• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Berisha: Unë i dërguar nga Sigurimi? Shpifje

by A R
11/12/2015 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha thotë se akuzat që ai ka qenë i përzgjedhur nga Sigurimi i Shtetit për një trancizion të butë, janë shpifje.

Në një intervistë për Çim Pekën, ai flet gjithashtu edhe për përjashtimin e Shinasi Ramës dhe takimin në Uashington me Pashkon dhe Hajdarin prej nga erdhi si lideri i PD-së.

Është folur shumë për një udhëtim tuajin të Pashkos dhe Hajdarit në Uashington. Ka pretendime që keni shkuar të barabartë dhe jeni kthyer lider nga Uashingtoni. Realisht çfarë ka ndodhur dhe kë keni takuar?

Në Uashington në atë vizitë kam qenë vetëm me Gramozin (Pashko). Kemi shkuar të ftuar me rastin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë. Departamenti i Shtetit dërgoi një shqiptar, i cili vjen dhe më takon. Më thotë: do vish se je i ftuar. i them: ku është ftesa? Më pa një herë. i them: pa ftesë nuk lëviz. Pas 3-4 orësh solli një faks-ftesë. i them duhet të jemi dy vetë me Gramozin. Jemi nisur, kemi marrë pjesë në ceremoni. Natyrisht aty na kanë përparësuar. Ishte ministri i Jashtëm, por nënsekretari i Shtetit na ka pritur përpara ne dhe më pas ministrin e Jashtëm të Shqipërisë. Nuk mund të them se aty u bë ndonjë dallim. Në bëmë një bisedë të gjatë me Xhim Kuper, të cilin pata shumë kënaqësi ta shoh para pak ditësh në Zërin e Amerikës. Është njeriu që na priti dhe bisedoi më gjatë se kushdo tjetër me ne, me mua dhe me Gramozin. U kthyem me urimin që të fitonim zgjedhjet. Më pyeti: a do ti fitoni zgjedhjet? i them: nuk mund ta them. Po pse, tha? Sepse ne nuk dimë të bëjmë fushatë, ne dimë vetëm fushatën që kemi përjetuar dekada dhe çfarë mund të kemi mësuar ne nga televizioni italian.

Shtypi akuzon se lëvizja e Dhjetorit ishte e organizuar nga Sigurimi i Shtetit dhe juve u ka dërguar sigurimi. Cila është e vërteta?

Realisht Lëvizja e Dhjetorit ishte uragan idealesh. Po të më thuash të bëj një përcaktim, ishte uragani i idealeve më të pastra njerëzore. Lëvizja e Dhjetorit dhe në vazhdim ia doli në kushtet më ekstreme të shmangë gjakderdhjen që ishte me një potencial shumë të lartë. Mos harrojmë një gjë: një javë pas themelimit Ramiz Alia mban fjalimin e tij që dëgjohet në organizatat e Tiranës dhe na shpall parti armike. Në të gjithë veprimet e saj ajo iu përmbajt parimeve dhe idealeve të veta. Në qoftë se mendon kush se policia sekrete e Enver Hoxhës kishte dëshirë të bënte varrin e vet, nuk ka pretendim më qesharak. Të pretendosh se nuk infiltroi njerëz edhe kjo është qesharake. Çdo shërbim, në mënyrë të padiskutueshme, në një lëvizje të hapur përpiqet të infiltrojë, të ketë informacione. Dokumentet aty janë, se kë kanë survejuar. Por a kanë arritur ata që të diktojnë? Në mënyrë kategorike, asnjë vendim të saj (Lëvizjes). Të mendosh se ata studentë qenkan stisus nga Sigurimi i Shtetit është një shpifje, më e ulëta dhe më bajatja që mund të bëhet. Të mendosh që ne që shkuam, shkuam për ti manipuluar është një trillim i paimagjinueshëm.

Kush është autori i hedhjes së bustit të Enverit?

Autori numër 1 i rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, momenti më i veçantë me të, kur unë i kam thënë në mesin e janarit që ne nuk jemi opozitë. Pse më tha? Sjemi opozitë që kalojmë përditë përbri bustit të diktatorit. Ai me një vendosmëri dhe një guxim të madh ndërmori atë proces, i cili çoi në rrëzimin e bustit, e mbajti, gjer në fund, nuk doli si iniciator sepse ishte moment që vendi mund të shkonte në luftë civile. Nëse Partia Demokratike dilte në ballë dhe ia shembte Enver Hoxhën Partisë së Punës ajo kishte të gjitha gjasat që të hynte në një konflikt me armë me partinë paqësore Demokratike. Një ditë ndodhi një zhvillim i papritur në Qytetin Studenti dhe ky e nxorri: do ta rrëzoj, tha. Atë duhet ta rrëzonte Lëvizja Studentore. Ajo ishte më vështirësisht e atakueshme, ndërsa partia ishte vurnerabël.

Pse u përjashtua Shinasi Rama?

A kishte eksponentë të futur, të infiltruar? Pa asnjë diskutim. Shërbimet, puna e parë që bëjnë është që përpiqen të infiltrojnë njerëz që të diktojnë.

A kishin arritur deri në majat drejtuese të PD-së?

Në fillim ka pasur një shmangie për këtë qëllim. Kjo ka ndodhur muajin e parë, ose nga fundi i muajit të parë. Është njëri që i lakohet emri shpesh, Shinasi Rama. Kishte përgatitur një skemë të veçantë që ne e vlerësuam skemë gjakderdhje në Shkodër. Në mitingun inaugurues shkoj dhe më dërgoi në një banesë. Më sjell aty një person që thotë se është klandestin dhe kërkon të flasë. i them: çfarë klandestini është? E ndjek sigurimi. Po çka sigurimi që e ndjek? Fillon më reciton aty histori kockash, gjaku, vrasje dhe donte të fliste. i them as ti (Shinasi Ramës) nuk do flasësh, jo vetëm ky. Kthehem, i them Gramozit (Pashkos) dhe e larguam. E vërteta është që e kemi larguar. Thuhet se dha dorëheqjen, jo është larguar. Më vonë kanë dalë persona që e kanë denoncuar. Ai ishte aktiv në grevën e urisë, duhet ta pranoj. Ishte aktiv në paragrevën e urisë, por historia është kjo. Ai u largua.

 

Next Post

Francë, Kryeministri Valls: Mund të ketë luftë civile nëse fiton Fronti Kombëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In