• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Berisha: U bëmë gazi i botës. Kurti i papërgjegjshëm, politika e tij kundërthënëse me SHBA dhe BE

by Java News
14/02/2024 18:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-zëvendës ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Anton Berisha, gjatë intervistës në “Ballkan Update” komentoi vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken në Shqipëri.

Ai tha se kjo vizitë ka një rendësi të madhe jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë faktorin shqiptar, i cili jeton në rajon. Ai theksoi se Blinken, do të përçojë një mesazh të qartë për Kosovën, e cila ka turbulluar sërish ujërat me aleatë perëndimorë dhe shkak për këtë është bërë vendimi i njëanshëm për dinarin serb.

“Dua të përshëndes vizitën e sekretarit amerikan të shtetit në Shqipëri. Ka një rëndësi vizita e tij jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin. Kjo është një ndihmëse për vetë Shqipërinë, por edhe për të gjithë shqiptarët në rajon, ato në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi.  Praktikisht vizita e sekretarit në Tiranë është edhe një tregues për rajonin, në këtë rast për Kosovës, se çfarë sjell politika bashkëpunuese dhe jo-bashkëpunuese kur është në pyetje raporti mes dy shteteve, pavarësisht dimensioneve mes dy shteteve. Politika është një marrëzi e llojit të vet me SHBA”, tha ai.

A theksoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po tregon papjekuri dhe papërgjegjshmëri të madhe karshi SHBA-së. Sipas Berishës, politika e Albin Kurtit është kundërthënëse me atë të SHBA dhe Bashkimit Evropian.

“Përsëritja e të njëjtave veprimeve prej Kurti tregon papërgjegjshmërinë e tij dhe tregon se nuk dëshiron të sillet si një partner. Kurti po përsërit veprime. Ndonëse po i përsëriten qortimet nga BE dh pala amerikane. Ky ka zgjedhur një politikë, në të cilën i kundërvihet kërkesave të SHBA dhe BE.”, tha ai.

Duke analizuar thirrjet e SHBA dhe apelet e përsëritura, Berisha shprehet se partnerët perëndimorë duken qartë se nuk duan një krizë të re në Ballkan. Ai shtoi se nëse autoritetet e Kosovës nuk i binden thirrjeve të SHBA-së për të hequr dorë nga masa të njëanshme, do ketë pasoja për vendin.

“SHBA në kontekstin e tanishëm, dhe është bërë e qartë, që ata nuk kanë nevojë për një krizë të re në Ballkan. Në dimension gjeopolitik, Kurti dhe Vuçiç, nuk mund të shkojnë përtej të lejueshmes, masat ndaj Kosovës do jenë të tilla, sepse ekonomia është duke rënë, njerëzit janë duke ikur, jemi duke u identifikuar si një shoqëri e papjekur, e cila nuk pranon kulturën e tolerancës dhe negocionim, por me vendime të prera dhe kjo do ta gjejë Kosovën dhe nëse vazhdohet kështu pasojat do të jenë të rënda dhe do të humb kuptimi i vetë shtetit. Kurti, kryeministër i papërgjegjshëm. Flet përralla me shifra dhe tallet me sekretaret e shtetit”, u shpreh ai.

Berisha, thotë se veprimet e Kurtit, po e dobësojnë Kosovën dhe imazhin e saj në arenën ndërkombëtare.

“U bëmë gaz i botës. Po shkatërrojnë shtetin dhe imazhin e qytetarëve të Kosovës. Ky është njeri i rrëmujës dhe nuk e gjen veten në një sistem normal në raportet brenda qeverisë dhe në raport me partnerët. Edhe ushqimi është aty, mesazhi është i thjeshtë: punoj shumë dhe s’kam kohë për të ngrënë. Atij nuk i intereson niveli diplomatik, qytetar dhe për fat të keq ka një numër në rritje dhe kjo na identifikon si 100 vjet mbrapa”, tha ai.

Next Post
Sulmet kibernetike të Iranit/ Gjykata ‘zbut’ masën e sigurisë për 5 punonjësit e DAP

Shqipëria, frikë për sulme kibernetike nga Rusia! Irani ka kontraktuar grupet më të mëdha të hakerave...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Revoltë dhe përballje”- A do të futen protestuesit në Parlament? Ja si përgjigjet Flamur Noka

“Revoltë dhe përballje”- A do të futen protestuesit në Parlament? Ja si përgjigjet Flamur Noka

February 10, 2026
Tensionohet protesta para Parlamentit, përplasje me policinë, hidhen dhjetëra molotovë (VIDEO)

Tensionohet protesta para Parlamentit, përplasje me policinë, hidhen dhjetëra molotovë (VIDEO)

February 10, 2026
Akte vandale në rrugët e Tiranës, militantët e Berishës i vënë flakën koshit të mbeturinave

Akte vandale në rrugët e Tiranës, militantët e Berishës i vënë flakën koshit të mbeturinave

February 10, 2026
Pas protestës së sotme, Nënkryetari i PD-së tregon skenarët për rrëzimin e Edi Ramës

Pas protestës së sotme, Nënkryetari i PD-së tregon skenarët për rrëzimin e Edi Ramës

February 10, 2026
Bardhi u kërkon protestuesve të zhvendosen drejt Parlamentit, krijohet kordoni policor

Bardhi u kërkon protestuesve të zhvendosen drejt Parlamentit, krijohet kordoni policor

February 10, 2026
“Kush sulmon policinë, sulmon shtetin”, Taulant Balla reagon për protestën e opozitës

“Kush sulmon policinë, sulmon shtetin”, Taulant Balla reagon për protestën e opozitës

February 10, 2026
Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi për të rrëzuar Ramën, kush është kundër turpëron veten

Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi për të rrëzuar Ramën, kush është kundër turpëron veten

February 10, 2026
Policia tenton të shpërndajë turmën me ujë, protestuesit heqin barrierat metalike para Kryeministrisë

Policia tenton të shpërndajë turmën me ujë, protestuesit heqin barrierat metalike para Kryeministrisë

February 10, 2026
Përsëritet skenari! Pas fjalës së Berishës sulmohet Kryeministria, Policia reagon me autobotë

Përsëritet skenari! Pas fjalës së Berishës sulmohet Kryeministria, Policia reagon me autobotë

February 10, 2026
Protesta, Berisha flet për “kryengritje paqësore”: Jemi në momentin më kritik të 35 viteve të fundit

Berisha thirrje gjyqtarëve në Hagë: Para jush duhet të ulen Vuçiç e Rama, jo ish-krerët e UÇK-së

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In