Kohët e fundit, Besa Kokëdhimën po e shohim duke e ndryshuar vazhdimisht pamjen e saj. Në një fotografi të publikuar së fundmi, ajo shfaqet me flokë të zeza dhe me një pamje krejtësisht ndryshe.
Pamja e saj i ka befasuar edhe ndjekësit e Besës në rrjetet sociale, të cilët e kanë pasur të vështirë ta njohin.
“Flokët e zeza, të preferuarat e mia përgjithmonë”, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj.
Më poshtë ju sjellim edhe disa fotografi të tjera, në të cilat shihet eksperimentimi i saj me pamjen seksi.















