Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq u përball me pyetje shumë të pakëndshme për Kosovën, reformat dhe perspektivën e Serbisë.
Bërnabiq ka thënë se afati më i afërt i anëtarësimit të mundshëm në BE për Serbinë është viti 2025.
Ndaj, sipas saj, ekziston mundësia që deri në vitin 2025 të nënshkruajnë një marrëveshje të qëndrueshme për normalizimin e raporteve me Prishtinën.Ndër të tjera, ajo ka thënë se nëse do të pyetej ajo për anëtarësimin e Serbisë në BE deri në vitin 2025,, e nëse BE-ja do t’i ofronte tani anëtarësimin ajo do të thoshte jo sepse thotë se s’janë të gatshëm.
“Në të kundërtën do të kishim një situatë të keqe për Serbinë dhe BE-në. Ne jemi më shumë të interesuar për reforma”, ka thënë ajo, përgatiti Express. (b.an)