Qumështi i furrtares së zezë apo buburrecit, është shumë i pasur me proteina, thonë shkencëtarët. Qumështi i këtij insekti një ditë mund të transformohet një suplement shumë të rëndësishëm për konsumin njerëzor.
Shkencëtarët kanë zbuluar se buburreci i ushqen të vegjlit e vet me qumësht që ka një formulë e cila është shumë e pasur me proteina, yndyrë dhe sheqer, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Elementet ushqyese që përmban ky qumësht, nuk gjenden në qumështin që e pini për çdo ditë./a.k









