• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha takim me Lu: Rama refuzoi konsensusin për “Drejtësinë”

by A R
16/05/2016 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Kryeministri Sali Berisha priti në një takim Thomas  O’ Melia, ndihmës administrator i USAID për Europën dhe Euroazinë, i cili shoqërohej në këtë takim nga ambasadori amerikan, Donald Lu.

Në këtë takim u diskutua për reformën në drejtësi, për të cilën Berisha shprehu falënderimet për mbështetjen e ambasadorit Lu dhe të qeverisë amerikane, e cila, theksoi ai, është jetike për vendin dhe progresin e tij drejt BE.

Berisha u shpreh se reforma u shty dhe u ngadalësua shumë pasi Edi Rama, duke i bërë vendit një dëm shumë të madh, refuzoi konsensusin dhe doli me tezën se në Shqipëri nuk është punuar ndonjëherë me konsensus, në një kohë që çdo reformë e madhe në këtë vend, në këto 25 vite, është bërë vetëm me konsensus.

Nga ana tjetër, Berisha tha se problemi më kardinal me të cilin sot përballet vendi është krimi, krimi i lidhur me nivelet më të larta të qeverisë, i cili po rrënon çdo ditë reputacionin e Shqipërisë dhe që kërcënon si stabilitetin e vendit ashtu dhe progresin drejt BE-së./a.m.

Next Post

Lajmi fundit/ Veliaj rrëzon opozitën në gjykatë për Parkun dhe parkingjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In