• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk mposhtemi”/ Berisha: Unë jam misionar, do shpëtoj Shqipërinë nga Rama. Lëvizja jonë është revolucion

by Java News
18/05/2022 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Berati, Sali Berisha ka sulmuar ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që sipas tij merrte telefonate dhe mesazhe në mënyrë që mos i përmendte emrin kundërshtarit.

Gjatë takimit elektoral në kuadër të zgjedhjeve për kreun e PD-së, Berisha u shpreh se Lulzim Basha u angazhua për llogari të qeverisë në veprime antiligjore dhe anti demokratike në PD.

“Ish kryetarit i binte telefoni, ose i vinte mesazhi dhe nuk guxonte të përmende emrin e kundërshtarit para jush. Në të gjithë këtë dëshpërim, ne nuk ishim në lartësinë e idealeve tuaja, por përsëri ju qëndruat.

Me të gjitha këto ne më 25 prill ishim 620 mijë shqiptar dhe pas kësaj përsëri ish kryetari do të angazhohej për llogari të qeverisë në veprime antiligjore dhe anti demokratike në parti.

Ju jeni misionarë të vërtetë dhe idealistë që u ngritët sapo u dhanë shkëndijat e para. Gjatë këtyre muajve nga shtatori deri më sot kapërcyet çdo pengese, intrigë, shantazh dhe vendosët të qëndronit për idealet tuaja”, u shpreh Berisha.

Ai deklaroi se u bë çdo përpjekje me qëllim që lëvizja e tij të shuhej, por u shpreh i bindur se lëvizja nuk do të ndalet derisa të arrijë misionin e saj.

“Çfarë nuk u bë që lëvizja jonë të shuhej, gjatë përpjekjes tonë për të dalë e vërtetë përballë një regjimi që nuk meriton të qeverisë as 5 ditë këtë vend.

Lëvizja jonë është revolucion dhe kjo lëvizje pa përmbushur misionin e saj kurrë nuk do të ndalet. Misionarët nuk mposhten kurrë. Ju qëndruat të pamposhtur derisa ngritët në këmbë PD si forcë të vërtetë opozitare.

Por ngritja në këmbë e PD nuk ishte një qëllim në vetëvete, jo. Kishte qëllim për të vazhduar betejën deri në shpëtimin e Shqipërisë. Ky është misioni ynë më madhor. Misioni ynë është shpëtimi i Shqipërisë”, tha Berisha./m.j

Next Post

Presidenti po nxjerr në dritë ndarjen tripolare të opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In