• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Berlusconi shpallet i pafajshëm/ Akuzohej se korruptoi dëshmitarët në gjyqin ku hetohej se kishte paguar për marrëdhënie seksuale me një 17-vjeçare

by Java News
15/02/2023 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri i Italisë dhe kryetari i partisë Forca Italia, Silvio Berlusconi, është liruar nga akuzat për ryshfet ndaj dëshmitarëve, ku akuzohej se kishte paguar për të pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur.

Berlusconi u lirua nga akuzat nga një gjykatë italiane këtë të mërkurë, në një çështje ku ai u akuzua se pagoi dëshmitarët për të gënjyer mbi përfshirjen e tij në prostitucionin e të miturve.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, prokurorët kishin kërkuar që Berlusconi të dënohej me 6 vite burg dhe pretendohej se ai i kishte dhënë ryshfet 24 miqve të ftuar në festat e tij, vetëm që ata të jepnin dëshmi të rreme për një gjyq që zhvillohej kundër tij, ku ai akuzohej se kishte paguar para për marrëdhënien seksuale me një balerinë 17-vjeçare.

Sipas argumentimit të gjykatës, ai u shpall i pafajshëm për “prostitucionin ndaj të miturve” për shkak të mungesës së provave, ku ai justifikohej se nuk e dinte se po paguante një të mitur.

Ndërsa çështja e pagesës së dëshmitarëve u nda në tre qytete, Siena, Romë dhe Milano, për shkak të vendit ku jetonin dëshmitarët. Berlusconi tashmë është shpallur i pafajshëm për çështjet në Siena dhe Romë. Prokurorët atje po e apelojnë këtë vendim. Rasti në Milano është më i famshmi nga të tre.

Berlusconi ka pranuar më parë se ka dhënë para për të ftuarit e tij, por tha se ishte kompensim për dëmin e reputacionit që ata pësuan./m.j

Next Post
“Unë nuk e di pse më beson akoma”/ Çifti drejt ndarjes? Luizi i merr varësen me kryq Kiarës: Ti nuk i mban ndonjëherë premtimet

"Unë nuk e di pse më beson akoma"/ Çifti drejt ndarjes? Luizi i merr varësen me kryq Kiarës: Ti nuk i mban ndonjëherë premtimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“SHBA do ta marrë Groenlandën pa luftë”, ekspertja: NATO do bëhet palë…

“SHBA do ta marrë Groenlandën pa luftë”, ekspertja: NATO do bëhet palë…

January 6, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Civilizimi amerikan po shkon drejt shuarjes”, diplomati: Shqetësimi i SHBA, rusët dhe gjermanët

January 6, 2026
“Po mbytemi”/ Durrsaku ngre alarmin: Katastrofë, familjarët e mi janë larguar

“Po mbytemi”/ Durrsaku ngre alarmin: Katastrofë, familjarët e mi janë larguar

January 6, 2026
Meta: Mënyra e shoqërimit të Sarkozy mbresëlënëse! Nuk kam hatërmbetje për mënyrën mafioze si Narkoshteti më rrëmbeu mua

Ilir Meta: 46 mln euro investime për ujësjellës e hidrovore që nuk punojnë! Durrësin e përmbyti korrupsioni

January 6, 2026
Bisedimet në Paris/ I pranishëm dhe Rama. Çfarë u vendos për Ukrainën

Bisedimet në Paris/ I pranishëm dhe Rama. Çfarë u vendos për Ukrainën

January 6, 2026
Kolegji Zgjedhor ka në dorë të zbardhë një nga të vërtetat e 11 majit

Ëndrra për fundin e Ramës dhe paaftësia për ta rrëzuar realisht qeverinë e tij

January 6, 2026
Trump rrit tensionet për Groenlandën, Evropa mes frikës për NATO-n dhe presionit për Ukrainën

Trump rrit tensionet për Groenlandën, Evropa mes frikës për NATO-n dhe presionit për Ukrainën

January 6, 2026
Operacioni për kapjen e Maduros/ Venezuela dhe Kuba publikojnë emrat e 55 ushtarëve të vrarë

Operacioni për kapjen e Maduros/ Venezuela dhe Kuba publikojnë emrat e 55 ushtarëve të vrarë

January 6, 2026
Moti i keq, 800 banesa me ujë në Durrës/ Ministri Vengu: 180 persona janë evakuuar. Rreziku nuk ka kaluar

Moti i keq, 800 banesa me ujë në Durrës/ Ministri Vengu: 180 persona janë evakuuar. Rreziku nuk ka kaluar

January 6, 2026
Moti i keq, reshjet të dendura të shiut në Gjirokastër/ Del nga shtrati përroi i Ficos dhe liqeni i Viroit, qyteti pa energji… (VIDEO)

Moti i keq, reshjet të dendura të shiut në Gjirokastër/ Del nga shtrati përroi i Ficos dhe liqeni i Viroit, qyteti pa energji… (VIDEO)

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In