• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 11, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berishës i kërcënohet jeta? Hajdari: Prokuroria ka informacione. Ka njerëz që e duan zotin Berisha të bjerë theror për…!

by Java News
27/12/2023 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeprokurori Shkëlqim Hajdari ka deklaruar se me lojën që po bëjnë, avokatët e Berishës kërkojnë ta çojnë çështjen kompleksit “Partizani” në Strasburg.

I ftuar në Top Talk, Hajdari theksoi se prokuroria ka vepruar drejt me vendosjen e policise tek dera e shtepise se Berishes sepse jemi ne Shqiperi dhe çfare nuk ndodh, kush nuk hyn.

Arresti shtëpiak sipas kërkesës së SPAK do të shoqërohet dhe me polici te dera e Berishës. Komenti Juaj?

Prania e policisë tek dera në në rastin e Berishës nën arrest shtëpiak, është normale. Pasi Berisha nuk është si gjithë të tjerët. Zoti Berisha është zoti Berisha. Në një shtet nuk dihet se çfarë bëhet dhe nëse na ndodh hataja, policia duhet të jetë. Prokuroria ka informacione. Mund të ketë informacione, prandaj një polic të dera e zotit Berisha duhet të rrijë. Ne nuk dimë se kush hyn tek shtëpia e zotit Berisha. Ai duhet të jetë i sigurtë në të gjitha drejtime, për të qënë njeri i denjë.

Të tjerët e luajnë ndryshe këtë pjesë. Duke thënë se na kanë ndaluar liderin, udhëehqësin e opozitës etj etj. Unë nuk kam hallin e liderit, kam hallin e zotit Berisha. Se ku nuk më shkon mendja si prokuror i vjetër…!

Përshembull?

Shembulli kaq është. Të tjerët e kuptojnë shumë mirë. Po flet një ish prokuror, një njeri që ka hetuar çështrje me peshë në Shqipëri. Unë kam hetuar remzi Hoxhën, unë kam hetuar Azem Hajdarin, Ahmet Krasniqin, “Gërdecin”, ’21 janarin’. Doni të vazhdoj më?
Mirë bënë që po e uajnë banesën me polici. Tani ka njerëz që e duan zotin Berisha të bjerë theror për….. Ai është duke bërë luftën e vet, për hallin e vet. Tani bëjnë sikur e duan më shumë Berishën se sa ai do veten e tij, familjen e tij, Shqipërinë për aq sa e ka ndihmuar. Janë pak të komplikuara këto gjëra.

Sipas Hajdarit tentativat e mbrojtjes së Berishës janë që t’i krijojë sa më shumë vështirësi Gjykatës dhe Prokurorisë që të bëjë sa më shumë gabime procedurialem, me qëllim që ato të shfrytëzohen në të ardhmen në Strasburg.

Xhokaxhi: Gjyqi për çështjen e arrestit shtëpiak të Berishës. Çfarë po ndodh me një gjyq që verdikti dihet, por rezultati zvarritet?

Hajdari: Ka tentative nga mbrojtja e Berishës që të krijojë vështirësi Gjykatës dhe Prokurorisë që të bëjë sa më shumë gabime proceduriale që të shfrytëzohen në të ardhmen në një taktikë që mund të kenë gjatë ecurisë së këtij gjyqi, që mesa shihet do të shkojë deri në Strasburg.

Xhokaxhi: Kjo është strategjia?

Hajdari: Absolutisht po, këtë duan të arrijnë. E kanë deklaruar vetë. Besojnë tek Strasburgu dhe kush beson tek Strasburgu duke anashkaluar gjykatat shqiptare e ka të humbur Strasburgun pa shkuar atje.

Xhokaxhi: Po të dëgjoje Gjokutajn sot kur u pyet se pse keni kërkuar prapë shkarkimin e Irena Gjokës, kur e keni kërkuar edhe dy herë të tjera më parë dhe iu është refuzuar, “është për hallkat e gjyqsorit u përgjigj ai, sepse ndryshe nuk është e vlefshme”. Kjo dhe tjetra, kërkesën që bëjnë avokatët mbrojtës të Berishës për prezencë të medies, për masë sigurie a mund të mbahen dyert e seancës të hapura?

Hajdari: Është në dëm të gjykatës sepse deri tani çdo aktivitet i zotit Berisha po trajtohet politikisht.

I ndalur te gjyqi për vulën; me PD-në e Bashës që përshëndeti si një hap drejtë të drejtësisë së pavarur vendimin e Gjykatës së Lartë, dhe Berisha tha kanë lënë në fuqi vendimin Zhukri të Shkallës së Parë derisa të bëhet një rishqyrtim i çështjes; pyetjes se cili ka të drejtë, Hajdari i është përgjigjur se të dy fraksionet e kanë interpretuar mirë dhe janë lojtarë të fortë. Ama juridikisht, trupa gjykuese e Gjykatës së Lartë ka thënë që s’ka patate të nxehtë kështu që le ta gjykojë sërish Apeli me një trupë tjetër gjykuese çështjen e vulës.

Hajdari: Ka të drejtë dhe Berisha dhe Basha që flasin me zërin e zëdhënësve të vetë. Të dy e kanë interpretuar mirë, janë lojtarë të fortë. Gjithsecili ka mundur ta luajë mirë rolin në parcelën e vetë, edhe unë tani po e interpretojë juridikisht. Ka qenë një vendim i shkëlqyer që kanë marrë anëtarët e Gjykatës së Lartë. Ata nuk kanë lënë në fuqi vendimin e Apelit që e kthente për rigjykim në Shkallën e Parë dhe as nuk kanë prish vendimin e Apelit për të lënë në fuqi Zhukrin.

Por ata kanë prishur vendimin e Apelit duke mirëkuptuar që kanë prishur vendimin e Zhukrit dhe kanë thënë që një trupë tjetër gjykuese ta gjykojë këtë me themel. Ka rënë Zhukri.

Xhokaxhi: Pse të krijon përshtypjen sikur vendimi i gjykatës në këtë rast përbën një heqje barre nga vetja?

Hajdari: E hoqi Apeli, jo Gjykata e Lartë. Ata e prishën vendimin e Zhukrit dhe u thanë gjykoheni ju. Pse ta çonte te Zhukri për ta gjykuar? A kishte pengesë për të bërë hetim të thelluar? Jo, asnjëlloj pengese nuk kishte trupa e Apelit që ishte. E hodhi pataten atje. Gjykata e Lartë tha që nuk ka patate, kështu që gjykoheni ju por me trupë tjetër gjykuese.

Xhokaxhi: Duhet të ketë disa afate kohore për zgjatjen e këtyre gjyqeve? Sepse ky gjyqi për çështjen e vulës së Partisë Demokratike na tregojë qartë se edhe çështjet me interes të madh publik mund të stërgjaten në kohë, imagjino për gjyqin e një qytetari të thjesht pastaj se çfarë bëhet.

Hajdari: Ka afate kohore. Nuk janë shkelur fare afatet kohore, megjithë këto historirat që lidhen me gjyqin e vulës së PD-së dhe megjithë gjyqin për hetimin e zotit Berisha dhe të tjerëve, s’ka shkelje.

Ju duket juve. Këtë çështje nuk duhet ta lidhim me qytetarin. Qytetarin e kemi futur tek mjetet digjitale, le të shkollohet. Të gjitha çështjet nga Apeli, Gjykatë të Lartë kanë qenë me probleme, janë krijuar volume për shkak të reformës, por ta shqyrtohen elekrtornikisht, nuk prishet radha, nuk del ti përpara meje. Por këto gjyqet si ky i problemeve brenda PD-së apo edhe çështje penale sikurse çështja Tahiri, Arben Ahmetaj… duan kohën e tyre, duroni ju. Ne kemi afatet tona, provat tona. Jemi pushtet i pavarur. Shpejtësi brenda afateve, korrektësi dhe transparencë po e merrni./tch

Next Post
Ligji/ Prej vitit 2024 ndryshon tatimi i pronës e truallit, 15% tatim për pasuritë e dhuruara ose trashëguara

Ligji/ Prej vitit 2024 ndryshon tatimi i pronës e truallit, 15% tatim për pasuritë e dhuruara ose trashëguara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Denoncimi i fortë i Myslym Murrizit për Gazment Bardhin/ Flamur Noka i dërgon mesazh Dukës: S’kam votuar për Shabanin, por…

Denoncimi i fortë i Myslym Murrizit për Gazment Bardhin/ Flamur Noka i dërgon mesazh Dukës: S’kam votuar për Shabanin, por…

December 10, 2025
Alonso drejt shkarkimit, City i Guardiolës mund me përmbysje Realin dhe ‘vulos’ fatin e trajnerit spanjoll

Alonso drejt shkarkimit, City i Guardiolës mund me përmbysje Realin dhe ‘vulos’ fatin e trajnerit spanjoll

December 10, 2025
Dash Sula: Sa të jetë Berisha në krye të PD-së, Rama ta bëjë gjumin e qetë  

“Turp, PD tregoi që është pa kokë”/ Tërhoqën firmat për Endrit Shabanin, Sula: Opozita nuk është serioze

December 10, 2025
Zgjedhja e kreut të SPAK/ Nesturi: Të ruajë nivelin e Dumanit! Karaj: Gara mes Xholit e Brahos!

Zgjedhja e kreut të SPAK/ Nesturi: Të ruajë nivelin e Dumanit! Karaj: Gara mes Xholit e Brahos!

December 10, 2025
VIDEO- Qindra mijëra euro, armë, jelek antiplumb dhe dylbi, pamjet e momentit të arrestimit të anëtarëve të grupit kriminal “Rraja”

Goditet fisi Rraja nga SPAK, gazetarja jep detajet e forta të aksionit që sekuestroi 415 mijë euro

December 10, 2025
Murrizi: Tani ra në usta Rama, le të bëjë më dëngla se e rregullon i “dërguari special” i SHBA

“Të bëfsha… deputetë palaço”/ Murrizi kritika të ashpra PD për AP: Ata që hedhin firmat e kryetarit janë ushtarë

December 10, 2025
35 vite nga Dhjetori ‘90, Neritan Ceka: Mungesa e një projekti bëri që gabimet të ishin fatale

35 vite nga Dhjetori ‘90, Neritan Ceka: Mungesa e një projekti bëri që gabimet të ishin fatale

December 10, 2025
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj: PD kishte program, statut, vizion demokratik, por u shkelën

December 10, 2025
Protesta para Kryeministrisë, procedohet nga policia Adriatik Lapaj: Zaptoi hapësirën publike

Lapaj: Edi Rama ka kërkuar në Qershor të bëhemi pjesë e një qeverie me bazë të gjerë

December 10, 2025
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

35 vite nga Dhjetori ’90, Vangjeli: Ndryshimi i Shqipërisë është i jashtëzakonshëm, por duhej të ishte më mirë

December 10, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In