Ikja e Besart Kallakut dhe Erion Isait nga spektakli “Portokalli” bëri bujë të madhe. Erioni në një intervistë të disa ditëve më parë ka thënë se e kishte menduar edhe më parë largimin, por kur Besi vendosi të largohej, edhe ai u bind edhe më shumë për largimin.
Para pak ditësh u mësua se ata do të jenë bashkëprezantues me Ardit Gjebrenë, në festivalin e muzikës “Kënga Magjike”.Por duket se ky është vetëm fillimi i angazhimeve .
Ditën e sotme i ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë” në ‘Klan’, Erion Isai, zbuloi se bashkë me Besin kanë përgatitur një emision të gatshëm. “Kemi një emision të gatshëm që nuk e dimë se ku mund ta shesim, por do të jetë njëangazhim i vitit të ardhshëm. Këtë vit do ta mbyllim vetëm me ‘Këngën Magjike”, tha ai.
ma.me