Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër ku po merr pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor për tërheqjen e investimeve të huaja.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama i bëri thirrje BE që të tregohet më bujare dhe të hapë negociatat me Shqipërinë, pasi kjo do ndikojë në thithjen e investimeve
“Nuk kërkojmë të bëhemi menjëherë pjesë e BE, por duam hapjen e negociatave. Hapja e negociatave shoqërohet me rritjen e invesitmeve. Nëse BE nuk ka më para për ne OK, por duhet të tregohet më bujare me ne”, tha Rama
Në Samitin e Londres, i cili është organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), marrin pjesë shefat e qeverive të të gjitha gjashtë vendeve të rajonit, të cilat po prezantojne potencialet për investim para 200 përfaqësuesve të kompanive të cilat kanë treguar interes t’i zgjerojnë bizneset e tyre në rajon.
Sipas BERZH-it, plani është që të diskutohet për mënyrat për vazhdimin e axhendës për “lidhje të buta”. Element kyç nga kjo është krijimi i hapësirës së vetme investuese që përfshin harmonizim të legjislacionit, evitimin e barrierave jotarifore, përforcimin e mjedisit afarist në rajon dhe lehtësimin e investimeve të huaja.