• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Besoja se Rama do bënte histori”/ Zhgënjehet Shpëtim Nazarko: 10-20 vitet e ardhshme të vështira për Shqipërinë

by Java News
24/06/2020 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Shpëtim Nazarko ka folur në “Provokacija” për situatën politike në Shqipëri, investimet, turizmin duke u ndalur edhe te qeverisja aktuale.

Nazarko u shpreh se shtetari është ai që bën ligje, ndërsa politikani bën politikë.

“Një shtetar nga një politikan dallohet sepse duhet të bësh strategji kombëtare, një reformë territoriale, një reformë arsimore të klasit të parë”, u shpreh ai.

Gjatë intervistës Nazarko tha për gazetarin Mustafa Nano se ende bëhen investime të pabaza në Shqipëri.

“Rama dhe qeveria e tij duhet të kuptojë se nuk është çështje parash. Tani mendojmë se mund të na shpëtojnë ata para të Eurobondit. Vazhdojmë të harxhojmë kot para. 

Jemi në vështirësi të mëdha, në mandatin e dytë duhet të kishte bërë punë më të mirë. Ai kishte shumë mundësi. Kam besuar që në mandatin e parë do krijoheshin mundësi punësimi. 

Këshilltarët e gabuar apo nevoja elitare të çon në dështim. Situata e tanishme është shumë e komplikuar, shikoj vërdallë një popull opozitar shumë më të madh se opozita”, tha Nazarko.

Nazarko u shpreh se në Shqipëri vazhdon të punohet pa plan dhe investimet nuk pritet të kenë cilësinë e duhur. Gjithashtui ai theksoi se duhet të ishte më bërë më shumë për arsimin profesional që sipas Nazarkos duhet të ishte themeli.

“Produkt i mungesës së strategjisë kombëtare. 7 vjet për mua do të ishin të mjaftueshëm për të krijuar një arsim të mesëm profesionale, i cili duhet të ishte themeli. Reformë toke nuk ka, sistem energjetik të klasit të parë nuk ka.

Përse duhet të vijnë investitorët e huaj serioz.  Kur shikon që në këtë vend prona nuk është e sigurt, ligji nuk është e sigurt, nuk ka arsye përse të vijë. 

Nëse do të kisha arsim të klasit të parë profesional, ndërmarrje të mëdha do të vinin këtu. 10-20 vitet e ardhshme do të jenë shumë të vështira për Shqipërinë kushdo që do ta qeverisë”, deklaroi Nazarko.

I ndalur te turizmi, Nazarko u shpreh se thjesht po bëhet një tallje, pasi mungesa e investime në bujqësi nuk mund të sjellë turizëm në nivele standarde.

“Që të fitohen para nga turizmi duhet të kemi bujqësi të klasit të parë. Po të shkojmë në Vlorë, ata që në janar importojnë produkte të huaja. Në momentin që nuk ke bujqësi, çfarë turizmi do të kesh, je duke u tallur me popullin tënd.

Unë shpresoja te Rama se duke ardhur nga një krah tjetër, besoja se do të kishte qetësinë e duhur për ta parë Shqipërinë si art, për të bërë histori. 

Nëse ne nuk do të fusim në lojë njerëz të tjerë, apo që kryeministri të kuptojë që për beteja të mëdha duhen batalione të mëdha”, u shpreh ai.

g.kosovari

Next Post
VIDEO+FOTO/ S’ka paqe për Meksikën, edhe mbi 400 lëkundje të tjera. Panik te banorët

VIDEO+FOTO/ S'ka paqe për Meksikën, edhe mbi 400 lëkundje të tjera. Panik te banorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

March 15, 2026
Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

March 15, 2026
Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

March 15, 2026
Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

March 15, 2026
VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

March 15, 2026
Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

March 15, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rritja e çmimeve të naftës, Rama: Po ndodh në të gjithë botën, por nuk do të rrimë duarkryq

March 15, 2026
Kushtet ekstreme të motit në Ukrainë, Trump: Putini ra dakord për një armëpushim njëjavor

Pse Trump po kërkon ndihmë edhe nga Pekini: Sinjalet kontradiktore të udhëheqësit amerikan

March 15, 2026
E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

March 15, 2026
Tronditet Drashovica e Vlorës, shpërthen bombola në një banesë

Tronditet Lezha, tritol automjetit të një agjenti policie

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In