• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha, vijon presionet ndaj SPAK! Thirrje militantëve të protestojnë nesër te Prokuroria Speciale

by A R
16/02/2025 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I shqetësuar nga tubimet para SPAK te qytetareve ne mbështetje të Erion Veliajt, Sali Berisha kërcënoi të premten se do dalë vetë në mbrojte të institucioneve të drejtësisë, si gardian.

Por vetëm brenda dy ditësh, Berisha ka udhëzuar të gjitha strukturat e partisë demokratike qe të protestojnë me militante para SPAK, mëngjesin e së hënës, kur të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore, për dosjen Partizani, në të cilën po gjykohet për korrupsion.

Ky është mesazhi i dërguar në Whatsapp, nga selia blu tek drejtuesit e degëve dhe anëtarët më të thjeshtë, ku kërkohet një mobilizim në mbështetje të Sali Berishës.

“Te dashur miq.  Nesër ditën e hënë në ora 9:30 sërish, Kryetari i PD Prof. Dr Sali Berisha do jetë në dyert e SKAP-it. Ju lutem të mobilizojmë strukturat e degëve për të qenë të gjithë aty. Në ora 9:30 përpara selisë së SKAP-it. Faleminderit!”, thuhet në njoftim.

Vete Berisha, pretendoi se nuk ka thirrur asnjëherë demokratët para dyerve të SPAK, por qytetaret me dëshirën e tyre kërkojnë të ndjekin konferencat dhe jo protestat sipas tij, para derës së Prokurorisë.

Edhe ky mesazh i radhës provon se kryedemokrati udhëzon strukturat te protestojnë në formë presioni ndaj drejtësisë që heton dhe gjykon ish-kryeministrin.

Ndërsa Berisha paralajmëronte kryeministrin Rama se do i përgjigjej tubimit ne mbështetje të Erion Veliajt, me kundër protestë, mesa duket kryedemokrati ka merak ekskluzivitetin e protestave në oborrin e SPAK për presion me militante demokrate.

Tani mbetet të shihet vetëm gjuha që do të përdorë Berisha ndaj SPAK ditën e hënë. A ka ende respekt kryedemokrati për prokurorin e gjyqtarin që arrestuan Veliajn, apo do i rikthehet klithmave me nofkën që vetë i vendosi, “Skap i partisë”, siç lexohet dhe në mesazh.

Next Post
DETAJE/ Vrasja e Martin Canit! Pas grushteve në shkollë, 14-vjeçari u kërcënua me “buqetë lulesh”

DETAJE/ Vrasja e Martin Canit! Pas grushteve në shkollë, 14-vjeçari u kërcënua me “buqetë lulesh”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

March 14, 2026
Sherri në Sarandë, ndalohen 4 të rinj! Në kërkim 19-vjeçari dhe i mituri që qëlluan me armë në ajër

Sherri në Sarandë, ndalohen 4 të rinj! Në kërkim 19-vjeçari dhe i mituri që qëlluan me armë në ajër

March 14, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: Irani është plotësisht i mundur, po kërkon me ngulm një marrëveshje

March 14, 2026
Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

March 14, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Presidenti Begaj i uron shqiptarëve Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë e bukur e traditës gëzim dhe begati

March 14, 2026
SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

March 14, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Parashikimi i motit për këtë të shtunë, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

March 14, 2026
Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Sot Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë

March 14, 2026
GALERI / Tirana për “Ditën e Verës”, aktivitetet festive “pushtuan” rrugët

Sot festohet Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste

March 14, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In