• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Besnik Mustafaj: Ndërkombëtarët nuk kanë solidaritet me rrugën që ndjek opozita

by Java News
30/03/2017 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Publicisti Besnik Mustafaj tha se Partia Socialiste nuk është më ajo e 4 viteve më parë, dhe se kredibiliteti i popullit për të ka rënë. Ai i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24 tha se edhe pse nuk sheh shenja të prishjes së koalicionit mes PS dhe LSI, mes tyre do të ketë një luftë nervash për atë që do të ndodhë më 18 qershor.

“Zgjedhjet në Kavajë do të jenë parashfaqja e asaj që do të ndodhë më 18 qershor. Kjo është një luftë nervash mes PS dhe LSI për atë që do të ndodhë më 18 qershor. Nuk shoh shenja prishjesh koalicioni, por shoh më shumë pazare nga ana e LSI-së. Lideri i PS nuk duket se po i merr seriozisht sinjalet djegëse që dërgojnë personalitete të LSI-së,” tha Mustafaj.

Mazhoranca shkon me koalicion të plotë?
Mustafaj: Nuk e di a do jetë i plotë, pasi mungon PBDNJ, por besoj se Meta-Rama do jenë bashkë në zgjedhje.

Nëse shkon në zgjedhje, a i fiton PS pa LSI-në zgjedhjet?
Mustafaj: Ne nuk kemi matës realistë të zgjedhjeve. Nuk i ka fituar as në 2013-n kur i kishte më shumë mundësitë. Në një shoqëri me aftësinë për të analizuar, duhet kujtuar se kredibiliteti te PS ka rënë, por shoqëria jonë harron shpejt. Besoj PS do marrë më pak se sa para 4 viteve, nuk gjej arsye pse të marrë më shumë vota.

PD këmbëngul që nuk do hyjë në zgjedhje..
Mustafaj: Nuk thotë që në mënyrë absolute jo, por kërkon plotësimin e kushteve, pra qeverinë teknike. Besoj se tani ka shumë pak të pavendosur. Në kokën e njerëzve është përcaktuar se kujt do i jepet vota. Nuk ka surpriza. Nuk ka emra të rinj që të bëjnë të lëkundet zgjedhja. Po u bënë vetëm me mazhorancën, atëherë kemi vetëm votime dhe jo zgjedhje.

Rezoluta PPE i bën thirrje partive të djathta në rajon të marrin pjesë në proceset zgjedhore
Mustafaj: Janë një seri reagimesh të drejtëpërdrejta kohët e fundit. Ato përmbajnë dhe kritika të ashpra ndaj mazhorancës që përputhen me ato të opozitës. Që do të thotë se kauza e opozitës, janë të drejta dhe është kuptuar nga ndërkombëtarët. Por nuk ka solidaritet për mënyrën se si opozita e ka gjetur zhvillimin e kësaj kauze. Është në detyrë të lidershipit të përcaktojnë strategjitë e nevojshme për të shtuar solidaritetin jo vetëm për kauzën, por edhe me rrugët për realizimin e kësaj kauze.

ma.me

Next Post
Video e pa publikuar e një skene filmi të realizuara nga Kadri Roshi

Video e pa publikuar e një skene filmi të realizuara nga Kadri Roshi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaja Kallas: Bashkimi Europian po shqyrton masa për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Kaja Kallas: Bashkimi Europian po shqyrton masa për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 16, 2026
Thyhen dyert e shkollës në Lezhë, zbulohet grupi prej 6 personash që vodhën pajisjet

Thyhen dyert e shkollës në Lezhë, zbulohet grupi prej 6 personash që vodhën pajisjet

March 16, 2026
“Ditë e natë do ta qaj”, foshnja dy muajshe i ndërroi jetë, flasin prindërit: Ishte me infeksion në mushkëri, vetëm flinte

“Ditë e natë do ta qaj”, foshnja dy muajshe i ndërroi jetë, flasin prindërit: Ishte me infeksion në mushkëri, vetëm flinte

March 16, 2026
Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor! Në fokus projekte për qytetin

Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor! Në fokus projekte për qytetin

March 16, 2026
Tritol pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet

Tritol pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet

March 16, 2026
Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

March 16, 2026
Rritja e çmimit të naftës, ministrja Ibrahimaj: Reflektim i tregut ndërkombëtar, ja kur rikthehet bordi i transparencës

Rritja e çmimit të naftës, ministrja Ibrahimaj: Reflektim i tregut ndërkombëtar, ja kur rikthehet bordi i transparencës

March 16, 2026
Ekzekutoi Klevis Lleshin për 50 mijë euro, ja kush është Sabah Nuzi! Porositi tritolin për 36-vjeçarin nga burgu i Fushë-Krujës

Ekzekutoi Klevis Lleshin për 50 mijë euro, ja kush është Sabah Nuzi! Porositi tritolin për 36-vjeçarin nga burgu i Fushë-Krujës

March 16, 2026
Terrorizoi banorët me kallash, arrestohet 40-vjeçari. Pranga edhe grekut që kërkonte florinj

Terrorizoi banorët me kallash, arrestohet 40-vjeçari. Pranga edhe grekut që kërkonte florinj

March 16, 2026
Lufta në Iran trondit garën mes JD Vance dhe Marco Rubios për vitin 2028

Lufta në Iran trondit garën mes JD Vance dhe Marco Rubios për vitin 2028

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In