• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha u dha pasaportë diplomatike të implikuarve në zhdukjen e Remzi Hoxhës”, Klosi: Dua të përballem me të në gjykatë

by Ardit Rada
23/10/2020 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zhdukja e biznesmenit Remzi Hoxha 25 vite më parë ende vijon sot e pazbardhur. Ish kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi në një intervistë për Report Tv tha se të gjithë personat e implikuar në zhdukjen e tij janë u pajisën me pasaporta diplomatike nga Sali Berisha dhe u larguan. Sipas tij, kjo e bëri akoma më të pamundur hetimin nga ana e ShIK për zbardhjen e saj.

“Ka qenë një lloj ngutje kjo lloj ikje që nuk e kishin parashikuar që do u mbeteshin në dorë, nuk e prisnin që të vidste, prandaj kanë marrë të gjitha masat për të mos lënë gjurmë. Kur ju ndodhi kjo gjë, ai të gjithë njerëzve të implikuar u dha pasaporta diplomatike që ishin të implikuar me zhdukjen e Remzi Hoxhës. Berisha e di se çfarë mund të gjendeshin. Ai thotë se nuk kanë bërë atë që duhet të bënin. Unë nuk mund të them asgjë për këtë punë. Unë dëgjova të birin që foli për këtë çështje.

Ishin dy raste që thotë i biri. Ne nuk kishim asnjë mundësi që të hetonim. Ne nuk e patëm atë mundësi të hetonim pse ShIK-u u soll në atë mënyrë.  Ne ishim shumë të interesuar pasi kjo është njollë në shërbimin informativ. Ne kur erdhëm donim që të pastronim fytyrën e Shërbimit për të treguar se ne nuk jemi kështu.

I them Berishës që nuk na le gjë se i çove të gjithë jashtë. Interesi i vetëm që kishim për të zbardhur ngjarjen ishte për të pastruar figurën e ShIK. Nuk kishte interes Kosova për zhdukjen e tij. Ai ishte një biznesmen i thjeshtë që kishte ardhur” – tha Klosi.

Ndërkohë Klosi foli edhe për vrasjen e Azem Hajdarit ku deklaroi se do të ishte i gatshëm që të kishte një përballje me ish kryeministrin Berisha në gjyqin për Izet Haxhinë.

“Do më pëlqente një përballje. Do kisha kënaqësi. Në 2002 mu dha mundësi por nuk pranoi që unë të isha në sallë. Berisha trembej që unë të isha në atë sallë pasi ato ishin të gjitha gënjeshtra. Në popull është më kollaj që ShIK e ka bërë pasi ato mund ta fshehin. Asnjëherë nuk kam pasur asnjë lloj komunikimi.

Unë kur shkova në ShIK drejtorët kishin ikur. Unë i kërkova të gjithëve të qëndronin dhe u thashë troç që të shkonin të çonin fjalë tek Berisha për të treguar se çfarë bëjmë ne. Mua Fatos Nano më kërkoi që të ndërroj emrin e institucionit. Këtë kam dashur tia them dhe Berishës sepse ne nuk merreshim me opozitën.

Nuk e njoh Popoviç. Unë shpresoj që gjyqi të hedhë dritë mbi këtë çështje. Unë shpresoj që pas çështjes së Izetit, të dalin në dritë dhe detaje të reja për çështjen e gjyqit të madh për Hajdarin” – tha Klosi.

/e.rr

Next Post
Aksidenti në Lezhë, ndërron jetë te Trauma kirurgu Qesk Gjergji

Aksidenti në Lezhë, ndërron jetë te Trauma kirurgu Qesk Gjergji

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In