Besart Kallaku, i cili njihet edhe me emrin e rolit të në Portokalli “Gjini”, ka treguar se nuk mendon për martesë të afërt me Xhensila Myrtezaj.
Ai thotë se po shijojnë së bashku bashkëjetesën, pa pasur ende plane për martesë. “Ende nuk kemi diskutuar diçka të tillë (martesën), nuk kemi menduar që do të jetë së afërmi. Nuk do të jetë brenda këtyre dy vjetëve”. Kallaku dhe Myrtezaj janë një ndër çiftet e njohura të shou bizit shqiptar.










