Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Sali Berisha i kërkoi deputetëve që grupi të jetë sa më ‘luftarak’. Mësohet se PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë që i jep rregullorja që të ketë sa më shumë debate e replika në Kuvend, duke marrë shkas edhe nga tensionet e seancës së sotme, ku Lulzim Basha u përjashtua nga salla për një ditë, pasi sipas Gramoz Ruçit theu rregulloren.
Mësohet se demokratët do ta nisin nga Reforma Zgjedhore, ku do të shfrytëzojnë çdo hapësirë kushtetuese dhe ligjore që i jep të drejtë opozitës që të bëjë debat si; interpelanca, thirrje ministrash etj. Mes të tjerash demokratët do të shohim mundësinë që të mblidhet Konferenca e Kryetarëve. Ndërkohë, debati për reformën Zgjedhore pritet të mbahet ditën e enjte, ndonëse u përfol që ajo që të mbahej të hënën.
ma.me