• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha thërret në takim kandidatët e tij humbës dhe falenderon këshilltarët e Ilir Metës

by A R
29/05/2023 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me kryetarët e degëve të PD, 61 kandidatët e “Bashkë Fitojmë” ndër to 54 humbës.

Në fjalën e tij, Berisha tha se 7 kandidatët e këtij koalicioni opozitar siguruan fitoren në kushte mjaft të vështira.

Lëvdatat nuk i kurseu as për këshilltarët e opozitës në bashkitë e vendit, të cilët sipas ish-kryeministrit i dhanë fund monizmit në pushtetin vendor. Kujtojmë se shumicën e këshillave bashkiakë nga lista e koalicionit i ka Ilir Meta.

“Dua të kthehemi te qëllimi i këtij takimi, ajo çka mund të them në terësi, ju si kandidatë keni bërë një punë shumë serioze, keni qenë të vetmit që paraqitët alternativë të vërtetë për problemet e bashkive tuaja, u dëshmuat njohës shumë të mirë të të gjitha problemeve, studiuat me interes të madh dhe paraqitët zgjidhje për keqqeverisjen dhe një alternativë shumë të mirë për të ardhmen. Bëtë një fushatë serioze, dinjitoze, qëndruat të gatshëm në çdo rast për transparencë dhe ballafaqim me rivalët tuaj politikë, gjë e cila kam bindjen se është një detyrim i çdo kandidati dhe çdo politikani që merr pjesë në fushatën elektorale. Në këto zgjedhje natyrisht rezultati është larg atij që pritej e ju meritonit.

Por, përsëri duhet të shtoj se beteja jonë kishte qëllimin më madhor rikthimin e pluralizmit në qeverisjen vendore pasi për fatin më të keq PD në një kontribut anti historik kishte braktisur zgjedhjet e 2019-ës. Sot në mbarë vendin, në të gjitha parlamentet lokale ka një opozitë prej qindra këshilltarësh, të cilët i përgëzoj si për punën dhe për misionin që kanë. Opozitë që i jep fund në aspektin parlamentar lokal monizmit të plotë që ekzistonte, opozitë që ka një mision shumë të rëndësishëm për të bërë gjithçka për të nxjerrë para publikut grabitjen e papërmbajtur të pasurive nga qeveritarët në kurriz të varfërimit gjithnjë e më të tmerrshëm dhe përzënies

Nëse nuk kishim asnjë zë dhe gjer para 14 Majit, opozitarizmi në qeverisjen vendore nuk ekzistonte, tani kjo ka marrë fund. Përveç kësaj në disa bashki, fituan kandidatët e koalicionit Bashkë Fitojmë në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe jam i bindur se këta kryetarë bashkie do bëjnë gjithçka për një qeverisje ndryshe, me qytetarin e për qytetarin. Këto janë disa nga arritjet e kësaj fushate, por theksoj se arritja më e madhe qëndron në faktin se një përpjekje mafioze shqiptare dhe ndërkombëtare për të asgjësuar opozitën shqiptare dështoi në mënyrën më të turpshme”, deklaroi Berisha.

/a.r

Next Post
NATO dhe BE: Kosova të shtensionojë situatën, jo hapa të njëanshëm

NATO dhe BE: Kosova të shtensionojë situatën, jo hapa të njëanshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza e REL/ Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real

Analiza e REL/ Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real

April 12, 2026
Gonxhja viziton Katedralen Ortodokse: Detyrë e përbashkët ruajtja e trashëgimisë kulturore

Gonxhja viziton Katedralen Ortodokse: Detyrë e përbashkët ruajtja e trashëgimisë kulturore

April 12, 2026
Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

April 12, 2026
Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

April 12, 2026
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

April 12, 2026
76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

April 12, 2026
Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

April 12, 2026
Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

April 12, 2026
 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

April 12, 2026
Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In