• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha u rikthye në Grupin Parlamentar, Kulluri: Politika nuk është punë për burokratët si Bardhi

by A R
11/04/2024 21:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Socialistët votuan kundër dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Vetëm 39 deputetë të opozitës mbështetën me votë dërgimin e çështjes së ish-ministres së Jashtme në Kushtetuese, ndërkohë që 72 deputetë të mazhorancës për të dytën herë dolën në mbrojtje të deputetes socialiste Olta Xhaçka duke votuar kundër.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus me gazetarin Roland Zili ishte Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri.

Kulluri komentoi vendimin e Kuvendit për të mos e çuar mandatin e deputetes në Kushtetuese.

Kulluri: Këtu nuk ka asgjë të re. Janë edhe dy vendime të tjera të Gjykatës Kushtetuese që nuk zbatohen, njëri për listat e hapura, tjetri për votën e diasporës..

-Gazment Bardhi vendosi që të kthejë në Grupin Parlamentar të PD-së ish-kryeministrin Sali Berisha, i shpallur “non grata” nga SHBA dhe disa deputetë të tjerë të cilët ishin përjashtuar më herët nga Grupi i PD. Si e lexoni ju këtë vendim të zotit Bardhi? Çfarë do të thotë kjo për opozitën?

Kulluri: Zoti Bardhi ka krijuar një traditë politike, një hap para, dy hapa pas. Të dalësh kundër vendimeve të tua, që i ke shkruar vetë, i ke votuar vetë…janë çështje të rëndësishme. Inkoherenca e zotit Bardhi është ekzemplare, është i pakuptueshëm, jo vetëm në vendimet politike që merr nga java në javë. Politika është sport i vështirë dhe nuk është punë për burokratët si zoti Bardhi. Nuk kemi çfarë presim përveçse gjeste apolitike, kaotike që nuk përmbajnë as koherencë, as moral dhe as vijë logjike. Në politikë nëse nuk krijon besueshmëri nuk mund të votohesh dhe nuk mund të gëzosh respektin e opinionin publik. Njerëzit që shkelin me dy këmbët ato gjëra që kanë bërë vetë, pa dhënë asnjë shpjegim…sepse unë do e mirëkputoja që nëse SHBA e heqin statusibn “non grata” të zotit Berisha, patjetër që kjo çështje do ridiksutim.

-Por nuk duhet të ndodhte në kushtet kur zoti Berisha është ende “non grata” thoni ju.

Kulluri: Edhe djali im 7 vjeç e kupton që ka disa parime në jetë. Nuk mund të bësh çfarë të duash, sidomos me interesin publik. Politika është niveli më i lartë i aktivitetit publik të njeriut.

-Sot ka zhvilluar një mbledhje grupi politik për Reformën Zgjedhore, është bërë një plan pune që pritet të konkretizohet në ditët e ardhshme. Por mesa duket çështja e listave të hapura nuk është ende në plan të parë. Ju si e shikoni këtë sjellje? Opozita që është në Komision ka më shumë këmbëngulje për koalicionet dhe për çështje që nuk lidhen drejtpërdrejt me hapjen e listave.

Kulluri: Ka një grup deputetësh në opozitë që i përkasin grupit të urrejtjes ndaj votës. Nuk duan të votohen, nuk kanë asnjë lidhje me votën, janë frikacakë politikë dhe janë mësuar me parimin “Ha Muço, pi Muço”, merre mandatin qyl nga kryetari i partisë. Kështu janë bërë deputetët në vitin 2013, 2009 dhe në vitin 2021. Nuk çuditem më. Kjo kategori politike është ajo kategori që po e mban opozitën në ato kuota të ulëta.

/a.r

Next Post
Apeli i SHBA: Kosova të tërhiqet për dinarin, Serbia të nxjerrë para përgjegjësisë autorët e Banjskës

Ish-komandati i KFOR e konfirmon: Shteti i Serbisë ishte i përfshirë në sulmin në Banjskë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In