• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Berisha, thirrje kosovarëve të votojnë Gjykatën Speciale

by
28/06/2015 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Berisha u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës, që të votojnë ngritjen e Gjykatës Speciale. Ja si shprehet ai përmes rrjetit Facebook: 

“Të dashur miq, ne Parlamentin e Kosoves nuk fitoi amandamenti kushtetues per ngritjen e Gjykates Nderkombetare Speciale per Hetimin e Krimeve te Luftes ne territorin e Kosoves. Ngritja e kesaj gjykate eshte kerkuar nga Bashkimi Europian dhe SHBA pas hetimit mbi trevjecar qe ju be akuzave te raportit te Keshillit te Europes, te senatorit Dick Marti, per krime kunder njerezimit e madje dhe tregti te organeve te robve te luftes, gje qe perben dhe formen me te rende te krimeve kunder njerezimit ne konventen e OKB.

Pas botimit te raportit te Dick Martit, shokues per akuzat e tij, ne vleresimin tim te marra nga Beogradi, hetimi dhe vleresimi nga drejtesia nderkombetare pa angazhim te rusve ishte kerkese e autoriteteve te Kosoves, Shqiperise, mbare shqiptarve dhe miqve tane ne mbare boten.

Mosvotimi dy dite me pare ne Parlamentin e Kosoves te amandamentit kushtetues, ishte nje veprim me pasoja serioze morale dhe ligjore per Kosoven qe duhet korrigjuar sa me pare sepse:

Se pari refuzimi i ngritjes se Gjykates Speciale nga pala kosovare ben te besueshme per mbare boten akuzat e renda dhe monstruoze te raportit te Dick Martit per krimet e kryera nga shqiptaret.

Se dyti, mosvotimi i amendamentit kushtetues per ngritjen e Gjykates Speciale eshte nje goditje e rende e marredhenieve me aleatet dhe partneret tane kryesore, eshte mosmirenjohese ndaj kontributit thelbesor te tyre ne lirine tone dhe mesazh dizluajaliteti ndaj aleateve dhe miqve tane, nismes se tyre qe me perpjekje te medha, shkeputen nga ruset dhe ndikimi i tyre kete ceshtje delikate ne ineteresin me te mire te nje hetimi dhe gjykimi te pavarur.

Se treti, asnje vend i lire nuk refuzon te zbatoje ligjin nderkombetar, i cili mbizotron mbi ligjin e
vendit. Kete e bejne vetem shtete zuzare, dhe Kosova nuk eshte kurre e tille.

Se kateriti, mosvotimi i amendamentit kushtetutes per ngritjen e Gjykates Speciale do kete pasoja serioze ne njohjet nderkombetare te Kosoves pasi jo pak vende do te perdorin si argument per mosnjohje te Kosoves qendrimin e saj ndaj ligjit nderkombetar.

Se pesti, refuzimi i ngritjes se Gjykates Speciale ne perputhje me kerkesen e BE dhe SHBA do te transferoje vendimin per ngritjen e saj ne Keshillin e Sigurimit te OKB dhe gjykata do te ngrihet lense volens, madje edhe me status tjeter.

Se gjashti, mosvotimi per ngritjen e Gjykates Speciale do te hape nje spiral negativ ne marredheniet e Kosoves me BE, marreveshjen e stabilizim asociimit, heqjen e vizave dhe procesin e integrimit ne teresi te saj.

Duke perfunduar, ju bej thirrje autoriteteve te Kosoves te perdorin te gjithe hapesirat dhe percaktimet kushtetuese per te bere te mundur ngritjen e Gjykates Speciale qe kerkohet nga BE dhe SHBA”, shkruan Berisha në Facebook.

Next Post

Rithemelimi mund të shmangë zhdukjen e PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vjehrri ka tentuar të varë veten me litar, vëllai i nuses kërcënon dhe Eni Çobanin

“Video duhet hequr nga rrjetet sociale”, Çobani reagon për 3 të miturit në Durrës: Familja…

January 14, 2026
Ndoci ende në arrati! Prangosen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i Policisë dhe Kryeinfermieri

Ndoci ende në arrati! Prangosen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i Policisë dhe Kryeinfermieri

January 14, 2026
‘Trimat vriten nga frikacakë’/ Historia që përloti studion, Stenaldo flet për vrasjen e babait në 1997 dhe…

‘Trimat vriten nga frikacakë’/ Historia që përloti studion, Stenaldo flet për vrasjen e babait në 1997 dhe…

January 14, 2026
Kanadaja kthen sytë nga Kina! A po e rrezikon aleancën me SHBA-të?

Kanadaja kthen sytë nga Kina! A po e rrezikon aleancën me SHBA-të?

January 14, 2026
Zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit/ LDK nominon Abdixhikun kandidat për kryeministër

Abdixhiku paralajmëron largimin si kreu i LDK: Dorëheqjen do ta dorëzoj në Kuvendin e partisë

January 14, 2026
VIDEO / “O mbrojtës i ped****”, Trump i tregon gishtin e mesit punëtorit të ‘Ford’ që ia tha në sy se…

VIDEO / “O mbrojtës i ped****”, Trump i tregon gishtin e mesit punëtorit të ‘Ford’ që ia tha në sy se…

January 14, 2026
“Nuk ishte i sëmurë, vraponte si sprinter”, Hoxha analizon profilin e Altin Ndocit

“Nuk ishte i sëmurë, vraponte si sprinter”, Hoxha analizon profilin e Altin Ndocit

January 14, 2026
Shkarkimet nga digat dhe kanalet e bllokuara, rritet sipërfaqja e serrave të përmbytura

Shkarkimet nga digat dhe kanalet e bllokuara, rritet sipërfaqja e serrave të përmbytura

January 14, 2026
VIDEO / U nderua me urdhrin “Zayed” në Abu Dhabi, Rama ndan pamjet nga ceremonia

VIDEO / U nderua me urdhrin “Zayed” në Abu Dhabi, Rama ndan pamjet nga ceremonia

January 14, 2026
Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund të jetë larguar

Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund të jetë larguar

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In