• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha të japë shembullin e respektit ndaj drejtësisë”, Zogaj analizon pozitën e ish-kryeministrit

by A R
12/09/2024 08:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Preç Zogaj mendon se marrja e Berishës nga SPAK si i pandehur nuk do ta pengojë ish-kryeministrin në fushatën si kryetar i PD. Në vijim të argumentit të tij të shprehur në “Opinion” në Tv Klan, Zogaj shtoi se Berisha mund të vijojë mbrojtjen e tij normale.

Gjithashtu tha se SPAK është pala akuzuese, por me sulmin drejt institucionit, Berisha delegjitimon aksionin e SPAK. Sipas Zogajt, Berisha duhet të japë shembullin e respektit ndaj drejtësisë dhe të përfitojë politikisht nëse gjykata vendos në favor të tij.

Preç Zogaj: Unë mendoj se jo, s’duhet ta pengojë, nuk e di sepse këtu ka një kompleks hetimesh, nuk është se është vetëm kjo. Mendoj se jo se këtu meqenëse kanë pushuar arsyet e mbajtjes së Berishës në gjendjen e arrestit shtëpiak, unë besoj logjikisht se nuk flas dot si jurist, se ai duhet lejuar që të paraqitet në gjykatë kur gjykata e thërret.

Blendi Fevziu: Të ushtrojë aktivitetin normal, të përditshëm të tij.

Preç Zogaj: Shembull për t’u ndjekur në të gjitha aspektet, jo vetëm në këtë aspekt, kemi në Amerikë. Ish-presidenti Trump është i akuzuar, ka 4 akuza por është në garë sepse gjykata, drejtësia ka afatet e veta, nuk hyn drejtësia në garë me politikën. Afatet e saj janë edhe më të gjata, zgjasin, politika ka edhe kalendare,  zgjedhjet i përgjigjen një kalendari. Ngjarja politike është që jemi në kushtet normale të funksionimit të shtetit ligjor ku askush s’është mbi ligjin. Pas 30 vjetësh kemi akuza për zv/kryeministra, kemi dënime për ministra, kemi një akuzë për ish-kryeministrin, në rastin konkret sot për Berishën, që nga koha e Fatos Nanos nuk kemi pasur pothuajse. Unë mendoj që duke qenë Berisha për shumë vite president, kryeministër, një figurë që ka shënuar në funksione të larta shtetërore historinë e demokracisë, pra duke qenë i tillë, ai ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në vendosjen e pandëshkueshmërisë në vend, në Shqipëri dhe nga kjo pikëpamje ai duhet të japë shembullin meqenëse ka qenë protagonist i epokës së pandëshkueshmërisë, duhet të japë shembullin e respektit ndaj drejtësisë. Mbrojtja është tjetër gjë, sigurisht është në të drejtën e vet që të rrëzojë të gjitha akuzat, por kam frikë se duke e përdorur rastin e vet në një kriter absolut të denigrimit të SPAK-ut me një fjalor të papranueshëm, dashje pa dashje, Sali Berisha po merr përsipër që të thuash të bëhet mbrojtësi i gjithë kastës politike të korruptuar që ose janë nën hetim ose presin të hetohen. Mendoj se ka nevojë për më shumë qetësi dhe për një mbrojtje efikase dhe në qoftë se gjykata do të konkludojë që akuzat ndaj tij janë të padrejta, ai të përfitojë politikisht atë që nuk do të kishte përfituar në qoftë se nuk do t’i kishin ndodhur këto ngjarje.

/a.r

Next Post
Sylvinho për gazetën ‘Marca’: Dua që kualifikimi në turne madhor të jetë rutinë

“Nuk e pashë golin e Bajramit ndaj Italisë”, Silvinjo: Momenti më i vështirë dhe ai më i lumtur në “Euro 2024”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KE: Shqipërisë “po i ikën truri”, informaliteti ende i lartë në tregun e punës

Barometri i Ballkanit: 1 në 3 shqiptarë jeton me ankthin e pasigurisë financiare! Më optimistë janë kosovarët

February 9, 2026
Prokuroria kërkoi dënimin e ish-krerëve të UÇK, reagon VV: Po kriminalizohet rezistenca!

Prokuroria kërkoi dënimin e ish-krerëve të UÇK, reagon VV: Po kriminalizohet rezistenca!

February 9, 2026
Ibrahimaj prezanton Sulën si Inspektor të Përgjithshëm: Moment kyç për reformën

Ibrahimaj prezanton Sulën si Inspektor të Përgjithshëm: Moment kyç për reformën

February 9, 2026
RENEA konfirmon vendin në elitën botërore, Shqipëria garon me dy ekipe në “SWAT Challenge Dubai 2026”

RENEA konfirmon vendin në elitën botërore, Shqipëria garon me dy ekipe në “SWAT Challenge Dubai 2026”

February 9, 2026
Do përdoreshin në ngjarje kriminale, policia zbulon dy makina të fshehura dhe benzinë në Vlorë

Do përdoreshin në ngjarje kriminale, policia zbulon dy makina të fshehura dhe benzinë në Vlorë

February 9, 2026
“25 mijë € u zhdukën përmes emailit”, Prokuroria Tiranë kërkon 10 vite burg për nigerianin

Krijoi skemë mashtrimi fiskale duke përfituar 150 mln lekë, i dyshuari bie në pranga

February 9, 2026
Bubi

Bubi

February 9, 2026
Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

February 9, 2026
Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Është një çështje që i përket SHBA

Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Është një çështje që i përket SHBA

February 9, 2026
Rinas/ Goditen dy raste të mosdeklarimit të parave, sekuestrohen mbi 26 mijë euro dhe paund

Rinas/ Goditen dy raste të mosdeklarimit të parave, sekuestrohen mbi 26 mijë euro dhe paund

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In