• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

BERZH asistencë për kompanitë e vogla

by A R
18/10/2016 18:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në bashkëpunim edhe me programin e Bashkimit Evropian dhe kompaninë Albania Consulting Network, po ofrojnë asistencë teknike, trajnime dhe dije për bizneset e vogla dhe të mesme në Shqipëri, për dhënien e praktikave dhe modeleve më të mira evropiane në zhvillimin e biznesit.

BERZH bën të ditur se, në workshopin 3-ditor me temë “Të rrisni biznesin tuaj në Shqipëri, përmes konsulencës”, që do të zhvillohet gjatë këtij muaji në Tiranë, do të diskutohen eksperiencat dhe rrugët që duhet të ndiqen, që prej fillimit të një biznesi, e deri tek dhënia e këshillave për praktikat më të mira në zhvillimin e tij në kushtet e konkurrencës dhe ekonomisë globale.

Ekspertët e ekonomisë, vlerësojnë se “këto instrumenta janë një tjetër mekanizëm ndihme për SME-të në vendin tonë, që zënë një peshë të rëndësishme në ekonominë e vendit”. Seria e “Rrisni Biznesin tuaj të Konsulencës” është një paketë me kurse trajnuese që ndan aftësi, burime dhe teknika thelbësore për këshillim efektiv dhe me impakt, si dhe për drejtimin e një biznesi të suksesshëm.

Kurset ofrojnë njohurinë e domosdoshme për të kaluar që nga fillimi i një karriere këshilluese, deri tek drejtimi i biznesit fitimprurës, dhe që ndihmon e ofron këshilla të cilësisë shumë të lartë nga stafi i BERZH-it për të cilën bizneset e vogla dhe të mesme janë të interesuara. Programi i BE-së dhe BERZH-it për mbështetjen dhe këshillimin e SME-ve në Shqipëri, është lançuar në tetor të vitit të kaluar dhe vjen në kuadrin e asistencës afatgjatë të BE-së në promovimin e zhvillimit ekonomik real në Shqipëri.

Fuqizimi i SME-ve nëpërmjet mbështetjes në inovacion dhe sipërmarrje është një investim për Shqipërinë, si një anëtare e ardhshme konkurruese në BE, e aftë të përfitojë nga zgjerimi i tregut të brendshëm. /a.m.

Next Post
Bufon reagon ndaj kritikave dhe premton se do jetë në botërorin e Rusisë

Bufon reagon ndaj kritikave dhe premton se do jetë në botërorin e Rusisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
Nga zyrat e Berishës drejt bashkive të Ramës/ Gazetari: Baza e PD, e zhgënjyer

“Si do sulmosh Edi Ramën kur e ke partner në qeverisje”, avokati: Me Berishën PD nuk është alternativë

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In