• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beteja absurde se kush është “politika e re” midis partive të reja

by Ervis Iljazaj
14/12/2024 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Ndër të tjera, në panoramën politike shqiptare po shpërfaqet një konflikt i ri. Është konflikti midis partive të reja. Duke qenë se këto parti, nga “Shqipëria Bëhet”, “Nisma-Thurje” apo “Bashkë” e Arlind Qorrit, pa hequr këtu ndonjë parti tjetër si “Mundësia” për shembull, synojnë pak a shumë një tortë elektorati të ngjashme, do të ishte normale që herët apo vonë të kishte dhe konflikte midis tyre.

Sepse që të gjitha këto parti retorikën kryesore të tyren, më shumë se sa ideologjike, e kanë anti sistemike.

Të gjitha pa përjashtim, kryefjalën e tyre kanë ndryshimin dhe rinovimin e klasës politike kundër dyshes dhe sistemit Rama-Berisha.

Duke qenë kështu, duket sikur secili drejtues prej tyre pretendon që ta përfaqësojë këtë elektorat. Në këtë mënyrë, lufta e tyre ka filluar që tani, në studiot televizive më së paku. Gara e tyre është se cila nga ato përfaqëson vërtetë të renë dhe se cila nga ato është kundër oligarkëve apo kundër sistemit politik. Me pak fjalë, cila nga ato është ‘’ndryshimi’’ i vërtetë.

Mirëpo kjo ‘’luftë’’ absurde që bëjnë midis njëra-tjetrës është njësoj si ‘’lufta’’ midis të varfërve. Lufta midis të varfërve është një metaforë sociologjike që paraqet konfliktet në shtresat më të varfëra të shoqërisë duke lënë të qetë shtresat më të pasura të saj. Zihen në varfërinë e tyre në vend që të kërkojnë të kenë akses në të mirat materiale të shoqërisë.

Fiks kështu po ndodh edhe me partitë e reja, në Shqipëri. Diku për delirin e ndonjë drejtuesi, diku për paaftësinë politike, partitë e reja janë duke zhvilluar një betejë se kush do të përfaqësojë të renë. Në vend që të bashkojnë forcat kundër sistemit politik aktual, ato janë duke e ndarë edhe atë pak elektorat që mund ta përfaqësonin më së mirë së bashku. Në vend që të pretendojnë që të marrin elektorat nga dy partitë e mëdha, ato janë duke punuar për të marrë një pjesë të vogël të elektoratit duke krijuar përçarje dhe midis njëra-tjetrës.

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2025 do të kenë edhe një funskion të rëndësishëm për demokracinë shqiptare. Përveç faktit se kush do të jetë fituesi, ato të përcaktojnë nëse sistemi politik 34 vjeçar Rama-Berisha do të depërtohet dhe do të çahet nga parti të reja, apo ky sistem do të vazhdojë të qeverisë Shqipërinë edhe për shumë vite të tjera. Futja në skenën politike të partive të reja, kësaj here nuk ka rëndësi, të majta apo të djathta, do t’i shërbente sistemit politik shqiptar dhe demokracisë tonë. Kjo gjë do ti jepte fund binomit Rama-Berisha dhe do të krijonte një hapësirë të re politike për perspektivën e Shqipërisë.

Mirëpo ky qëllim mund të arrihet vetëm nëse partitë e reja bëhen bashkë kundër këtij sistemi. Në të kundërt, do të fragmentizonin elektoratin e tyre dhe në terma pragmatiste do të humbisnin qëllimin. Nuk ka dyshim se skena politike shqiptare ka nevojë për ripërtëritje. Ka nevojë për fytyra dhe forca të reja. Ata që thonë se fragmentizimi i opozitës apo dalja e partive të reja është në favor të Ramës, ende nuk e kanë kutpuar se sfida e vërtetë e zgjedhjeve të vitit 2025 nuk është nëse do të fitojë Rama apo Berisha, por nëse ky binom 34 vjeçar do të arrijë që të çahet dhe të fillojë rinovimi i sistemit politik shqiptar.

Dhe këtë qëllim partitë e reja duhet ta kuptojnë që vetëm bashkë, madje me një listë të përbashkët, mund ta arrijnë qëllimin. Në të kundërt, sistemi politik 34 vjeçar i Shqipërisë do të vazhdojë të qeveriset edhe për shumë vite të tjera nga binomi Rama-Berisha.

Next Post
“Mos ju kanë rrahur!?”, Spaho-Spiropalit: Në fytyrë jeni shumë e egër! Nëse ju ka ndodhur gjë na thoni…

Mbledhja e përbashkët Shqipëri - Kosovë, Spiropali zbardh axhendën: Fokusi në avancimin e objektivave strategjike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kritikat e SHBA ndaj BE-së, Kallas: Evropa ka nënvlerësuar fuqinë e saj ndaj Rusisë

Kritikat e SHBA ndaj BE-së, Kallas: Evropa ka nënvlerësuar fuqinë e saj ndaj Rusisë

December 6, 2025
“Tregohuni të zotët e vetes”, SHBA i jep afat Europës: Keni kohë deri në 2027-tën për..

Nga shtimi i ushtrisë tek “triumfi kulturor me Europën”/ Trump publikon Strategjinë e Sigurisë Kombëtare

December 6, 2025
Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: Vendimi në një moment kyç për Shqipërinë

Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: Vendimi në një moment kyç për Shqipërinë

December 6, 2025
“Postoi në instagram foto të miat dhe…”/ I riu e denoncon në polici, e pëson 27-vjeçarja në Durrës!

“Postoi në instagram foto të miat dhe…”/ I riu e denoncon në polici, e pëson 27-vjeçarja në Durrës!

December 6, 2025
Kritika për sigurinë ushqimore, raporti i Progresit i BE-së për Shqipërinë vë në dukje dobësinë e sistemit të kontrollit

Kritika për sigurinë ushqimore, raporti i Progresit i BE-së për Shqipërinë vë në dukje dobësinë e sistemit të kontrollit

December 6, 2025
Çështja e detit me Greqinë, reagon Ilir Meta: Mos e trajtoni si tokat e Gjipesë! Ja çfarë ndodh nëse shkojmë në Hagë!

Çështja e detit me Greqinë, reagon Ilir Meta: Mos e trajtoni si tokat e Gjipesë! Ja çfarë ndodh nëse shkojmë në Hagë!

December 6, 2025
Vrasës dhe përdhunues, lirohen gabimisht 300 kriminelë në Angli. Mediat: Kaos në menaxhimin e burgjeve

Vrasës dhe përdhunues, lirohen gabimisht 300 kriminelë në Angli. Mediat: Kaos në menaxhimin e burgjeve

December 6, 2025
Vokshi dhe Mediu në IDU: Disa në Bruksel na shohin si anti-europianë pse punësuam në fushatë menaxherin e Trumpit

Vokshi dhe Mediu në IDU: Disa në Bruksel na shohin si anti-europianë pse punësuam në fushatë menaxherin e Trumpit

December 6, 2025
“Lajme dezinformuese”, Urdhri i Stomatologut: Nuk ka zgjedhje të reja, Presidenti është zgjedhur dhe njohur ligjërisht

“Lajme dezinformuese”, Urdhri i Stomatologut: Nuk ka zgjedhje të reja, Presidenti është zgjedhur dhe njohur ligjërisht

December 6, 2025
Avokatët e Veliajt: E drejta për t’u njohur plotësisht me aktet, kusht themelor për mbrojtje efektive

Avokatët e Veliajt: E drejta për t’u njohur plotësisht me aktet, kusht themelor për mbrojtje efektive

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In