Për familjen e Berishës sot ka qenë një ditë e veçantë. Sot, ka pasur ditëlindjen Liri Berisha, gruaja e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ky i fundit me anë të një postimi në facebook, ku në foto ishte ai dhe e shoqja, ka uruar Lirien në këtë ditë të veçantë për të dhe e ka konsideruar atë “mbretëreshë të mirësisë dhe dashurisë”.
“Feste familjare!
Te dashur miq, familja jone festoi sot ditelindjen e mbretereshes se miresise dhe dashurise te saj, festoi 67 vjetorin e Lilit dhe 44 vjetorin e marteses tone!
Mirenjohje te pakufishme Lilit nga e gjithe familja, nga Arti deri tek une, per gjithçka ajo ka bere per ne te gjithe. Gezuar Lili!!”, shkruan Berisha.
Javanews.al e uron gjithashtu Lilrien për ditëlindjen. Gëzuar!