• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha u ndihmua nga Suel Çela”, Haklaj: Ilir Meta me 20 shtëpi, ngre militantët në protestë

by S T
06/12/2024 21:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 ‘Suel Çela bashkoi Ramën me Berishën për zgjedhjet’, kështu është shprehur ish deputeti Azgan Haklaj.

I ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Studio Live’, në Report Tv, Haklaj tha se Gazment Bardhi i bëri akuza të forta Berishës për lidhje me Suel Çelën, ndërsa Berisha i cilësoi si politike.

“Suel Çela bashkoi Ramën me Berishën për zgjedhjet. Sepse infrastruktura e zgjedhjeve dhe të pushtetit në Elbasan kontrollohet nga Suel Çela. Berisha thotë se ishin deklaratë politike”, tha ai.

Haklaj hodhi akuza ndaj kreut të PL Ilir Meta, për të cilin tha se në kohën kur ishte kryeministër jepte urdhra për të dhunuar demokratët. Ai foli edhe arrestimin që iu bë, sipas tij në mënyrë të padrejtë në vitin 2001.

“Unë jam arrestuar në Tropojë në vitin 2001, nga policia e Ilir Metës me një sërë akuzash. Jam torturuar në mënyrën më çnjerëzore nga policia. Meta si kryeministër i dhunonte demokratët. Pas daljes nga burgu unë kam vijuar betejën ligjore dhe kam shkuar në Gjykatën e Lartë dhe ajo vendosi pushimin e çështjes. Nuk kam ikur, jam përballur me drejtësinë për të zbardhur të vërtetën. Asnjë provë s’ka pasur ndaj meje, por akuza të fabrikuara”, u shpreh Haklaj në “Report TV”.

Një koment Haklaj e pati edhe për protestën e PL para SPAK ditën e sotme. Ai e cilësoi si skandaloze të protestosh para këtij institucioni të drejtësisë.

“Nuk ka gjë më skandaloze që të bësh protestë kundër SPAK. Ke grushte shteti në vende të tjera dhe s’ka protestuar njeri para gjykatës. Sot Meta bënë protestë para SPAK e del thotë se i ka paguar me para të ndershme pronat. Meta me 20 shtëpi duhet të jap llogari. A e ke pa miratimin e buxhetit të shtetit në Kuvend, ligji më i rëndësishëm, ndërsa Berisha numëronte shtëpitë deputetëve të tjerë, pse nuk numëronte shtëpitë e veta“, theksoi ish-deputeti.

Teksa foli për lirimin e Sali Berishës nga arresti i shtëpisë, ai tha se nga gjykata detyrimi i paraqitjes është cilësuar si i ligjshëm, por duke qenë se Berisha nuk e respektojë këtë vendim u morë masa shtrënguese ‘arrest në shtëpi’.

“Gjykata se ka quajtur të paligjshëm, por të drejtë dhe të ligjshëm vendim për detyrim paraqitje, duke qenë se Berisha refuzoi që të paraqitej, u kërkua masë shtrënguese dhe SPAK i është drejtuar kuvendit më pas. Masa e arrestit është revokuar duke qenë se nuk rrezikonte që të largohej jashtë vendit dhe të prishte provat”, deklaroi Haklaj.

Kreu i Partisë Konservatore të Shqipërisë, Kujtim Gjuzi, teksa foli për kreun e PD, ka bërë një deklaratë të fortë teksa tha se kur Berisha ishte në arrest shtëpie ka pas një plan për ta vrarë këtë të fundit.

“Gabimi i Berishës është që nuk shpërndahen djemtë e shtëpisë, unë i them baca dhe baca është 80 vjeç, po nuk merret baca të futet pullaz se ta vrasin dynjaja. Ne dolëm deklaratë shtypi Rama ca bëri tha e lini të lirë. E di ti që ka qenë në program për ta vrarë Berishën atje, kur ishtë në pullaz”, tha Gjuzi.

/S.T

Next Post
Përmbytet sërish Durrësi, reshjet e shiut krijojnë probleme në qarkullim

Përmbytet sërish Durrësi, reshjet e shiut krijojnë probleme në qarkullim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In