Qytetarët gjermanë të dyshuar për krime nuk do të ekstradohen në Britaninë e Madhe pas Brexit-it, njoftoi sot Ministria e Drejtësisë.
Një zëdhënës përmendi nenin 16 të kushtetutës gjermane, që ndalon ekstradimin e shtetasve gjermanë, përveçse në vendet e tjera anëtare të Bashkimit Europian.
Megjithatë, ligji gjerman lejon ndjekjen penale të krimeve të kryera në vende të tjera.
/a.r











