• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Berluskoni nën hetim, dyshohet si bashkëpunëtor në masakrat mafioze të viteve 1993-94 në Romë e Milano

by Java News
25/09/2019 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një kërkesë për hetimin e ish kryeministrit Silvio Berluskoni për kryerjen e masakrave në 1992-1993 është depozituar pranë Gjykatës së Akreditimeve të Apelit të Palermos. Dorëzimi i kërkesës është konfirmuar nga “Corriere Della Sera”, e cila deklaron se Berluskoni do të hetohet në Firence, si pjesë e dosjes hetimore për masakrat mafioze të viteve 1992-1993 në Romë dhe Milano.

Kërkesa për hetim ndaj tij vjen pas përgjimeve që i janë bërë në burg mafiozit Giuseppe Graviana, i cili e  përcakton atë si “kapo,” lideri i “Forca Italia’ apo edhe ‘Berluska’ gjatë diskutimeve të tij me të tjerë mafiozë të arrestuar. Giuseppe Graviano është një nga krerët e mafies së familjes Brancaçion, pjesë e Cosa Nostra.

“Berluska më kërkoi me mirësjellje … për të ishte urgjente… por në atë kohë kishte njerëz të moshuar dhe ai më tha se do të donte një gjë të këndshme “. Sipas prokurorëve italiane kjo frazë e tij mund të jetë e lidhur me masakrat e 92-93, ku Cosa Nostra ndërmori një seri sulmesh me autobomba ndaj forcave policore, gjykatësve, politikanëve me qëllim dobësimin e Shtetit për të realizuar një ‘negociatë’ midis Shtetit Italian dhe ‘Cosa Nostra’.

Gjatë përgjimeve Graviano e cilëson Berluskonin si tradhtar dhe mosmirënjohës, i cili kur u bë kryeministër, do të linte njerëz të pafajshëm të kalben në burg.

Ndërsa sipas një tjetër të burgosuri tjetër, Alberto Lorusso deklaron se  ish shefi i “Cosa Nostra”, Totò Riina i kishte thënë atij për Silvio Berluskonin se “ai çdo 6 muaj na jepte 250 milion”, ndërsa shton se Totò Riina dhe Berluskoni nuk janë takuar kurrë.

Megjithatë ish-kryeministri është nën hetim në Firence dhe mund të përdorë të drejtën e tij për të heshtur. Sipas avokatëve mbrojtës Coppi dhe Ghedini, ndaj Berluksonit nuk ka fakte dhe se ai nuk ka pse të shprehet në lidhje me këtë.  I thirrur në 3 tetor për të dëshmuar, ish-kryeministri e refuzoi ftesën, duke pretenduar se ai nuk mund të ishte i pranishëm në atë datë për shkak të angazhimeve institucionale në Parlamentin Evropian. /l.m

Next Post
Ptuu farë e keqe! Po ju troket tek porta ajo që s’ua pret mendja

Gazetari zbulon skemën e transportit të lëndëve narkotike në kufirin greko-turk

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama për Ditën e Grave dhe Vajzave në Shkencë: Nxënëset e “Dhaskal Todri”, model frymëzimi për të ardhmen

Rama për Ditën e Grave dhe Vajzave në Shkencë: Nxënëset e “Dhaskal Todri”, model frymëzimi për të ardhmen

February 11, 2026
Beqiri: Sali Berisha kërkon të vrarë, e ka lakun në fyt! Paro Laçi: Synon të shkatërrojë Tiranën

Beqiri: Sali Berisha kërkon të vrarë, e ka lakun në fyt! Paro Laçi: Synon të shkatërrojë Tiranën

February 11, 2026
Sot në Hagë nis fjala përmbyllëse e mbrojtjes së Thaçit, mbërrin avokati i ish-presidentit

Sot në Hagë nis fjala përmbyllëse e mbrojtjes së Thaçit, mbërrin avokati i ish-presidentit

February 11, 2026
Një ditar tmerresh në një USB, i moshuari akuzohet për abuzim me 89 të mitur

Një ditar tmerresh në një USB, i moshuari akuzohet për abuzim me 89 të mitur

February 11, 2026
Prokuroria e Vlorës kontroll në Bashki, sekuestrohen dosjet e pronave dhe plazheve për vitet 2023–2025

Prokuroria e Vlorës kontroll në Bashki, sekuestrohen dosjet e pronave dhe plazheve për vitet 2023–2025

February 11, 2026
Goditja e trafikimit të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë, Ilir Proda vlerëson Policinë e Tiranës

Proda viziton në spital policët e plagosur gjatë protestës: Shenjë e një barbarie ekstreme! Hetime për përfshirjen e të miturve në dhunë

February 11, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Si do shpërndahen 15 mln euro kompensim për fëmijët në llogaritë bankare të përfituesve

February 11, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Dita e sotme me reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit, në disa zona shoqërohen me shtrëngata

February 11, 2026
Protesta e opozitës, Koçiu: Tentativë vrasjeje ndaj policëve! Përdorimi i molotovëve është krim i organizuar

Protesta e opozitës, Koçiu: Tentativë vrasjeje ndaj policëve! Përdorimi i molotovëve është krim i organizuar

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

19 policë të lënduar në protestën e opozitës, Lamallari: Akt kriminal dhe shkelje e së drejtës për tubim paqësor

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In