Bertina e “Big Brother” ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Top Show” ku ka folur për jetën e saj të re në Dubai. Prej më shumë se dy vitesh bukuroshja brune jeton dhe punon si inxhinierë pranë një kompanie makinash, ndërsa ka treguar se nuk është e lidhur me asnjë sheik.
“Më kanë martuar kushedi sa herë me sheik imagjinar”, u shpreh ajo, ndërsa gazetari në studio i thotë se përse nuk e ka një të tillë.
“Ah sa mirë do ishte Ervin, por unë them se jam zog i natyrës dhe jo i kafazit”, vazhdoi më tej ajo.
Ndërsa e pyetur rreth vajzave që punojnë eskoprtë, Bertina është shprehur se edhe në Dubai ashtu si edhe në Shqipëri ka të tilla vajza. Por ajo ka zgjedhur që të punojë si inxhiniere dhe kështu do të vazhdojë gjithmonë.










