Partia Demokratike ka thirrur protestë për ditën e nesërme, ndërkohë që në Kryeministri po merren masat. Një ditë para protestës Kryeministria po “blindohet”.
Dera kryesore e godinës së qeverisë po vishet me mbrojtëse metalike. Kjo masë është marrë në të gjitha protestat e thirrura nga opozita.
Më herët, sot u hoq edhe kërpudha që ndodhet para Kryeministrisë, për të shmangur kështu dëmtimin e saj, pasi në të kaluarat është shënjestruar.
Ndërkaq, protesta e ditës së nesërme do të nisë në orën 19:00. “Shqipëria në rrezik”, është slogani i saj. Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot se protesta do të jetë masive dhe se skenarët janë të qartë, teksa u pyet nga gazetarët nëse do të tentohet hyrja në Kryeministri.
g.kosovari