• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

BERZH, ndihmë bizneseve të drejtuara nga gratë

by A R
02/12/2015 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) mbështet zhvillimin e sipërmarrjes së grave në Shqipëri me një hua prej 2 milionë eurosh për Bankën Intesa Sanpaolo Albania sh.a (ISBA), e cila do të lëvrohet në formë kredie.

Zv.kryeministri Niko Peleshi i pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes midis BERZH dhe Bankës Intesa Sanpaolo Albania sh.a (ISBA), u shpreh se, ky bashkëpunim mes bankave është një produkt që i vjen në ndihmë sipërmarrjeve të reja që drejtohen nga gra biznesmene.

Në emër të qeverisë, Zv.kryeministri Peleshi, përshëndeti iniciativën ndërsa theksoi se “Qeveria do të mbështesë këtë rrugë të nxitjes së kreditimit përmes skemave të ndryshme që i japin zhvillim biznesit të ndërmarrjeve të vogla e të mesme. Në këtë kuadër tha ai, qeveria do të miratojë sot ngritjen e Agjencisë së Zhvillimit Ekonomik Rajonal, qëndër që do të thithë fonde nga donatorë të ndryshëm, për t’i adresuar ato drejtëpërdrejt në mbështetje të biznesit”.

Kjo hua jepet në kuadrin e programit prej 20 milionë eurosh të BERZH për “Gratë në Biznes” në Ballkanin Perëndimor – për kreditimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) të drejtuara nga gratë në Shqipëri. ISBA do të jetë banka e parë që i bashkohet këtij programi në Shqipëri.

Financimi do të plotësohet nga asistenca teknike për institucionet financiare partnere dhe shërbime këshillimore të dedikuara për NVM të drejtuara nga gra. Programi mbështetet njëkohësisht nga qeveritë përkatëse të Italisë, Suedisë, Luksemburgut dhe nga Fondi Special i Aksionerëve të BERZH.

Phil Bennett, Zëvendës Presidenti i Parë i BERZH, u shpreh se “programi i BERZH për gratë në biznes ndihmon në adresimin e sfidave që hasin gratë sipërmarrëse në drejtimin e biznesit, si mundësitë e financimit apo asistenca teknike. Fuqizimi i grave ndihmon në ngritjen e një shoqërie gjithpërfshirëse, i cili është çelësi për një rritje të qëndrueshme ekonomike.”

Silvio Pedrazzi, Drejtori Ekzekutiv i ISBA, shtoi se “gratë sipërmarrëse në Shqipëri përballen me shumë sfida, dhe ne jemi këtu për t’i mbështetur ato duke krijuar mundësi financimi dhe këshillimi, të nevojshme për rritjen e bizneseve të tyre. Ndaj, ne ishim të parët që iu bashkuam këtij programi për të krijuar produkte të qëndrueshme financimi, të dedikuara për gratë sipërmarrëse.”

Programi “Gratë në Biznes” i BERZH fokusohet në përmirësimin e mundësive të financimit dhe këshillimit për NVM-të e drejtuara nga gratë. Linjat e kreditimit u akordohen bankave partnere me qëllim kreditimin direkt të këtyre bizneseve. Shërbimet këshillimore ofrohen së bashku me trainim dhe mbështetje afatgjatë për t’iu ofruar grave sipërmarrëse njohuritë për të ndërmarrë me besim hapa të mëtejshëm.

Që prej fillimit të operacioneve në Shqipëri, BERZH ka investuar gati 1 miliard euro në 70 projekte në sektorë të ndryshëm të ekonomisë së vendit.

ATSH

 

Next Post

Beqaj: 72% e rasteve me HIV/AIDS nga zonat urbane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthim i fortë në hyrje të Ambasadës Amerikane në Oslo, policia: Nuk ka të plagosur

Shpërthim i fortë në hyrje të Ambasadës Amerikane në Oslo, policia: Nuk ka të plagosur

March 8, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

March 8, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Nuk ka paqe në Iran, Trump: Do vazhdojmë derisa të vriten të tërë liderët

March 8, 2026
Sezoni ri turistik, Rama: Edhe më i suksesshëm pavarësisht përpjekjeve të punëzinjve! Panairi i Berlinit na vuri në piedestal

Sezoni ri turistik, Rama: Edhe më i suksesshëm pavarësisht përpjekjeve të punëzinjve! Panairi i Berlinit na vuri në piedestal

March 8, 2026
Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Italisë për 2500 euro, arrestohen tre persona në Tiranë

Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Italisë për 2500 euro, arrestohen tre persona në Tiranë

March 8, 2026
“Duam t’ju çlirojmë nga tirania”, Netanyahu shpall planin për ndryshim regjimi në Iran! Kritika edhe për OKB-në

“Duam t’ju çlirojmë nga tirania”, Netanyahu shpall planin për ndryshim regjimi në Iran! Kritika edhe për OKB-në

March 8, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Rama: Spekulime dhe thashetheme, lajmet për sulm mbi Shqipërinë. Jemi në NATO

Lufta në Lindjen e Mesme, Rama: Spekulime dhe thashetheme, lajmet për sulm mbi Shqipërinë. Jemi në NATO

March 8, 2026
Protesta para Kryeministrisë, policia nis procedim penal për Adriatik Lapajn dhe dy aktivistë

Protesta para Kryeministrisë, policia nis procedim penal për Adriatik Lapajn dhe dy aktivistë

March 8, 2026
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton për 4 të vdekur, viktima edhe në sulmin në Liban

Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton për 4 të vdekur, viktima edhe në sulmin në Liban

March 8, 2026
Kur politika sfidon rregullat. Pse mbrojtja e Kushtetutës është beteja e re demokratike

Kur politika sfidon rregullat. Pse mbrojtja e Kushtetutës është beteja e re demokratike

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In