• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berishës nuk ia ka fajin Yuri Kim

by Dritan Hila
06/08/2021 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Sulmi i përqëndruar i ndjekësve të Berishës ndaj ambasadores Yuri Kim është ndër më jo produktivët në politikën shqiptare. Zonja Kim është përfaqësuesja e shtetit të vet dhe si e tillë ajo nuk përfaqëson asgjë personale në sjelljen e saj. Si një shtet me përgjegjësi botërore, ambasadat amerikane në botë janë tepër të kujdesshme që mos te krijojnë keqkuptime në qasjet dhe deklaratat e tyre. Kjo fillon nga konteksti kur jepen ato e deri te përkthimi.

Ndaj deklarata e saj që “do hanë bar” kush ndjek Berishën në betejën e tij donkishoteske, ishte e përzgjedhur me kujdes nga prapavija e saj dhe e miratuar nga qendra, që në këtë rast është Departamenti i Shtetit. Madje ka shumë të ngjarë të jetë hartuar nga vetë DASH, për rëndësinë që kishte ky sulm. Deklaratat bëhen për ata që kanë veshë të dëgjojnë.

Së dyti ka një sulm në krahëmarrje të mbështetësve të Berishës që kërkojnë fakte pse ai u shpall non grata dhe pse ndodhet nën sulmet e SHBA. Në fakt superfuqia dy herë na ka kushtuar vëmendje: Një herë për luftën në Kosovë dhe këtë rradhë me Berishën; herën e parë për mirë dhe të dytën me shpresë që nuk është për të zezën tonë.

Këta që bëjnë kërkesa të tilla, nuk është se nuk e dinë që për këto vendime SHBA nuk jep kurrë sqarime. Berisha dhe familja e tij janë kërcënim për demokracinë dhe meqë flamurin e kësaj bote e mban SHBA, indirekt edhe për ata. Pikë!

Tani, se çfarë sqarimesh presin ndjekësit e Berishës, këtë kërkesë e bën o një shejtan o një budalla ose të dyja bashkë, shejtanbudalla. Që vendi i cili ka në rrjetën e tij të verifikimit mbarë globin por në rastin e Berishës i paska marrë mendje Delina Ficos, këtë mund ta besojë vetëm ai që i ngjan gomarit që po shqyhet nga ujku dhe uronte të ishte ëndër.

Gjithsesi për të freskur kujtesën, le të sjellin ndërmend rrjedhjen e dokumenteve nga arkivat amerikanë që u njoh me emrin “Ëikileaks”. Në aq pak materiale, ne kemi parë se dosjen e Berishës e kanë mbushur bashkëpunëtorët e tij, ministra, gjeneralë, diplomatë, nënpunës, që e kanë kënaqesi të cicërojnë. Imagjinoni si është mbushur ajo dosje sot!

Është e sigurt që SHBA është matur mirë para shpalljes së Berishës non grata, për vetë historinë e këtij personazhi, marrëdhënieve që kanë pasur me të dhe pozicionit që ka vendi ynë si anëtar i NATO-s. Që do të thotë se dosja e tij është aq e mbushur sa gati po plaste. Por që natyrisht për vetë karakterin sensitiv të shumë çështjeve që ajo dosje ka, nuk ka ndërmend t’ia japë llazoreve të Tiranës që të tjerrin muhabet./dritare.net

Next Post
“Berisha nuk do të jetë në Kuvend në shtator! KQZ nuk ia jep mandatin e deputetit”

Një vjeshtë e zjarrtë na pret!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Talentet po i merr Europa, dha 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit, rekord Gjermania

Talentet po i merr Europa, dha 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit, rekord Gjermania

February 6, 2026
Qeveria miraton indeksimin e pagave të administratës/ Ja kush përfiton nga Presidenti te personeli shëndetësor

Qeveria miraton indeksimin e pagave të administratës/ Ja kush përfiton nga Presidenti te personeli shëndetësor

February 6, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, mes tyre ish-ministri

February 6, 2026
Shpalosur Flamuri kombëtar 800 metra katrorë në Myzeqe

Flamuri jetim…

February 6, 2026
Akuzohen për korrupsion zgjedhor, GJKKO shpall fajtor ish-kandidatin e PD në Rrogozhinë dhe 4 persona të tjerë

Akuzohen për korrupsion zgjedhor, GJKKO shpall fajtor ish-kandidatin e PD në Rrogozhinë dhe 4 persona të tjerë

February 6, 2026
Zbardhet vendimi i Qeverisë për pagat e gjyqtarëve, indeksohen me 2.5%

Zbardhet vendimi i Qeverisë për pagat e gjyqtarëve, indeksohen me 2.5%

February 6, 2026
Pas gati 6 vitesh, skema e re për lindjet: Jo bonus për bebet, por pagesë mujore deri 5 vjeç

Pas gati 6 vitesh, skema e re për lindjet: Jo bonus për bebet, por pagesë mujore deri 5 vjeç

February 6, 2026
“Mos na provokoni, s’mbajmë përgjegjësi çfarë bëjnë qytetarët”, Petro Koçi për protestën e PD: I njëjti kriminalitet si me “21 Janar”

“Mos na provokoni, s’mbajmë përgjegjësi çfarë bëjnë qytetarët”, Petro Koçi për protestën e PD: I njëjti kriminalitet si me “21 Janar”

February 6, 2026
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

Detaje të reja nga tragjedia e familjes Kola, avokatja tregon pistën kryesore të hetimit

February 6, 2026
A do të futet Luiz Ejlli në Big Brother VIP 5? Flet për herë të parë Kiara Tito

A do të futet Luiz Ejlli në Big Brother VIP 5? Flet për herë të parë Kiara Tito

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In