• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Beteja e Berishës, morale e personale”/ Marku: Basha t’i dalë zot vendimit. Ja pse mbështetja për ish-kryeministrin s’tregohet përmes takimeve

by Java News
24/09/2021 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti Mark Marku ka analizuar sot situatën në PD pas vendimit të Bashës për largimin e Berishës nga grupi parlamentar, dhe nismës së këtij të fundit për mbledhjen e Kuvendit dhe mbajtjen e një referendumi brenda partisë.

Duke folur në rubrikën “Opinion” në “News 24” Mark Marku shprehet se Basha duhet të mbajë përgjegjësi për vendimin e marrë, të cilin e konsideron si të vonuar.

Sipas tij Berisha po reagon si njeri i fyer dhe beteja e tij është morale dhe personale, ndërsa shton se takimet nuk tregojnë nëse është rritur mbështetja për ish-kryeministrin në PD.

“Basha ka dashur të marrë përsipër peshën e vendimit. Mendoj që në momentin që ke zgjedhur lideri, ke deleguar edhe të drejtën për të marrë vendime. Ai është vendim politik i Bashës. Mendoj që nëse janë rritur apo mbështetësit e Berishës nuk tregohet përmes takimeve.

Berisha po dalë edhe në rrugë i mblidhen 200 vetë, do të donin ta takonin një herë, sepse është personazh. Problemi është te qëllimësia. Berisha ka të drejtë të ndihet i fyer. Po bëhet me Berishën diçka që nuk është bërë me të tjerë. SHBA nuk jep arsye për vendimet e veta.

Ka pas dy mundësi Basha, ose të mbajë Berishën edhe koston. Futet në konfliket me qeverinë, SHBA-të, por të njëjtët persona mund t’i thonin po na lë larg pushtetit. E lehtë nuk është të vish në pushtet. Nëse mendojnë  që pushteti të vjen aksidentalisht, ta harrojnë. Marrim që varianti fitues është që Bashën e largojnë nga partia edhe vjen Berisha ose një delfin i Berishës…. Mendoj që Berisha me aq sa ka përvojë politike nuk ka atë qëllim, po reagon si njeri i fyer.  E bashkon veten me PD-në. Po bën një betejë morale, personale”, tha Marku.

I pyetur mbi qëllimet e mbështetësve të Berishës dhe deri ku mund të shkojë lëvizja e ish-kryeministrit, Mark Marku shprehet: “Nuk mund të ofrosh si alternativë largimin e kryetarit. Ajo është një lëvizje për të marrë partinë. Për të rrëzuar një kryetar që sapo e kanë zgjedhur. Të njëjtët persona e kanë mbështetur Bashën si kryetar.

Nëse më thonë që po bëjmë një lëvizje për të rikthyer PD-në… të tregojnë si. Le të jetë ky akti i fundit Berishist në parti. Basha të dalë para qytetarëve që të ofrojë një alternativë. Këta nëse duan të rrëzojnë Bashën të tregojnë alternativë, për çështje personale le ta bëjnë. PD nuk është çështje e dy personave, kushdo që të jenë. Sa më i ashpër të bëhet ky konflikt aq në shumë e pësojnë”.

/m.j

Next Post
SPAK do rihetojë “Gërdecin”! Durdaj: Shkëlzen Berisha “sy peshkaqeni”, do thërritet ndoshta jo si i pandehur por si dëshmitar

SPAK do rihetojë “Gërdecin”! Durdaj: Shkëlzen Berisha "sy peshkaqeni", do thërritet ndoshta jo si i pandehur por si dëshmitar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In