• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Besueshmëri në rënie, interneti, teknologjia dhe roli i reporterit

by Java News
17/03/2019 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Besueshmëri në rënie, integritet që gjithashtu vjen duke rënë, lidhje me biznesin dhe politikën etj. Këto janë vetëm disa nga problemet me të cilat përballet media shqiptare sot, ndërkohë që mungesa e reporterëve profesionistë në media, në disa raste është një tjetër problem i kësaj të fundit. Reporterët duket se vuajnë gjithashtu krizën, për vetë mënyrën se si media funksionon, për mënyrën se si trajtohen dhe vlerësohen. Shtrohet pyetja, cili është roli i reporterit në ditët e sotme dhe si ka ndryshuar ai ndër vite?!

INTERNETI, TEKNOLOGJIA DHE ROLI I REPORTERIT

Zhvillimi i teknologjisë është gjithashtu diçka që ka ndikuar drejtpërdrejt në rolin e reporterit, në mënyrën se si lajmi shkon te publiku dhe në profesionalizmin e medias.“Kriza” e reporterëve është në fakt një krizë që ka filluar prej vitesh, por që me kohën ngjan se është rënduar në disa drejtime të caktuara. Nëse dikur reporterët kryenin punë me normë për të mbushur faqet e gazetave, sot mund të themi se nuk ka reporterë të mirëfilltë, apo puna e tyre në një masë të madhe është e pavlerësuar dhe e fundit në rradhën e hierarkisë të punëve në media, nëse mund të flasim për hierarki, gjë që përkthehet edhe në mungesë integriteti të reporterit, që lidhet edhe me arsye si pagat e ulëta të gazetarëve apo mungesa e kontratave të punës dhe sigurimeve.Në vend funksionojnë disa organizata, të cilat synojnë mbrojtjen e të drejtave dhe statusin e gazetarëve, ndërkohë që edhe institucione ndërkombëtare që operojnë në vend kanë marrë përsipër një mision të tillë. Një prej tyre është edhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, e cila mes të tjerash monitoron edhe funksionimin e pavarur dhe të qëndrueshëm të medias, por që për momentin u shpreh se nuk e kishte të mundur të prononcohej për TemA TV në lidhje me pozicionin e reporterëve sot në median shqiptare.

‘RREZIKU’ I ‘GAZETARISË QYTETARE’

Ndryshimi i tregut kudo në botë, ndërkohë ngjan se ka rritur kërkesën për ‘gazetarë multimedialë’, ndërsa nga ana tjetër duket se kemi një konsolidim të të ashtuquajturës gazetari qytetare, që ndikojnë në raport me rolin, që reporteri tradicionalisht është besuar se ka mbajtur.Ritheksojmë se interneti dhe media online e kanë ndryshuar thelbësisht mënyrën e raportimit dhe të bërit gazetari. Krijimi i blogjeve, të cilëve publiku iu referohet jo rrallë, madje shpesh, më tepër edhe se sa medias tradicionale dëshmon për diçka të tillë. Por rritja e fuqisë së medias online, jo domosdoshmërisht përkthehet në raportim cilësor, edhe pse pushteti dhe politika ngjan se e ndiejnë peshën e saj. Gjykimi i mediave si kazan nga ana e kryeministri Edi Rama, për shumëkënd tregon pikërisht se media po kryen rolin e vet, ndërsa për të tjerë, fatkeqësisht tregon perceptimin negativ të krijuar për median.

MEDIA PËRBALLË INTERESAVE POLITIKË DHE EKONOMIKË

Një problem tjetër që vlen të nënvizohet është pikërisht raporti dhe lidhjet që krijojnë mediat dhe pronarët apo drejtuesit e tyre me politikën dhe interesat e ndryshme ekonomike, të cilat pastaj ndikojnë në cilësinë e lajmit dhe pozitën e reporterit.

RAPORTIMI DHE GAZETARËT PËRBALLË VETES

Duket se kriza ka nxjerrë në pah edhe një problem tjetër, për të cilin fajtorë janë vetë gazetarët dhe që ka të bëjë me rënien e standardeve të profesionalizmit të tyre. Por cilat janë “sakrificat”, që duhet të bëjë një reporter për punën e tij dhe si ka ndryshuar qasja e tyre ndaj kësaj pune ndër vite?!Megjithatë, nuk mungojnë reporterët e rinj, të cilët janë të gatshëm të sakrifikojnë për profesionin e tyre…Ndërkohë një tjetër model ofrojnë mediat e huaja dhe disa organizata që operojnë në Shqipëri e që lidhen me punën e reporterit.

RRUGA DREJT “SHPËTIMIT”?

Por a mund të ketë ndonjë mënyrë për të përmirësuar situatën në median shqiptare dhe reporterët të arrijnë të vendosin integritetin dhe statusin e tyre?! Aleksandër Çipa, kreu i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, vëren se mbrojtja e të drejtave të gazetarëve mund të bëhet nëse gjendet një formë bashkëpunimi mes gjithë organizatave të medias.Ndërkohë që media shqiptare përjeton ndryshime nga më të ndryshmet në formë dhe në cilësi, ajo që mund të themi është se roli i reporterit është në krizë dhe për këtë ndikojnë vetë mediat dhe pronarët e tyre me interesat ekonomike dhe politike, trajtimi ekonomik që u bëhet reporterëve dhe pasiguria sociale, por edhe kërkesat e ulëta profesionale që në disa raste vetë reporterët kanë ndaj vetes. Fakt është se media shqiptare është në krizë dhe pavarësisht se tituj mediash të ndryshme, kryesisht on-line, shtohen dita-ditës, të tjerë tituj mbyllen dhe ky fakt nuk hedh poshtë praninë e krizës së shtypit në vendin tone, por përkundrazi tregon se media është në një rrugëtim të vazhdueshëm dhe ende nuk ka gjetur identitetin e vet./Tema TV

Next Post
Atmosfera e Tokës është më e madhe nga sa kemi menduar deri tani

Atmosfera e Tokës është më e madhe nga sa kemi menduar deri tani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

March 24, 2026
Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

March 24, 2026
PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

March 24, 2026
Nafta paralizon bujqësinë, fermerët rikthehen tek kuajt në kulmin e të mbjellave: S’kemi mundësi të blejmë karburant për traktorët

Nafta paralizon bujqësinë, fermerët rikthehen tek kuajt në kulmin e të mbjellave: S’kemi mundësi të blejmë karburant për traktorët

March 24, 2026
Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


March 24, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

March 24, 2026
Detaje nga krimi në Roskovec/ I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë pak ditë më parë për të “shuar” sherrin

Detaje nga krimi në Roskovec/ I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë pak ditë më parë për të “shuar” sherrin

March 24, 2026
Tirana mirëpret për herë të parë takimin e Grupeve të Punës të EBRA-s, Ministrja Ibrahimaj: Modernizojmë regjistrat e biznesit

Tirana mirëpret për herë të parë takimin e Grupeve të Punës të EBRA-s, Ministrja Ibrahimaj: Modernizojmë regjistrat e biznesit

March 24, 2026
GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

March 24, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In