• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha thirri protestë kundër Vuçiç, VV ka dy pyetje: Do jetë e pranishme Evi Kokalari dhe a do e pranosh që e ke patur gabim?

by Java News
17/12/2021 15:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur një protestë në Tiranë, të hënën, që përkon me mbërritjen në Tiranë në kuadër të procesit të Ballkanit të Hapur, të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Në lidhje me këtë protestë të lajmëruar nga Berisha ka reaguar dhe ish-kreu u Vetëvendosjes, Boiken Abazi

Përmes një postimi në rrjetet sociale Abazi ka thënë se nëse Berisha është gati të pranojë se e ka patur gabim pasi një vit më parë është shprehur pro marrëveshjes së firmosur nga Kosova në Uashington, ku u dha dhe dakordësia për të qenë pjesë e nismës së Ballkanit të Hapur.

Ndërsa, pyetja e dytë që Abazi parashtron për Berishën është se nëse në këtë protestë do të jetë e pranishme Evi Kokalari, e cila ka qenë një nga promotoret e procesit të Ballkanit të hapur, pasi është shfaqur vazhdimisht në krahë të Richard Grenell, të besuarit të Donald Trump për Ballkanin Perëndimor.

Postimi i plotë:

Dy pyetje në lidhje me protestën e thirrur nga Sali Berisha kundër Vuçiç dhe “Open Balkan”:

1. Më 6 shtator 2020 Sali Berisha ka deklaruar se e ka kuptuar si lëshim të Kosovës pranimin e minishengenit (Open Balkan) në marrëveshjen e Ëashingtonit, por tha se kjo është normale, kur kërkesa vjen nga aleati më i madh i shqiptarëve. Berisha ka dhënë mbështetjen e tij për atë pseudo-marrëveshje të dëmshme për Kosovën dhe kombin shqiptar me pretendimin se kur aleati ynë kryesor, ShBA, e mbështet, atëherë duhet ta mbështesë edhe Kosova.

Kujtojmë gjithashtu se Soros edhe në atë kohë e mbështeste “Open Balkan” dhe punoi prej fillimit për realizimin e kësaj nisme, por kjo nuk e pengoi Berishën ta jepte edhe ai mbështetjen e tij. Sakaq, edhe kjo administratë e ShBA-së po e mbështet “Open Balkan” siç bëri administrata e kaluar.

Tani që ka thirrur protestë kundër Vuçiç dhe “Open Balkan”, a është i gatshëm Sali Berisha të pranojë se e ka patur gabim në shtatorin e vitit të kaluar Presidenti Trump, Richard Grenell dhe vet Berisha që e kanë mbështetur “Open Balkan / Mini Shengenin ballkanik”?

2. Evi Kokalari, mbështetëse e zjarrtë e “Ballkanit të Hapur / Mini Shengenit” dhe anëtare e “Komisionit të Rithemelimit” të PD-së, a do shkojë të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Sali Berisha kundër “Open Balkan”? A do dalë edhe ajo kundër pseudo-marrëveshjes se Ëashingtonit të shtatorit të vitit të kaluar që detyronte Kosovën të pranonte “Open Balkan”?/m.j

Next Post
Njihuni me shqiptaren që jeton pa stomak: Djali më dha forcë kur isha e rrethuar nga tubat!

Njihuni me shqiptaren që jeton pa stomak: Djali më dha forcë kur isha e rrethuar nga tubat!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

April 6, 2026
Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandeb, si do të ndikonte kjo në tregtinë botërore?

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandeb, si do të ndikonte kjo në tregtinë botërore?

April 6, 2026
Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

April 6, 2026
Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 6, 2026
“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

April 6, 2026
Pas nisjes dobët, turizmi po e merr veten në këtë fillim të prillit

Pas nisjes dobët, turizmi po e merr veten në këtë fillim të prillit

April 6, 2026
“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

April 6, 2026
U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori Ilir Shkurti

U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori Ilir Shkurti

April 6, 2026
Kërcënimet e Trump për shënjestrim të centraleve energjetike, Presidenti i Këshillit Evropian: Do të ishte e paligjshme

Kërcënimet e Trump për shënjestrim të centraleve energjetike, Presidenti i Këshillit Evropian: Do të ishte e paligjshme

April 6, 2026
Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In