• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha thur elegji për PD, komentuesit e bëjnë copë: “Je për t’u varur me kokë poshtë”

by Java News
22/10/2017 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha në pak raste mund të replikojë me komentuesit në faqen e tij të ‘Facebook’-ut. Shumë qytetarë ditën e sotme kanë shpërthyer ndaj tij duke i kërkuar që të largohet nga skena politike duke i faturuar atij një sërë “mëkatesh” gjatë kohës që ka qenë i pushtetshëm. Teksa një qytetare e kritikoi Berishën për qëndrimin e tij, ky i fundit hapi ‘dosjen’ e punëve që ka bërë përgjatë qeverisjes në krye të PD-së.

Në një status të gjatë, Berisha përmend faktin se në kohën e PD-së vendi hyri në NATO dhe liberalizimi i vizave. Ndërkohë në status Berisha harron të përmendë kaosin në vitin 1997, Gërdecin, 21 janarin, marrëveshjen e detit me Greqinë, skandali me rrugën e Kombit apo edhe vjedhja spektakolare CEZ-DIA. Mbase këto ish-kryeministri i ka harruar, por shqiptarët ende i ndjejnë këto plagë të hapura prej keqqeverisjes së tij.

Berisha koment
KOMENTI I BERISHËS

Manushaqe po krahasoni te pakrahasueshmet dhe nihilizmi nuk ju sherbn. PD esht partia qe parmbysi diktaturen me te eger ne Europe e cila kishte vendosur ne Shqiperi shtypjen me mizore,izolimin me te thelle, varferine me ekstreme.Vetem 204 dollar ishin ne vitin 92 te ardhurat per fryme te shqiptareve.

Me permbysjen e diktatures komuniste PD hapi dyert e lirise per shqiptaret. Qe ne javen e pare te themelimit te saja PD shpalli para shqiptarve dhe botes interesin kombetar dhe çeshtjen kombetare gjer atehere te tradhtuara si yllin e saja polar. Ajo nxori Shqiperine nga izolimi me i thelle, e lidhi ne miqesi me SHBA dhe vendet e lira.

PD nderkombetarizoj ne samite te OSBE dhe OKB ceshtjen e Kosoves, konfirmoj ne rezoluta te te votuara me 2/3 ne OKB te drejten e qytetarve te Kosoves per vetevendosje.

PD antaresoj Shqiperine ne Keshillin e Europes. PD, hodhi themelet e ekonomise se tregut dhe te demokracise, liberalizoje dhe privatizoj ekonomine, beri 220 mij familje shqiptare pronare te apartamenteve te tyre dhe mbi 460 mije familje ne fshat pronare te fermave te tyre.

Me fitoren e zgjedhjeve ne vitin 2005 ne nje rast unik perzuri nga pushteti ata qe erdhen me dhune dhe rebelim komunist. Ne 8 vite te qeverisjes se saj, firmosi dhe ratifikoi Marreveshjen e Stabilizim Asociimit, anetaresoi vendin ne NAT.

PD dha ndihmese thelbesore ne pavarsine e Kosoves lajmin per te cilin e shpalli ne Tirane, me te famshmen “time is noë” Presidenti George Ë Bush ne viziten e pare dhe historike te nje presidenti te SHBA ne Shqiperi.

Qeveria e PD dha kontribut thelbesore ne njohjet nderkombetare te Kosoves. Me reforma serioze te gjithaneshme u plotesuan te gjitha kushtet dhe u hoqen vizat me BE, si dhe muaj ne tetor te vitit 2012 dhe ne tetor te vitit 2013 rekomandimi i Komisionit Europian per statusin e vendit kandidat, te cilin e bllokoi Edi Rama.

PD luftoj me zero tolerance krimin dhe bandat e tij. Vendosi para ligjit ne 18 muaj mbi njëmijë bos dhe anëtar te banda kriminale dhe beri Shqipërinë nje vend te sigurt. Luftoj me vendosmëri korrupsionin.

Ndërmori reforma te thella ekonomike te suksesshme si ulja e tatim fitimit nga 25 ne 10 % ulja e tatimit te ardhurave personale nga 23 ne 10 pra vendosje te takses se shesht prej 10 %, ulja e sigurimeve shoqerore nga 32% ne 15% per pundhenesin ulja e tarifave doganore nga 6 ne 1% , u krijua one stop shop per regjistrimin e bizneseve dhe u arrit reduktimi i kohes dhe kostos se regjistrimit nga 42 dit dhe 4 mije euro ne gjithsej 30 minuta dhe vetem 1 euro, u krijua Qendra Kombetare e Liçencave dhe Lejeve pasi u hoqen mbi 2/3 e tyre.

Te gjitha keto reforma si ç’pohojne Komisioni Europian,Banka Botrore, FMN, IBRD etj bene qe ekonomia e vendit, ne kulmin e krizes ekonomike dhe financiare te botes, te vazhdoje te rritet dhe te mos njohe reçesion.

Papunesia njohu ulje progresive, ajo ra ne 12.8% numeri i bizneseve u dy dhe tre-fishua. Eksporti dhe investimet e huaja u rriten perkatesisht me 300% dhe 316%.

Te ardhurat buxhetore u dyfishuan. Kredite per ekonomine u rriten 6 here. Sipas Censusit te vitit 2011, 343 mije familje shqiptare kishin me shume se nje shtepi. Shqiptaret ne banesa per 1000 banore lene mbrapa 5 kombe te vendeve anetare te BE.

Qeveria e PD rriti me 120-150% rrogat dhe 100% pensionet e ulta, ndertoi dhe rindertoi ne mbare vendin 11 mije km rruge, pra siç thote Komisioni Europian me shume se i gjithe rajoni .Ndertoj rrugen e Kombit, autostraden Tirane Elbasan ne te cilat vetem tunele jane 16 km.

Ndertoi dhe rindertoi 1300 shkolla e institucione arsimore, 720 sisteme ujesjellesash dhe kanalizimesh, 10 impiante te perpunimit te ujerave te zeza dhe 400 qendra shendetesore dhe spitale.

U zgjeruan ndjeshem portet e Sarandes Vlores, Shengjinit, u ndertua terminali i aeroportit dhe u dyfishua u ndertua terminali i portit te Durresit dhe u shpalle fituese kompania qe do thellonte portin pper anije te medhha gjer ne 50 mij ton. Krahas infrastruktures energjia u be nje perparesi tjeter madhore e PD.

Nga fundi i vitit 2007 e ne vazhdim moren fund nderprerjet e energjise elektrike qe me pare ishin se paku 6-10 ore ne dite Shqiperia u be vendi i dy projekteve gjigande energjitike; TAP, gazsjellesi qe do sjelle gazin azer ne Itali, dhe kaskades se Devollit. Qeveria firmosi ndertimin e 420 hidrocentraleve me konçesion nga kompanite private, nga te cilat 50 kane perfunduar dhe 87 jane ne ndertim e siper.

Shqiperia dixhitale eshtë nje nga realizimet madhore te qeverise se PD. Ne vitin 2006, perdorimi i internetit ne Shqiperi ishte vetem 4.8% nderkohe u rrit ne 63% ne vitin 2012, interneti dhe kabinetet e informatikes u shtrine ne çdo shkolle, u garantua internet falas per popullaten ne 1250 zyra ne mbare vendin, u ulen 3 – 5 here çmimiet e bisedave me celular, u licensuan dy kompani dhe u shtri ne mbare vendin teknologjia 3G.

Numeri i studenteve u rrit nga 12 ne 50 per 1000 banore, 70% e maturanteve hynin ne Universitet. Trupa akademike universitare u rrit nga 6 000 ne 10.500. Ndjekja e shkollave te mesme u rrit nga 69 ne 86%.

Ne zonat rurale u ndertuan rreth 8 mije km rruge mbi 1 mije shkolla e kopshte,630 ujsjellesa dhe kanalizime,qindra km kanale vaditese dhe kullues.qeveria ne 5 vitet e fundit subvencionoi 45 mije projekte ne bujqesi e blegtori, gje qe beri te mundur te mbillen mbi 10 milion rrenje ullinj dhe miliona rrenje molle, arra, vreshta dhe dru te tjere frutor. Prodhimet bujqesore ne tersi u mbrojten,u ulen ndjeshem importet u mbi dyfishua toka e punuar,eksportet bujqesore rrite 2-3 here.

Numeri i turisteve dhe vizitorve nga 300 mije qe ishte ne vitin 2004 u rrite ne 4,7 milion ne vitin2012.

Shqiperia ende nuk eshte vend i zhvilluar por ajo le mbrapa disa vende te zhvilluara ne vdekshmerine amtare, vdekshmerine ne pergjithesi, jetegjatesine mesatare te popullates dhe arriti te kete vdekshmeri infantile nje-shifrore.

Ne vitin 2013 shqiptaret me vullnetin e tyre hodhen posht kontraten me Sali Berishen dhe votuan per nje kontrate tjeter.Respektova plotesisht vebdimin e tyre dhe pa ndonje keqardhje te vecant mora vendimet e duhura. Ne tre vite Edvin Kristaq Rama nuk ka mbajtur asnje premetim elektoral, nuk ka ulur pir ka rritur taksat per 95% te shqiptareve, ngriu per tre vite rrogat e tyre jo qe nuk krijoj 300 mije vende pune por largoj nga Shqiperia mbi 100 mije shqiptare nga vetem 432 vete qe kerkuan azil politik ne Gjermani ne vitet 2011-2012 te mara se bashku.

Ne tre vite nuk ka ndertuar asnje km rruge por vendosi taksat me te larta per rruget, ka thyer vendin ne Kanabistan dhe protektorat krimi vetem vitin e kaluar u vodhen ne tenera dogana dhe tatime nga qeveritaret 1,2 miliard euro. Nihilizmi te verbon syte e mendjes dhe eshte psikologji e mendjeve te semura dhe dhe fondamentalistve.sb

Next Post
Prangoset Klajdi Beqiri, kapet makina e tij me drogë në Kapshticë

Prangoset Klajdi Beqiri, kapet makina e tij me drogë në Kapshticë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në përkujtim të 107-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, mbahen homazhe pranë varrit monumental në Vlorë

Në përkujtim të 107-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, mbahen homazhe pranë varrit monumental në Vlorë

January 24, 2026
FBI e urdhëroi të investigonte të shtënat në Minneapolis si sulm ndaj efektivit, jep dorëheqjen agjentja

FBI e urdhëroi të investigonte të shtënat në Minneapolis si sulm ndaj efektivit, jep dorëheqjen agjentja

January 24, 2026
The Standard: Shqipëria, destinacioni kryesor evropian për 2026-n

The Standard: Shqipëria, destinacioni kryesor evropian për 2026-n

January 24, 2026
FOTO- Ky është polici i burgut në Elbasan që fuste drogë në qeli kundrejt pagesës (EMRI)

FOTO- Ky është polici i burgut në Elbasan që fuste drogë në qeli kundrejt pagesës (EMRI)

January 24, 2026
E konfirmon edhe IGJEO: Fundjava me reshje, erë e fortë në bregdet! Shtrëngata në..

E konfirmon edhe IGJEO: Fundjava me reshje, erë e fortë në bregdet! Shtrëngata në..

January 24, 2026
Kërkojini falje Baton Haxhiut, Edi Ramës dhe çdokujt tjetër që i keni sulmuar për krimet serbe

Anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes/ Berat Buzhala kritika Albin Kurtit për heshtjen

January 24, 2026
Postimi qesharak i Flamur Nokës me Photoshop: Kështu do jetë “përmbytja” e bulevardit

Postimi qesharak i Flamur Nokës me Photoshop: Kështu do jetë “përmbytja” e bulevardit

January 24, 2026
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë

January 24, 2026
Çdo javë protestë para Kryeministrisë, Këlliçi: Foltorja 2 do t’ia dalë, e para përfundoi në rithemelim të PD-së

Pak orë nga protesta/ Këlliçi: Kushdo që kërkon zgjidhje, sot e ka vendin në shesh

January 24, 2026
Prokuroria e Brindisit nis hetimin për 3 shqiptarët/ Dolën në pistën e avionit pasi iu devijua fluturimi dhe shkaktuan trazira

Prokuroria e Brindisit nis hetimin për 3 shqiptarët/ Dolën në pistën e avionit pasi iu devijua fluturimi dhe shkaktuan trazira

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In