• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berishizmi i Lapajt, nga llastimi i Athinës te gjetja e armiqve të brendshëm

by Ylli Pata
17/09/2025 20:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata 

Prej shumë vitesh, jo vetëm aktorët e rinj politikë që tentojnë të hyjnë në fushë në Shqipëri, pore dhe mjaft emra të rëndësishëm mediatikë, tentojnë të luajnë me armë populiste. 

Që do të thotë se nuk përdorin qasje logjike apo analitike, argumente dhe arsye, por meme dhe batuta për të fituar popullaritet. Gjegjësisht viralitet. Duhet thënë, pasi ka prova për këtë në daljet, intervistat apo edhe videot në rrjetet e tij sociale, Arlind Qori, ka një rrugë krejt të ndryshme. 

Rasti i odisesë politike të Adriatik Lapajt për zgjedhjet e 11 majit, do të ishte harruar pas certefikimit të rezultatit zyrtar. 

Si një aventurë verore e ca personazheve që e mbushën listën e deputetëve me teze, daja, gra, xhaxallarë, vëllezër e kushërinj, duke preemtuar se do të rrëzonin kastën e vjetër. Publiku përgjithësisht e kishte lënë mënjanë këtë histori çapaçulësh, pasi realisht davaja politike e kësaj “përpjekje të madhe” kishte mbaruar. 

Por gjithçka ndryshoi kur media të rëndësishme të Greqisë, e konsideruan deputeten e Adriatik Lapajt, e cila është një familjae e tij, si një përfaqësuese e Vorio Epirit. 

Sado që mund të duket si budallallëk apo provokacion, gazeta greke kishte përmendur një biografi familjare me emra dhe data të afërsisë së deputetes së re me “Vorio Epirin. 

Pasi doli ky shkrim, Endrit Shabani, publikoi një reel sarkastik në faqet e tij sociale. Nxori një personazh memesh nga rrugët e Yzberishtit, ku thotë: Pu to kseris? 

Një reagim dukshëm cinik ndaj Adriatik Lapajt, por me satirë e jo me të shara. Por ç’mdodhi? Adriatik Lapaj, doli në media, duke trashur zullumin, ku justifikoi emërimin e tezes së tij si një “manovër kundër sistemit dhe tradhëtarit Endrit Shabani”. 

Një manovër tipike berishjane, që publiku e ka marrë me garuzhde këto 34 vjet. Së pari, Adriatik Lapaj do të duhej të jepte një qëndrim për atë çfarë shkruan mediat greke. Nuk ka asnjë problem nëse Ana Dajko është minoritare apo “homogjene”, pra ka marrë dokumentet greke siç kanë bërë shumë qytetarë të Shqipërisë. Thjesht, votuesit e Lapajt, por  edhe qytetarët e tjerë, e kanë të drejtën të dëgjojnë një shpjegim normal. Kasta e vjetër politike në Shqipëri përdor një kundër akuzë për të mbrojtur akuzat ndaj tij, përdor një sharje kundrejt një kritike, përdor një linçim, kundrejt një vërejtje. 

Lapaj, nuk dha asnjë shpjegim për këtë rihapje të çështje Lapaj nga një media greke, e cila konsiderohet si mjaft e afërt me shërbimet inteligjente apo qarqet nacinaliste të vendit fqinj. 

Trajtimi si “pa të keq” është thjeshte një klonim i asaj çfarë Sali Berisha, Edi Rama apo kolegët e tyre i bëjnë akuzave të kundërshtarëve. Ku një sulm po nuk të vrau të forcon. Kurse Lapajn, pore dhe kolegun e tij Shabani, jo thjeshte e kanë vrarë, por varrosur më 11 maj, edhe pse ka marrë një numër të madh votash që duhet t’i shohë në ëndër. E kanë vrarë tezet e dajat, që pasi i bënë hasha, nda dalin si pakicë kombëtare./Tema 

 

Next Post
“Nuk jam deputete e PD-së”, reagon Mesila Doda: S’u konsultova për grupet, do vazhdoj kauzat e PDIU

“Nuk jam deputete e PD-së”, reagon Mesila Doda: S’u konsultova për grupet, do vazhdoj kauzat e PDIU

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikon foton me librat e zgjedhur/ Ivanka Trump po studion historinë e shqiptarëve

Publikon foton me librat e zgjedhur/ Ivanka Trump po studion historinë e shqiptarëve

December 8, 2025
Për t’u mbrojtur apo si trampolinë? Dyfishohen kërkesat e qytetarëve nga Lindja e Mesme për azil në Shqipëri

Kërkesat për azil në BE, ndryshon procedura/ Dakordësim për rregulla më të rrepta për..

December 8, 2025
Kafja mes Salianjit dhe Alimehmetit, Berisha: Ilirin e prita në zyrë, ndërsa Ervini…

Spahiu: Berisha komunisti i fundit në planet që ka 50 vite pa u larguar nga politika që nga viti 1976

December 8, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

E kaluara, më e pasigurt se e ardhmja

December 8, 2025
Taulant Balla vijon ironinë ndaj PD pas “Foltores”: Ku vajtën krushqit? Dasmë si mos më keq këtë javë

Taulant Balla vijon ironinë ndaj PD pas “Foltores”: Ku vajtën krushqit? Dasmë si mos më keq këtë javë

December 8, 2025
“Edhe ‘lifting’ e kemi pasur bio!”- Jehona Sopi rikthen kujtimet me Vesa Lumën në 20 vite miqësi

“Edhe ‘lifting’ e kemi pasur bio!”- Jehona Sopi rikthen kujtimet me Vesa Lumën në 20 vite miqësi

December 8, 2025
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

8 Dhjetori duhet të mbrohet si ditë fitimtarësh

December 8, 2025
Foltorja në Durrës, Salianji: I shërben PD-së dhe jo interesave personale (VIDEO)

A aspiron të jetë kreu i Partisë Demokratike?/ Ja si përgjigjet demokrati Ervin Salianji

December 8, 2025
“Gjenerata Z, shpresa për të përmbysur regjimin”/ Dhjetëra protestues në shesh, Berisha: Do kthejmë idealet e 8 Dhjetorit

“Gjenerata Z, shpresa për të përmbysur regjimin”/ Dhjetëra protestues në shesh, Berisha: Do kthejmë idealet e 8 Dhjetorit

December 8, 2025
VIDEO-Ishte i pranishëm sot, Salianji flet pas përfundimit të “Foltores”: Kam qenë në çdo protestë, nuk është gjë e re

VIDEO-Ishte i pranishëm sot, Salianji flet pas përfundimit të “Foltores”: Kam qenë në çdo protestë, nuk është gjë e re

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In