• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha vijon akuzat: “Vetorët” e Ramës pranuan një dokument fals të Irenës me 5 mbiemra

by A R
02/06/2025 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas daljes nga SPAK, ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një tjetër akuzë të rëndë ndaj drejtësisë dhe strukturave të reja gjyqësore, duke vënë në shënjestër gjyqtaren Irena Gjokën dhe zyrtarë të drejtësisë që ai i quan “vetorët e Edi Ramës”.

Në një deklaratë të gjatë për mediat, Berisha zbuloi një rast të asaj që e quajti “kontratë të falsifikuar”, të paraqitur nga “Irena me 5 mbiemra”, një referencë që ai përdor gjyqtaren.

“Kjo kontratë qiraje, sipas tyre, është lidhur në Fier më 13 shkurt 1996, por në dokument shkruhet se është hartuar sipas neneve 801 dhe 825 të Kodit Civil të vitit 2015. Po a ka tallje më të madhe me shtetin dhe me ligjin?”, u shpreh Berisha.

Ai theksoi se dokumenti në fjalë është i panoterizuar, por gjithsesi është pranuar nga autoritetet si dokument zyrtar për të justifikuar një shumë prej 60 milionë lekësh, të cilat ai i konsideroi para të pista që rrjedhin nga aktivitete të paligjshme.

“Tatimet e Fierit u janë përgjigjur se nuk ekziston asnjë gjurmë për këtë shumë. Çfarë bëjnë vetorët e Edi Ramës? E urdhërojnë Irenën të paguajë tatime për një marrëveshje fiktive të vitit 1996, për një shumë që nuk është deklaruar kurrë!”, deklaroi ish-kryeministri.

Berisha e cilësoi këtë rast si “simbolin e degjenerimit të drejtësisë së re” dhe tha se me këtë akt, “vetorët e Ramës janë bërë bashkëpunëtorë në krimin financiar të Irenës me 5 mbiemra”.

Ai e mbylli deklaratën me tone të ashpra, duke thënë se “ky nuk është më një shtet, por një kartel institucional i kapur nga paratë e krimit dhe i kthyer në shërbim të Edi Ramës”.

Next Post
Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, dyshohet për dy viktima

Plagosja e 15-vjeçarit tek “Ali Demi”, identifikohet autori! Arrestohen punonjësit e picerisë sepse...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In