• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berlin, Meta-Annen: Integrimi i Shqipërisë, kyç për forcimin e sigurisë në rajon

by Java News
25/11/2016 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë qëndrimit të tij në Berlin, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta u prit nga Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme në Bundestagun Gjerman, njëkohësisht Zëdhënës i Politikës së Jashtme të Grupit Parlamentar të SPD, Niels Annen, me të cilin vlerësuan marrëdhëniet shumë të ngushta gjermano-shqiptare në të gjithë nivelet.

Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Bundestagut dhe në veçanti për qëndrimin konstant të Partisë Social Demokrate (SPD) ndaj zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe integrimit të plotë të Shqipërisë, duke e cilësuar zgjerimin e BE drejt Ballkanit si kyç për forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Në këtë drejtim, Meta vuri në dukje se “Procesi i Berlinit, ku Gjermania luan një rol parësor, është tepër i rëndësishëm për vendet tona, duke i shërbyer ndërlidhjes rajonale dhe zhvillimit socio-ekonomik”. Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Bundestag, Annen u shpreh se pavarësisht disa zhvillimeve shqetësuese në disa vende evropiane, zgjerimi i Bashkimit Evropian është një opsion i hapur dhe i drejtë, ndaj avancimi përmes rrugëtimit realist të Ballkanit dhe veçanërisht i Shqipërisë drejt BE-së ka një rëndësi strategjike për gjithë Evropën.

“Ne këtu në Bundestag i kushtojmë vëmendje rajonit tuaj dhe jemi të përkushtuar ndaj perspektivës evropiane të Shqipërisë”, -u shpreh Annen. Meta dhe Annen ndanë bindjen më tej se frustrimi social gjithnjë e në rritje krijon hapësira për alternativa populiste, të cilat rrezikojnë projektin evropian dhe vlerat social-demokratike, që Shqipëria ndan me Gjermaninë, ndaj përqendrimi te zgjidhjet e qëndrueshme sociale dhe ekonomike për qytetarët dhe veçanërisht për të rinjtë në vendet e Evropës Juglindore duhet konsideruar si një prioritet i përbashkët për të cilin duhet intensifikuar bashkëpunimi.

Në këtë drejtim, duke biseduar mbi zhvillimet e fundit rajonale, u vlerësua asistenca gjermane në avancimin e reformave kyçe dhe në zhvillimin socio-ekonomik të rajonit tonë dhe u theksua rëndësia e zbatimit të reformës në drejtësi si kyçe për integrimin evropian të Shqipërisë.

Gjithashtu, gjatë vizitës në Berlin, Kryetari i Kuvendit u prit në takim edhe nga Zv. Presidentja e Bundestagut, Ulla Schmidt, me të cilën u vlerësuan marrëdhëniet historike, ekonomike e kulturore me Shqipërinë. Znj. Schmidt shprehu edhe një herë mbështetjen e Gjermanisë për zhvillimin social dhe ekonomik të Shqipërisë ndërsa dy bashkëbiseduesit ndanë bindjen se perspektiva evropiane e Ballkanit duhet të avancojë dhe se Gjermania ka një rol kyç në këtë proces. Meta theksoi se roli Bundestagut është shumë i rëndësishëm për integrimin evropian të Shqipërisë. “Dua të shpreh mirënjohje tonë për mbështetjen gjermane ndaj Shqipërisë. Jemi të vendosur të punojmë për më tepër të drejta sociale dhe të rrisim nivelin e jetesës së shqiptarëve. Vlerësojmë ekspertizën gjermane për një arsim profesional për të rinjtë”, – tha ndër të tjera Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta gjatë takimit.

ma.me

Next Post
FOTO/ Koreano- veriorët kanë internetin më të pabesueshëm, leje në polici për kompjuterin

FOTO/ Koreano- veriorët kanë internetin më të pabesueshëm, leje në polici për kompjuterin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mungesa e reshjeve të shiut, ulet ndjeshëm niveli i ujit në liqenin e Ulzës

Mungesa e reshjeve të shiut, ulet ndjeshëm niveli i ujit në liqenin e Ulzës

March 28, 2026
4 vite nga masakra ku u vra Brilant Martinaj dhe shokët e tij, merret në pyetje kosovari që solli ‘Passatin’ e krimit

4 vite nga masakra ku u vra Brilant Martinaj dhe shokët e tij, merret në pyetje kosovari që solli ‘Passatin’ e krimit

March 28, 2026
Parandalohet krimi në familje në Vlorë, policia neutralizon të moshuarin që kërcënonte me thikë familjarët

Parandalohet krimi në familje në Vlorë, policia neutralizon të moshuarin që kërcënonte me thikë familjarët

March 28, 2026
Sa do të zgjasë lufta në Iran? Vance: Duhet ta neutralizojmë Republikën Islamike për shumë vite

Sa do të zgjasë lufta në Iran? Vance: Duhet ta neutralizojmë Republikën Islamike për shumë vite

March 28, 2026
Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikë

Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikë

March 28, 2026
“Kopje mediokre e Ramës”, partia e Arlind Qorrit sulmon Agron Shehajn: E ka vrarë shansin për një model ndryshe

“Kopje mediokre e Ramës”, partia e Arlind Qorrit sulmon Agron Shehajn: E ka vrarë shansin për një model ndryshe

March 28, 2026
Publikohet renditja e re e FIFA-s: Kombëtarja shqiptare nuk ndryshon pozicion, Kosova vazhdon të ngjisë shkallët

Publikohet renditja e re e FIFA-s: Kombëtarja shqiptare nuk ndryshon pozicion, Kosova vazhdon të ngjisë shkallët

March 28, 2026
Prezantimi i Operatorit të Ujit, Balluku: Organizimi do bëhet në katër rajone

GJKKO i bllokoi pasaportën, Gjykata e Lartë shqyrton më 9 prill rekursin e Belinda Ballukut

March 28, 2026
Çmime tavan për shezlonget në Durrës/ Operatorët turistikë: Në përgjithësi, nuk ka pasur abuzime të theksuara

Çmime tavan për shezlonget në Durrës/ Operatorët turistikë: Në përgjithësi, nuk ka pasur abuzime të theksuara

March 28, 2026
Papa Leoni XIV thirrje miliarderëve të ndihmojnë njerëzit në nevojë

Papa Leoni XIV thirrje miliarderëve të ndihmojnë njerëzit në nevojë

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In