Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat pasi u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme. Ai deklaroi para gazetarëve se ish-kreu i SPAK-ut Altin Dumani kishte urdhëruar hetim 30-vjeçar të tij, me urdhër të kryeministrit Edi Rama.
“…mercenarit të Edi Ramës dhe partisë së krimit, avokatit të Irenës me 5 mbiemra, drejtësia vonon por nuk harron. Kush e do nga ju këtë? (tregon një letër).
Kjo është lista, brenda një dite ata kanë kërkuar hetim 30-vjeçar. Nuk ka lidhje me dosjen, dosja është piramidë.
Meqë jemi këtu, keni një libër monumental të drejtësisë së falsifikuar dhe manipuluar, një proces politik kundër liderit të opozitës dhe pronarëve legjitimë, ku do gjeni 35 falsifikime të falsifikatorëve Dumani, Kraja dhe Milionai. Dmth Troplini, ish-xhelati i sigurimit të shtetit Kraja, dhe ndrikulla e kartelit të Elbasanit Enkeleda Fetahu.”, tha Berisha.











