Kavalieri po plaket. Ai ka gabuar dje jo vetëm sheshin e mitingut, por edhe ata që po ndodheshin aty. Dhe ka përfunduar jo tek të vetët, por tek kundërshtarët. Shtypi italian është marrë gjatë sot me këtë gafë të rradhës të Berlusconit, i cili ka vajtur në Segrate, në një takim të të rinjve të partisë së tij. Kur ka hyrë në manifestimin ku kandidati po mbante fjalimin e mbylljes së fushatës, Berlusconi ka nisur të shtrëngojë duart e të rinjve, duke i bërë thirrje të votojnë për kandatin e qendrës së djathtë. Vetëm aty ka marrë vesh se në fakt kandidati ishte i majtë dhe se partia e tij në Segrate kandidonte një femër.
Vetë kandidatja e djathtë Tecla Fraschini u shpreh për “Corrieren” se e kishte marrë vesh me vonesë që Presidenti Berlusconi kishte vendosur t’u bënte atyre një surprizë, por në fakt kishte ngatërruar ceremoninë dhe kështu suprizën ja kishte bërë palës tjetër.









