• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beteja drejt gjykatës/ Berisha ka falsifikuar firmat? Dyshimet që nga kyçja në kasafortën e Palokës tek alibia e sekretit të të dhënave personale

by
11/11/2021 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lufta politike mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës mund të zhvendoset në gjykata dhe prokurori.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, ka ngritur dyshime mbi autenticitetin e firmave të 4 200 delegatëve që Sali Berisha pretendon se ka mbledhur, me qëllim për të mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, për të shkarkuar Bashës dhe për të rimarrë vetë drejtimin e partisë.

Dyshimet e para për mundësinë e falsifikimit të firmave nisën pasi Sali Berisha, gjatë një konference shtypi ditën e djeshme, e vuri theksin tek ruaja e identitetit të delegatëve që kanë firmosur, me alibinë e mbrojtjes së të dhënave personale.

“Do ruhet privatësia e të dhënave të formularët, se ka jo vetëm gjeneralitete, por edhe numrin e kartës së anëtarësisë dhe të identitetit”, tha Berisha. Mesazhi ishte shumë i qartë: Delegatët duhet të mbeten sekret me çdo kusht. Për të mos zbuluar identitetin e delegatëve, çka do të ekspozonte çdo manipulim të mundshëm, Berisha urdhëroi që formalët të kyçeshin “Në kasafortën e zyrës së kryetarit të Këshillit kombëtar të PD”, pra të Edi Palokës, i besuar i ‘Foltores’.

Në asnjë pikë të statutit të PD-së nuk parashikohet që kreu i Këshillit Kombëtar administron firmat për mbledhjen e Kuvendit. Kjo procedurë është sajuar nga Berisha.

Berisha shmangu sekretariatin e Partisë Demokratike për të administruar firmat, pasi sekretariati kontrollohet nga Lulzim Basha, të cilin jo vetëm nuk ia ka më besën, por Basha mund t’i çojë firmat në prokurori nëse disa nga delegatët në formularët e Berishës, mohojnë që të kenë firmosur.

Duke e ditur se kjo pikë mund t’i kthehet në bumerang, Sali Berisha u ndal më gjatë, duke shpikur një procedurë në kokën e tij, pa asnjë bazë në statut. Berisha u shpreh se “Verifikimi i mandateve sipas rregullit të çdo kuvendi bëhet dhe fiksojeni mirë, bëhet vetëm nga Kuvendi sepse vetëm Kuvendi ka të drejtën që të verifikojë mandatin e zonjës apo zotërisë së ka firmosur formularin. Unë e ftoj në foltore, madje që të mësojë, pengun kryetar e ftoj të vijë dhe në verifikimin e mandateve. Të vijë ose të sjellë grupin e tij. Dhe të shikojë se kush ka firmosur për mbajtjen e Kuvendit”.

Në këtë linjë, Berisha kërkon të mbledhë edhe Kuvendin Kombëtar, duke shmangur Bashën, i cili sipas statutit të PD-së, duhet të caktojë një komision për drejtimin e mbledhjes së Kuvendit të PD-së. Pra, Sali Berisha, sot vetëm një anëtar i PD-së, kërkon të diktojë një proces mbledhje dhe votimi në PD, duke nxjerrë jashtë loje kryetarin e partisë Lulzim Basha dhe lidershipin e tij, i zgjedhur disa muaj më parë.

Statuti i PD-së

Statuti i Partisë Demokratike nuk parashikon asgjë mbi rrugën që duhet të ndjekin firmat e ¼ të delegatëve, të cilët kërkojnë mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së. Pika 2 e nenit 43 të statutit të PD-së parashikon që “Kuvendi mund të mblidhet edhe kur e kërkojnë 1/4 e anëtarëve të PDSH-së ose 1/4 e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar”.

Më tej thuhet se “Punimet e Kuvendit drejtohen nga një Komision i përbërë nga 5 anëtarë, i cili zgjidhet në fillim të Punimeve të tij, me propozimin e Kryetarit të Partisë”, pra me propozim të Bashës. Nuk ka asnjë parashikim tjetër për organin ku duhet të dorëzohen firmat dhe verifikimin e tyre.

Por, statuti i PD-së, në nenin 47 parashikon që Sekretari i Përgjithshëm është përgjegjës për organizimin e partisë, si dhe për funksionimin e përditshëm të saj. Ai organizon dhe ndjek zbatimin e akteve të nxjerra nga organet qendrore të partisë në degët e PDSH-së.

Pretendimi i Bashës

Lulzim Basha, përmes Sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi, pretendon se firmat e delegatëve dorëzohen në sekretariatin e PD, pasi është i vetmi institucion që ka kapacitetet për të verifikuar mandate dhe që ka listën e anëtarësisë. Sekretariati, pasi verifikon firmat dhe del në përfundimin se janë reale, ia kalon Kryesisë. Nga ana tjetër, Kryesia e PD-së administron firmat dhe merr në shqyrtim objektin e mbledhjes së Kuvendit të PD-së. Nëse objekti i mbledhjes së Kuvendit është në përputhje me statutin e PD-së, njofton mbledhjen e Kuvendit të partisë.

Çështja drejt gjykatës

Procedua e ndjekur nga Sali Berisha për administrimin e firmave të 4 200 delegatëve të pretenduar nuk ka asnjë bazë statusore dhe është një shpikje e tij. Por, nga ana tjetër, edhe procedura pretenduar nga Lulzim Basha nuk është e shkruar në statut. Në këto kushte, zgjidhjen mund ta japë vetëm gjykata. Nëse gjykata vihet në lëvizje, zgjidhja e çështje do të zgjatej disa vite. Nga ana tjetër, nuk përjashtohet as mundësia e hyrjes në veprim të prokurorisë nëse listat mund të rrjedhin dhe nëse delegatë që kanë emrin në formular, mohojnë firmën./ Nga Adriatik Doci, shqiptarja.com

/b.h

Next Post
Të rinj nga 23 vende të Europës vizitojnë Tiranën/ Veliaj: Si Kryeqyteti Europian i Rinisë, do të jemi platforma ku të rinj…

Të rinj nga 23 vende të Europës vizitojnë Tiranën/ Veliaj: Si Kryeqyteti Europian i Rinisë, do të jemi platforma ku të rinj...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherr mes punonjësve të një lokali në Tiranë, plagoset me thikë një prej tyre

Tiranë, 62-vjeçari humb jetën teksa ndodhej në një lokal. Dyshimet e para të policisë

February 1, 2026
Edon Zhegrova gati të largohet nga Juventus, sulmuesi shqiptar mund të shkëmbehet me Beton e Everton

Edon Zhegrova gati të largohet nga Juventus, sulmuesi shqiptar mund të shkëmbehet me Beton e Everton

February 1, 2026
Masivi i gurëve bllokoi aksin Librazhd-Qafë Thanë, të sëmurët transportohen nga mali me barelë

Masivi i gurëve bllokoi aksin Librazhd-Qafë Thanë, të sëmurët transportohen nga mali me barelë

February 1, 2026
Humbi kontrollin e mjetit dhe ra në përrua në aksin Mat-Shkopet, shpëton mrekullisht drejtuesi

Humbi kontrollin e mjetit dhe ra në përrua në aksin Mat-Shkopet, shpëton mrekullisht drejtuesi

February 1, 2026
Dyshohet të ketë braktisur dy fëmijët e mitur, nis hetimi për 26-vjeçaren

Iu gjetën në kamion 360 shishe verë dhe pjesë këmbimi për makina, arrestohet shoferi 37-vjeçar në Durrës

February 1, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Opozita nuk është e shtypur, por e konsumuar!

February 1, 2026
Vendimi i KLGJ për ndihmësit ligjorë, Lamallari: Hap pozitiv për uljen e stokut të dosjeve

Vendimi i KLGJ për ndihmësit ligjorë, Lamallari: Hap pozitiv për uljen e stokut të dosjeve

February 1, 2026
Engjëll apo kryeministre? Afresku me fytyrën e Giorgia Melonit në Romë ndez debate dhe polemika

Engjëll apo kryeministre? Afresku me fytyrën e Giorgia Melonit në Romë ndez debate dhe polemika

February 1, 2026
Protesta e kamionistëve bllokon eksportet nga Divjaka, fermerët: Të paktën të nxjerrim shpenzimet

Protesta e kamionistëve bllokon eksportet nga Divjaka, fermerët: Të paktën të nxjerrim shpenzimet

February 1, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Shkurt 2026

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In