Nga Edison Ypi
Kuçi, maçi, miu, buçja, derri, dosa, janë bërë bashkë po përgojojnë Amerikën, Europën, Perëndimin. Kusur s’po u lënë. Me Libër Shtëpie i kanë marrë.
Tmerrohesh nga ky turp i paparë, kjo lebeti e padëgjuar.
Nuk do t’i dëgjosh, dhe mbyll veshët. E pamundur. Klithmat vijnë.
Nuk do t’i shohësh, dhe mbyll sytë. Asgjë s’ndryshon. Surretërit duken edhe me sy mbyllur.
Për të mos parë as dëgjuar, i mbyll edhe sytë edhe veshët, dhe, që mos të arrijë kutërbimi, zë dhe hundët. Rri e pret me gjak të ngrirë se më së fundi ndodhesh jashtë rrezikut, ja hodhe, shpëtove.
E kotë. Asnjë rezultat. Sa më tepër brima të mbyllësh, aq më të egra i dëgjon çjerrjet, aq më te llaftarshme të dalin pamjet, aq më të qelbët e ndjen aromën e qenefit.
Meqënse s’kupton çfarë po ndodh, të duket e pabesueshme, dhe, në çudi e sipër, duke mos ditur ku të strukesh, ikën ku të çojnë këmbët. Prapa maleve. Nëpër lugina të thella me ujra, lepuj, dhelpra. Nëpër shpella të errëta me gjarpërinj, kukuvajka, lakuriq nate.
Kot lodhesh. Sa më tepër largohesh dhe fshihesh, aq më të frikshme vijnë ulurimat, aq më të qarta pamjet, aq më të neveritshme qelbërsirllëqet.
Vazhdojn këto rropatje të kota derisa kupton se nga përgojuesit e Amerikës nuk shpëton dot kurrsesi, edhe prapa diellit të arratisesh.
Aq ngulmues janë këta plehra në përgojimin e Perëndimit dhe perëndimorëve, sa nuk u beson syve, veshëve, njerzve, gazetave, televizioneve, Internetit. Thua me vete: Ore jam zgjuar apo në ëndërr ? Jam gjallë apo kam vdekur ? Ndodhem në këtë botë apo në tjetrën ?
Pa fjalë, pa frymë, pe mendje, pa ndjenja, mbetesh tek dëgjon rrugaçët që përgojojnë Amerikën dhe Perëndimin.
Është hajvanllëku dhe komunistllëku më i qelbur, më i paimagjinueshëm dhe më i pakrahasueshëm me me asnjë fakt apo supozim, asnjë rrëfim real apo imagjinar, asnjë veprim ose mosveprim të skajshëm kontraproduktiv.
Nuk mund as të ngushëllohesh duke thënë me vete: hë mo se s’ka pyll pa derra, as shtëpi pa halè, është natë, ja dhe pak, do gdhihet, do dali drita, dhe çdo gjë ndreqet. Është shpërdorim kohe. Derrat, gaforret, gjarpërinjtë, zhabat, mizat, mickonjat, nuk dinë të ndalen para shkatërrimit të shtëpisë së vet në përputhje të plotë me ligjet e Kijametit.
Thuaju: Ej, o horra, mjaft se na fëlliqët. Boll se latë nam. Mos e teproni. Ka një kufi për çdo gjë. U the këtë, të piu e zeza. Ndizen edhe më keq. Pas Librit të Shtëpisë, ja hapin Amerikës edhe procesverbalet e Policisë, dëshmitë e Sigurimit të Shtetit, madje dhe defterët e bakallit në kohrat e krizave të shekullit të kaluar, deri dhe regjistrat e vjetër të kishave dhe xhamiave për hulumtime anagrafike. I futen Perëndimit edhe në brimat më të thella dhe misterioze që Zoti ka harru ku ja ka bo njeriut.
Tu thuash kafshë, shtazë, shpellarë, majmunë, mamuthë, centaur gjysëm zhabë gjysëm zhapik, janë të gjitha krahasime aproksimative që nuk u bëjnë asnjë përshtypje.
Lodhu sa të duash, nuk e gjen dot kurrë cilës specie i përkasin shqiptarët anatemues të Perëndimit.
As komunista nuk i quan dot. Komunistave u marrin të ligat. Komunistat e quanin Amerikën vend të degjeneruar, tigër prej letre, xhelat ndërkombëtar, xhvatës të popujve. Komunistat ja kishte çu Amerikës Sigurimin te Zëri i Amerikës ku ende sot është ulur këmbëkryq në krye të vatrës dhe sofrës. Sigurimsat, flisnin dhe flasin, nga mikrofonat e VOA me zë të zvargur, me pëshpërimë që të ngjallte mëshirë, demek po punojmë në gojë të ujkut, po sakrifikojmë në të mirë të Atdheut. Pra komunistat, urtebutë, me pak diplomaci dhe shumë spiunllëk, i kishin zgjidhur problemet me Amerikën. Jo si kta katranët belbanë që s’lënë kamera e mikrofon pa shkrofëtitur kundër Amerikës.
Ka, në fakt, një ngjajshmëri mes llapaqenave të sotëm që i janë vënë pas me bukë në torbë Amerikës, dhe kurvave të bordellove, nga pikpamja llap e ngop se përveç ndonjë huri që mund tu ngulet, asgjë tjetër s’i gjen. Por edhe ky krahasim çalon tej mase. Kurvat e kanë një cak, llapin sa llapin, dhe lodhen, dhe heshtin. Llapaqenave injorantë që merren me Amerikën u janë këputur kapistallët, u janë prishur frenat e këmbës dhe të dorës, u është çmendur aoftueri, u është shkatërruar hardueri. Ku dun me dit komunistat e ardhur nga guxhuvërrat e komiteteve të Partisë së Punës se ka një prag, ka një kufi, ka një moral, ka një yzengji, që të pengon, që të ftillon, që ta ndal hovin e budallallëkut që ta shton hedhja e kockës.
Diktatura dhe diktatori nuk e bënë këtë idiotllëk, këtë çmenduri, këtë halabakllëk, që po bëjnë sot pasardhësit e tyre bastardë, nënprodukte komuniste për të vjellë.
Mund të shkosh me rradhë në të gjitha çmendinat e botës të kërkosh të ngjajshmit e shqiptarëve idiotë që përgojojnë Amerikën. Ke për të gjetur tipa që do të bëjnë me qesh ose me qa për gjithë jetën derisa të vdesësh. Por si budallejtë tanë gojëçthurur, 1 për Bè s’e gjen dot.
Thuaju, bërtitu duke ua hedhur në surrat të gjitha stërkalat e pështymës, uluritu te rrëza e veshit, merri me të mirë, kërcënoi, kujtoi se Amerika na ka falur një Shtet, Kosovën, se pa Amerikën do kishim vdekur 10 herë, do kishim ngordhur 100 herë, do ishim kalbur 1000 herë, se pa Amerikën do kishim mbetur një kolkoz, një gulag rus, dhe Shqipen do e shkruanim me cirilicka, ndërsa me Amerikën po zhdëpemi me mish e pilaf dhe po presim miliona turista, se kjo që bëni ju llapaqenat është një Besprerje kolosale që rrënqeth edhe të vdekurit në varr, një pandershmëri e turpshme, një veprim autodestruktiv i pashoq që dënohet më rëndë me Kanun se me Ligj. Me kë e ke ore. S’kanë të ndalur. Po u fole në këtë mënyrë ta shurdhojn Karlin me llafe.
Thuhet se Komisioni parlamentar “Qëni & Zagari” ngritur enkas po përgatit Ligj të posaçëm për langonjtë që i janë lëshuar Amerikës tua presi gjuhën me bishtin e bukës, shqyejë gojën dhe shkuli rrushin me vegla torture mesjetare. Të presim ça do qullosi komisioni me jurista të kalitur në beteja proletare në kohë Demokracie.
Te lumte, mik i dashur!