• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Besim Hajdarmataj para Kolegjit të Apelimit, cilët janë gjyqtarët që do vendosin për fatin e tij

by Java News
23/01/2020 17:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka zgjedhur sot përmes shortit trupin gjykues, i cili do të vendosë nëse prokurori i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj do të shkarkohet nga detyra apo do të shërbejnë në drejtësi. Trupi gjykues do të kryesohet nga gjyqtarja

Rezarta Schuetz, ndërsa relator i çështjes do të jetë Ardian Hajdari. Pjesë e trupit gjykues si anëtarë do të jenë edhe Ina Rama, Natasha Mulaj dhe Sokol Çomo. Ndërkaq çështja e iniciuar nga Komisioneri Publik për prokurorin Hajdarmataj është regjistruar në Kolegjin e Apelit në 14 janar të këtij muaji. Në 16 tetor të vitit 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (shkalla e parë e Vetingut), me trupë gjykuese të përbërë nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Suela Zhegu, vendosi të konfirmonte në detyrë Besim Hajdarmataj, me konkluzionin se ka arritur një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë dhe figurës, si dhe nivel kualifikues në vlerësimin e aftësive profesionale.

Por, në 4 dhjetor 2019, përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit të Vetingut, i kërkuan Komisionerit Publik që të ankimojë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj. Në rekomandimin për rikthimin e Hajdarmatajt në Veting, thuhet ONM shpreh dyshime se prokurori ka marrë ryshfet në këmbim të sabotimit të dosjeve, ndonëse këto dyshime mbetet për t’u provuar. Në 20 dhjetor 2019, Komisioneri Publik ka kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin nga detyra të prokurorit të Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj. Në ankimim, përpos të tjerave, thuhet se Hajdarmataj, gjatë kohës kur ka qenë drejtues i Prokurorisë së Kurbinit, ka i mbyllur dosjen një grupi që ushtronte veprimtari në fushën e bixhozit. Grupi prej 15 vetash ka ndalur dhe kërcënuar 5 punonjës të Njësisë së Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit, duke u marrë me forcë 5 makineri APEX.

Për gati 1 vit e 3 muaj Hajdarmataj nuk ka krye asnjë hetim dhe në fund ka mbyllur dosjen. Kur është pyetur se pse e ka mbyllur këtë dosje pa bërë asnjë hetim, prokurori Hajdarmataj, në shpjegimet e tij, ka vënë në dyshim rrethanat e kallëzuara nga zyrtarët shtetërorë. Sipas ONM dhe Komisionerit prokurori kishte lidhje me njërin nga anëtarët e grupit të kallëzuar penalisht për “kundërshtim të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “vetëgjyqësi”. Kjo lidhje është konstatuar nga vetë KPK-ja që e konfirmoi në detyrë prokurorin. Nga hetimi ka rezultuar se prokurori ka shkëmbyer mesazhe si dhe ka udhëtuar disa herë jashtë vendit me personin që i ka mbyllur dosjen. “Nga të dhënat e sistemit TIMS, rezultojnë kalime të përbashkëta të kufirit shqiptar përmes aeroportit të Rinasit, duke realizuar fluturime në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin destinacion, më shumë se një herë”, thuhet në ankimim. Do të jetë pikërisht trupa gjykuese e Kolegjit, e cila do të thotë fjalën e fundit për të gjitha këto pretendime. /shqiptarja.com/

Next Post
Debati me Greta Thumberg në Davos, Sekretari amerikan i Thesarit: Të shkojë më parë në universitet pastaj të na takojë

Debati me Greta Thumberg në Davos, Sekretari amerikan i Thesarit: Të shkojë më parë në universitet pastaj të na takojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosjet Epstein, emri i Vladimir Putinit përmendet mbi 1 mijë herë

Dosjet Epstein, emri i Vladimir Putinit përmendet mbi 1 mijë herë

February 2, 2026
Berisha i fshihet SPAK-ut, kreu i opozitës nuk paraqitet për “21 Janarin”

Standardet e SPAK-GJKKO: Agim Ismailaj e Ilir Beqaj grup kriminal, 21 Janari dhe Bajrat jo!

February 2, 2026
Uji më i shtrenjtë se kafeja, baret rrisin çmimet deri në 30%

Uji më i shtrenjtë se kafeja, baret rrisin çmimet deri në 30%

February 2, 2026
Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një anëtar i familjes Nikulaj në berberhane

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një anëtar i familjes Nikulaj në berberhane

February 2, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Territorialja” mblidhet pa PD,! Sot afati i fundit i lënë nga PS për të pritur opozitën në komision

February 2, 2026
Lidhjet ruse të Epsteinit dhe gratë e përdorura si kurthe. Hija e manovrave të shërbimeve sekrete

Lidhjet ruse të Epsteinit dhe gratë e përdorura si kurthe. Hija e manovrave të shërbimeve sekrete

February 2, 2026
Rama reagon për protestat e PD: Pisllëku që lënë pas, si jashtëderdhja e plakut të lajthitur që i organizon

“Gjyqtarët po përdorin pushtetin për të rritur pagat, kosto 37 mln euro për buxhetin. Paguhen dyfish më shumë se rajoni”

February 2, 2026
Berberi i plagosur sillet me urgjencë te Trauma, plagë në shpatull, bark e këmbë

Berberi i plagosur sillet me urgjencë te Trauma, plagë në shpatull, bark e këmbë

February 2, 2026
Vranësira, kthjellime e reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e hënë

Vranësira, kthjellime e reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e hënë

February 2, 2026
Po kalonte me biçikletë te vijat e bardha, makina përplas humoristin Nexho Shabani

Po kalonte me biçikletë te vijat e bardha, makina përplas humoristin Nexho Shabani

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In