris Hill.

Përveç asaj fraze të Fatos Nanos me 30 korrik, PS nuk pati kurrë një anti-amerikanizëm politik. Madje në vitin 1996, Fatos Nano dha intervistën në “Zërin e Amerikës” për Mero Bazen nga burgu i Bënçës për të kundërshtuar “marksisizmin” e Servet Pëllumbit, i cili nuk kishte lidhje me një qëndrim majtist anti-NATO. Por intervista e Nanos nga burgu për VOA ishte një sinjal i qartë.

PS nuk ishte më një rudiment i një force politike të lindjes komuniste, por e konsideronte veten një parti pro-perëndimore. Që më pas u vijua në qeverisje. Jemi në një kohë, kur ai që kundërshtonte SHBA-në nuk ishte opozita e majtë e ardhur nga PPSH, por Sali Berisha, Presidenti i parë postkomunist që erdhi në pushtet me ndihmën e fortë të amerikanëve.

E sot, në këto kushte, kur Lulzim Basha, e ka përjashtuar Sali Berishën, duke e justifikuar vendimin me ruajtjen e marrëdhënieve me SHBA, e kur Amerika e përkrahu fuqimisht vendimin e Bashës, Sali Berisha ka inicuar një aksion politik “katharsisi” për të rrëzuar Lulzim Bashën.

Çuditërisht ka një pjesë njerëzisht në PD që e përkrahin qëndrimin e Berishës, duke e parë si një aksion që do të risjellë një proces më të drejtë në PD, ose së paku do të jetë hakmarrje ndaj Lulzim Bashës.

Por, së paky ky është një qëndrim naiv. Aksioni politik që Sali berisha nis të enjten, më 16 shtator, është tipikisht si një “thirrje për Xhihad” ndaj Amerikës. Ngaqë në këtë rast nuk do të flitet për deformimin e demokracisë së brendshme nga Lulzim Basha, por për vendimin e qeverisë së SHBA për Sali Berishës.

Ish-kryeministri e lideri historik i PD-së, nuk e thirri “xhihadin” e tij, kur Lulzim Basha që prej 2013 ka ndërmarrë disa operacione “fshese” në parti duke larguar të gjithë figurat e rëndësishme të saj. Nuk e ka ndërmarrë as kur ka pasur prova të qarta të shkeljes së votës së lirë, me zë e me figurë.

E ndërmori vetëm kur kemi të bëjmë me interesin personal të tij; vetëm kur Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën. Po a është ky një veprim prej lideri? Jo fare!

Është veprim prej një njeriu në hall, e hallin e tij ai se ka me Lulzim Bashën, pasi ky i fundit është beniamini i tij. Por me Amerikën që ka bindur Lulzim Bashën që të përjashtojë Sali Berishën.

E ndaj “xhihadi” që nis nesër në Rogner, nuk ka lidhje fare me Lulzim Bashën, por me “fatvat” që doktori do të lëshojë ndaj ambasasdores Kim, Sekretarit Blinken, Presidentit Biden, e natyrisht Sorosit. Fatva, që ne i dime se janë lëshuar prej kohësh në rrjete sociale dhe mediat pranë Berishën me gjuhën më të rëndë, të rrugës, ndaj zyrtarëve të qeverisë amerikane. Një atmosferë tipike e mjedisit xhihadist që ne e njohim në filmat që tregojnë për zhvillimet në Lindjen e Mesme, përkatësisht qarqet antiamerikane të saj…

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

E vetmja akuzë që vlen për Bashën, është akuza si “ushtar” i SHBA!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In